Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Keshilla praktike per nje jete sa me te shendetshme/practical advices for a healthy life’ Category

Nje dhurate per veten (ne zyre, palester, shtepi), per bashkeshortin, femijet, prindërit e tu dhe te bashkeshortit, te afermit, miqte e afert, etj.
Përziej ne nje kavanoz (madhesine e zgjidhni ju) te sterilizuar me parë fruta te thata, sipas deshires dhe mundesise.
Shijoji nga pak 1-2 here ne dite paradite ora 10 dhe pasdreke ora 16.
Femijeve mund tua jepni me vete ne shkolle duke i vendosur ne qese letre/copë/plastike.

Frutat e thata janë te pasura me fibra (fiqte, hurmat e arabise, rrushi, boronicat e kuqe), vajra te nevojshme per organizmin tonë (lajthi, bajame, arra, fara lini, kungulli etj).
Sa here qe keni neps per dicka te embel (sic kam une😉), pak fruta te thata eshte zgjidhja me e mire.
Shijofshi nje dite te paqte🙏❤️💋

Me dashuri,

Edi Gogu   
 

Read Full Post »

Eshte koha e vjeljes se specave djeges. Janë shumë te mirë per shendetin (pervec rasteve kur ua ndalon mjeku perdorimin e tyre) dhe rekomandohet qe tu shtohen superave dhe gatimeve te perditshme ne sasi te vogla, pasi nxisin metabolizmin, bejne qe gjaku te qarkulloje me mire dhe ndihmojne ne tretje dhe dobesim.
  Ne rastet e gripit dhe te ftohtit, rritja e dozes se specave djeges ben qe hundet te lirohen dhe organizmi ta luftoje me shpejt gjendjen gripale.
Konsultohuni me mjekun me parë nese nuk e dini sesi do te reagoje organizmi juaj nga perdorimi i tyre.
Nje spec djeges mund te pastrohet dhe te vendoset i pacopetuar ne enen ku pergatitet nje çaj kunder gripit.
Ju uroj shendet dhe nje pasdite diellore🌟
Me dashuri,

Edi Gogu

Read Full Post »

Nuk e di per ju, po per mua zgjedhja e nje ushqyerjeje te shendetshme per familjen dhe per femijet, eshte tejet e rendesishme.

Plot here deshira jone per ti ushqyer shendetshem, has ne rezistence dhe qejfprishje.

Nese duam qe femijet tane te konsumojne gjithçka qe ne ju ofrojme, atehere duhet te kujdesemi per prezantimin e tyre me ushqime te shendetshme qe ne foshnjeri.

Nena e gjyshe te dashura; mesojini femijet te pijne uje, qumesht, dhalle, çaj bimor, komposto me fruta te fresketa, lengje frutash te shtrydhura vete, vend te pijeve me gaz, ngjyrues e njemije lloje konservuesish.

Mesojini femijet te konsumojne ushqime te pergatitura ne shtepi dhe, mos ju blini patatina, biskota, embelsira qe rrine me vite neper rafte supermarketesh.

Gjate udhetimeve, ofrojuni femijeve byrek, kek apo biskota shtepie, fruta apo perime te pastruara e te prera si kastraveca, speca, domate, molle, dardhe. Perdorni frutat e perimet e stines.

Ne mengjes e darke ofrojuni femijeve drithera si tershera me kos e fruta, ne vend te kosit te blere me fruta.

Perdorni trahanate e famshme te embla e me qumesht pasi jane te gatuara me zemren e dritherave.

Nese femijet kerkojne cokokrem per te lyer buken, ofrojuni recel te bere vete apo mjalte.

Nje fete buke me mjalte, pak kanelle dhe nje banane e prere feta mbi te, eshte me e shendetshme per femijen, sesa nje fete buke e lyer me cokokrem.

Une preferoj te perdor mjalte ne gatimet e mia; psh ne gatimet qe kerkojne sheqer bej zevendesimin e tyre me mjalte. I referohem gatimit te kekut, biskotave, recelrave dhe kompostove.

Ju lutem te kini parasysh qe ushqimet e blera, jane shume larg vlerave ushqyese te ushqimeve qe pergatiten vete.

Femijet tane nuk dine ende te zgjedhin menyren me te shendetshme per tu ushqyer, POR ne dime!!!!

Zgjidhni duke patur ata ndermend!

Ju uroj frymezim e dashuri ne kuzhinen tuaj!

Me ❤️,
Edi

Read Full Post »

Ju pershendes me shume mall, te gjithe juve, lexuesve e miqve fisnike te kesaj faqeje!

