Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Gatuajme se bashku/let s cook’ Category

Pershendetje mikesha,

Ju falenderoj per pershendetjet tuaja. Me kerkuat receten e kekut me çokollate dhe shurup, keshtu qe nuk po zgjatem shume e po “hyj ne teme”.

Perberesit e kekut;
4 veze
2 filxhane caji miell
1 filxhan caji sheqer i zi(mundesisht)
1 filxhan caji gjalpe i tretur
1 filxhan caji cokollate e zeze pluhur
lekura e grire e nje portokalli
pak kripe
1 luge caji baking powder ose 1/2 luge caji sode buke

Per shurupin;
1 kuti qumesht arre kokosi
5 luge gjelle cokollate e zeze pluhur
1/2 kuti qymesht i konsensuar (Panda)

– Tret gjalpin dhe shtoni cokollaten pluhur duke i perzier mire me nje luge druri
– Perziej vezet me sheqerin dhe lekuren e grire te portokallit
– Shto miellin, kripen, baking powder mbi perzierjen e sheqerit me vezet
– Piqe ne furre me 170 per 25 minuta.

20110702-123106.jpg

Shurupi:
Perzieni perberesit se bashku duke i vakur ne nje ene mbi banjemari derisa te shkrije cokollata e zeze pluhur. Pasi keku te jete ftohur disi, beni mbi te disa te cara me ane te nje pipeze pijesh.
Hidhni shurupin mbi kek dhe lereni te ftohet plotesisht;/)

20110702-123705.jpg

Ju befte mire!!!

Paci fundjave te fresket!

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Te dashura mikesha,

Meqe po afron fundjava, po ju postoj nje recete byreku te shijshem e te vecante; byrek me soda water:-)

Per pergatitjen e tij ju nevojiten:

20 peta byreku te hapura vete ose te blera te gatshme
400 gr djathe i bardhe
Koper, nje tufe
Majdanoz, nje tufe
Nenexhik, nje tufe
Qepe e njome, nje, e grire holle
150 gr gjalpe (te cilin do ta tretni)
4 veze
Soda water, nje kanoçe

Djathi therrmohet dhe perzihet me koper, majdanoz, nenexhik dhe qepen e njome.

Llogaritni qe mbushjen e byrekut ta hidhni ne dy shtresa. Pasi keni perfunduar shtrimin e byrekut ne tepsi, priteni ate ne copa.
Hidhni mbi te gjalpin e tretur. Ne nje ene rrihni vezet dhe mbi to hidhni soda water-in. Kete perzierje hidheni mbi siperfaqen e byrekut. Lereni byrekun qe te “pije” kete perzierje per 20 minuta e me pas piqeni ne furre me 140 grade per 20 minuta ose derisa te jete pjekur. Them derisa te jete pjekur, duke pasur parasysh faktin qe llojet e furrave qe ju perdorni jane te shumellojshme.

Ju befte mire;/)

Me dashuri,
Edi Gogu

20110624-090703.jpg

Read Full Post »

Mirembrema te dashur miq,

Nje nder “preokupimet” tona te perditshme eshte; Çfare te gatuaj per dreke?

Une per vete filloj ta mendoj kete gje menjehere pasi mbarojme dreken.

Po i pergjigjem pyetjes se si mund ta gatuajme pulen.

Per neser do te gatuaj; Fileto pule me limon dhe patate te pjekura me djathe.

Per 4 persona nevojitet:
filetoja e nje pule/ mishi i bardhe
3 luge gjelle vaj ulliri
Kripe
Piper i zi
Koriander pluhur 1/4luge caji
lengu i nje limoni te shtrydhur
4 thelpinj hudhra te shtypura
100 gr ullinj pa fare te grire ne rrathe
Tri domate te grira holle

Filetot e pules i veme ne nje tigan te madh te thelle dhe pasi kemi shtuar hudhren dhe vajin e ullirit i leme te kaurdisen per dy-tri minuta dhe i kthejme nga ana tjeter. shtojme erezat dhe i shuajme me lengun e limonit. Shtojme domatet e grira holle e ullinjtei dhe enen e gatimit e leme ne zjarr te avashem. Shtojne nje gote uje ne tigan dhe e leme te zieje 30 minuta pa i vene tiganit kapakun.

Nderkohe qerojme e pastrojme 5-7 patate mesatare. I ziejme me uje e me kripe dhe pasi kane ziere i leme te ftohen dhe i presim ne kubike te medhenj. U hedhim siper majdanoz e djathe kackavall/djathe pice dhe i fusim ne furren e nxeheur me 180 grade.

Patatet jane shoqeruese shume te mira te pules me limon.

Ju befte mire (nese do ta provoni)!!!

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Ju pershendes te gjitheve dhe uroj qe java te kete filluar sa me mire per te gjithe ju:-)

Nuk e di per ju, por mua me pelqen shume aroma e bukes se fresket. Me pelqen shume kur e ndiej ne rruge prane ndonje furre buke, por me shijon deri ne shpirt kur kete arome e ndiej brenda shtepise sime.

Jo te gjithe kane deshire qe te gatuajne buke vete ne shtepi, ndaj nese ju jeni nje prej tyre, ju lutem te keni durim, pasi ky shkrim ju dedikohet atyre qe ju pelqen te bejne buken vete ne shtepi.
Gjithashtu ekziston edhe nje mundesi tjeter zgjedhjeje, ta provoni njehere:-)

Per nje familje me 4 persona, per gati tri vakte vlen kjo recete;

2 luge caji maja buke pluhur
1/2 luge caji sheqer
1 1/2 filxhan caji uje i vaket
2 luge gjelle gjalpe, ose margarine per gatim
1 1/2 luge gjelle uthull e bardhe
2 luge caji kripe e imet
3 filxhane miell

Kjo recete ben buke mjaftueshem per tri vakte, por nese e shihni se familjes tuaj nuk i mjafton, mund te dy apo trefishoni masen.

Ne nje ene te madhe hedhim majane e bukes, sheqerin dhe ujin e vaket. I perziejme se bashku dhe i leme ne qetesi per 5 minuta. Fillojme te shtojme perberesit e tjere sipas rradhes ne recete. Masen e brunit te perftuar e mbulojme me qese kuzhine (wrap) dhe i hedhim siper nje peshqir apo mbulese tavoline. Kur e shikojme qe buka “ka ardhur” e perziejme mire masen dhe e mbulojme serish.

Pasi ka ardhur perseri, e punojme brumin dhe e ndajme ne cope sipas preferences. Ne familjen tone, ne preferojme bukezat e vogla ne forme rrumbullake. Jepini bukes formen qe deshironi dhe vendoseni ne taven e lyer me pare me yndyre. Piqeni ne furre me 180 grade per 10 minutat e para dhe me 140 grade me pas derisa te piqet. Pasi ta keni fikur furren e sobes, lereni buken atje edhe per disa minuta te tjera dhe me pas nxirreni e vendoseni ne nje qese cohe pambuku.

Bukes mund ti shtoni, fara te ndryshme, arra, kikirike, ullinj apo edhe djathe e domate te thara.

Konsumohet me cfaredolloj gatimi. Sot ne do ta konsumojme me thjerreza dhe sallate perimesh, vezesh te ziera e djathi parmesan.

Per mua si amvise eshte kenaqesi qe familja ime te shijoje buke te bere vete. Nese mendoni se eshte vape dhe nuk i duroni dot temperaturat e larta, piqeni buken ne mbremje vone duke ndjekur ndonje film dhe pasi te ftohet futeni ne nje qese prej cohe pambuku.

Ju uroj gjithe te mirat dhe gatim te kendshem:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Te dashur miq dhe mikesha,

Nuk ma merrte mendja se temperaturat e veres do ti ndienim kaq shpejt mbi lekuren tone:-)

Nderkohe qe kondicioneret fillojne punen e tyre per te na freskuar ambientet ku punojme dhe jetojme, edhe zonjat e shtepive perpiqen qe te freskojne familjaret e tyre me gatime qe u pershtaten temperaturave te larta; psh ne kete stine une rrit intensitetin e gatimit te superave te ftohta, taratorit me kos, kungujve me kos apo edhe te pijeve me baze frutash te perziera me kos dhe qumesht.

Nderkohe me pelqen qe ne kanen e ujit qe servirim ne tryeze, te kemi shije te stines. Kete gje e arrij shume thjeshte; ne nje kane qelqi me uje hedh uje te fresket, shtoj disa copa akulli, 7-8 dege borziloku te lare, nje portokall te prere ne feta, 4-6 kokrra qershi per bukuri, 3 luleshtrydhe per shije dhe per te shtuar me shume detaje vizuale.

Nje variant tjeter mund te jete qe kanes me uje ti shtoni, limon te prere ne feta, gjethe nenexhiku, qershi, copa kajsie apo topa te vegjel pjepri.

Ju mund ta zbukuroni kanen tuaj me shije e pamje verore sipas preferencave tuaja.