Ju falenderoj per vleresimet tuaja dhe sot po i pergjigjem nje pyetjeje te ardhur me email; Çfare dhurate te thjeshte mund ti bej nje mikeshe te ngushte qe e adhuron kuzhinen?

Disa ide mund te jene si me poshte:

Nje mbulese tavoline e qendisur
Nje perparese kuzhine
Nje set thikash
Nje shumellojshmeri erezash te thata
Nje sallatiere
Nje cajnik
Forma silikoni
Vazo me ereza te fresketa e lule me te cilat mund te dekorosh pjatat

Te preferuarat e mia jane: (dmth ato qe çoj une)
Embelsire e gatuar ne shtepi
Lloje te ndryshme recelrash
Kavanoza te bukur me turshi
😊😊Djathte i bardhe i prere ne feta dhe i mbuluar me vaj ulliri dhe copa bajamesh e spec djeges😊😊😊

Ju takon juve te zgjidhni tani.

Ju uroj shendet dhe oreks te mbare 😊

Me ❤️,

Edi

Read Full Post »

Per nje cajnik familjar me caj bombe me vitamine C kunder gripit nevojiten:

1luge caji kokrra trendafil i eger
1 luge caji lule murrizi
1luge caji kamomil lule
2 luge gjelle lule bliri
Portokall ne feta
Limon ne feta
1 luge lule dielli
Mjalte e kanelle.

Mbi gjethet, lulet e frutat hidhni uje te vluar. Mbulpjeni cajnikun me kapak per 10 minuta, kullojeni e shijojeni.

Te shkuara kujt po vuan nga gripi. Ky caj ju jepet edhe femijeve mbi nje vjec.

Me dashuri,
Edi Gogu

20131006-170959.jpg

Read Full Post »

Nuk e coja kurresesi neper mend qe ky dimri i lagesht, do te me shijonte kaq shume ne çajnikun tim☕

Fatkeqesisht, femijet jane te ekspozuar ndaj sulmeve te panumerta virozash qe “bejne gallate” neper cerdhe, kopshte e shkolla. Keshtu qe behemi shpesh pre e semundjeve familjarisht.

Une jam e parimit qe ti luftojme semundjet ne menyre natyrale e te shendetshme; psh permes supes me leng pule per disa dite me rradhe, konsumimit te frutave e perimeve, vecanerisht atyre qe permbajne vitamine C dhe, padyshim permes cajrave bimore te pergatitur ne shtepi.

Te gjithe perberesit qe kam zgjedhur per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh.

Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte:-)

Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla

Nje shkop kanelle

8 kokrra trendafil i eger

Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri

2 luge gjelle mjalte (fshati)

8 filxhane te medhenj caji uje.

Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, JU BEFTE MIRE:-)

Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh “barkun” dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire;)

Qofshi si kokrra e molles!

Me dashuri,
Edi Gogu

20121206-151659.jpg

Read Full Post »

Ne cdo stine, une kam te njejtin shqetesim si edhe shume prej jush; cila eshte temperatura e ajrit qe i ben mire femijes tim?

Teorite, si ne cdo ceshtje tjeter jane te panumerta:-)

Per stinen e dimrit, kur na duhet te perdorim ngrohesa ambienti, eshte e keshillueshme nga pediatret (jo nga mendja ime) qe temperaturat e ajrit te variojne nga 17-21 grade celsius.

Kur e degjova per here te pare, mendova:”Aaa, dmth plevit!”, por femija duke qendruar ne kete temperature e ka me te lehte te pershtatet me ambientin jashte dhe nuk krijon diferenca te medha shokuese per organizmin e tij te vogel.

Ndersa ne stinen e veres, ajri keshillohet te varioje nga 26-28 grade celsius, sidomos per ne qe jetojme ne nje vend ku temperaturat e ajrit ne vere, i kalojne 40 gradet.

Megjithate, ju i dini me mire sesa une kushtet klimaterike ne Brazil, Australi, Suedi, Gjermani, Kosove, Kroaci, Venezuele, Zimbabve dhe nga te gjitha 89 shtetet qe me shkruani dhe lexoni faqen time.

Ideja eshte qe te mos krijoni diferenca shokuese per organizmin e femijes, pasi duke qene te vegjel, ata mezi e veterregullojne temperaturen e trupit te tyre.

Ju uroj prinderim te mbare dhe vec buzagaz;)

Me dashuri,

Edi Gogu

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 31 other followers