Vini ne pune fantazine tuaj dhe shijoni stinen ashtu si ju pelqen ju, edhe brenda kanes tuaj te ujit:-)

Qofshi mire!

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Pershendetje te gjitheve:-)

Eshte e premte dhe fundjava sapo ka filluar. Une dhe vajza sapo gatuam nje embelsire qe ta shijojme pergjate diteve te fundjaves.

Ne na pelqen qe ne fundjave te gatuajme vakte te shijshme, por edhe qe nuk na marrin shume kohe nga koha me njeri-tjetrin.

Nje ide ndihmuese eshte qe nese planifikoni qe te gatuani emblesire per ne fundjave, ta gatuani ate qe te premten ne mbremje, ndersa te shtunen e te dielen te merreni vetem me vaktet kryesore.

Nje dreke fundjave eshte mire qe te mos i mungoje nje supe me perime apo edhe me pule, qe eshte e preferuara jone. Pasi e keni zjere pulen, nje pjese te mishit te saj mund ta perdorni per supe dhe pjesen tjeter mund te piqni e ta perdorni me perime apo edhe me pilaf.

Perimet e ziera ne uje apo ne avull shkojne shume mire me mishin e pules te pjekur.

Supe me perime dhe byrek jane nje ushqim i shijshem dhe praktik per ne fundjave. Mos harroni qe nje sallate me perime te stines nuk duhet t’i mungoje vakteve te fundjaves.

Vaktet me peshk apo me tave peshku pervecse jane te shijshme, shijohen shume mire ne fundjave.

Ju e dini vete se cfare preferencash keni ne lidhje me ushqimin, por perpiquni qe te konsumoni ushqim sa me te fresket dhe te gatuar ne shtepi. Kursejeni doren ne hedhjen e yndyres dhe te salcave e djathrave te yndyrshem, te cilet megjithese duken te shijshme u rendojne stomaket dhe veshtiresojne tretjen.

Po ju bashkengjis nje recete embelsire, te asaj qe gatuam ne; Cheesecake me VANILJE E RECEL

Per nje CHEESE CAKE ME VANILJE E RECEL ju nevojiten;

200 gr vafer me shije vaniljeje
50 gr gjalpe i tretur
2 kuti djathe Filadelfia light
50 gr sheqer
2 luge limon i shtrydhur
2 luge vanilje
3 veze
300 gr recel vishnjeje per dekorim

Vaferin e therrmojme dhe e perziejme me gjalpin e tretur. Masen e perftuar e ngjeshim ne nje tepsi te vogel dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Nderkohe perziejme te gjithe perberesit e tjere, pervec recelit dhe i hedhim mbi masen e vaferit. Nderkohe ne furren e ngrohur qe me pare ne 170 grade vendosim taven e embelsires dhe e leme te piqet per rreth 40-45 minuta.

Pasi te ftohet e dekorojme me recelin e vishnjes.

Ju befte mire!!!

Ju uroj nje fundjave te kendshme!

Miqesisht,

Edi Gogu

Read Full Post »

Te dashur miq,

Oh, sa e “shijshme” eshte e shtuna, sidomos kur e kalon me familjen tende. Per te gjithe ju qe me keni kerkuar receten e kekut me kumbulla, po e postoj sot duke deshiruar qe “t’ua embelsoj” pakez fundjaven tuaj.

Per nje kek te tille ju nevojiten:

6-7 kumbulla ngjyre blu
30 gr gjalpe
3 veze
100 gr sheqer
450 gr miell
pak kripe
gjysem luge baking powder, ose me pak se gjysem luge caji sode buke
1 luge caji leng limoni i fresket
150 gr arra

Ne fillim rrihen se bashku gjalpi me sheqerin dhe i shtojme nje nga nje vezet. Ne nje ene tjeter perziejme miellin me soden dhe ia shtojme perzierjes se mesiperme. Shtojme lengun e limonit dhe ne fund, arrat.

Kumbullat i pastrojme dhe i presim feta-feta. Brumin e hedhim ne taven e lyer me pareme pak yndyre. Mbi brume rreshtojme kumbullat ne disa shtresa dhe i pjekim ne 160 grade per 40 minuta.

Shoqerohet shume mire me nje gote caji apo edhe me kafe nese ju pelqen. Mua me pelqen e shoqeruar edhe me pak krem-karamel me vanilje.

Ju befte mire dhe paci nje fundjave te kendshme!

Me dashuri,

Edi Gogu

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 32 other followers