Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Gatuajme se bashku/let s cook’ Category

Per nje fundjave me shije dhe arome vjeshte; per 2 litra uje nevojiten 4 molle te medha ose 6 me te vogla organike (nga ato jo shume te bukura e te llustruara me dylle industrial), 5-6 lugë gjelle mjalte fshati, 3 shkopinj kanelle, 10 gonxhe kardamomi, 10 gozhde karafili.
Kur Uji fillon te vloje shtoni mollet e lara e te prera pak dhe njekohesisht edhe perberesit e tjere.
Sapo uji i vluar te kerceje mbi molle, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe mbulojeni enen per 20 minuta me kapak.
Me nje lugë ndani tulin nga pjeset e brendshme (te cilat nuk i heqim pasi farat leshojne nje xhel qe trash pakez komposton) dhe kalojini ne mikser e me pas hidhini ne lëngun e molles.
Keshtu perftohet komposte molle me gjithe tulin e molles.
Ju befte mirë dhe fundjave te bukur💋

Me dashuri,

Edi Gogu   
 

Read Full Post »

Pershendetje miq te dashur!

Po ju postoj nje salce me perberes vjeshtake.

Salce per sallaten e stinës; rozmarine e fresket, borzilok, kripe, hudher, leng limoni, kokrra gjineshtre dhe Vaj ulliri.
Rrihen te gjitha ne havan dhe me to lezetojme sallaten (patatet e furres, etj)

Shijofshi nje fundjave te bukur e te shkuara te semureve me grip! Sherim te shpejte, sidomos vogelusheve🌟🌟

Me dashuri,

Edi Gogu 

   

Read Full Post »

Drithërat (cornflakes) e mëngjesit per fëmijët dhe te rriturit janë te dendura me sheqerna dhe kripe, zevendesojini ato me tershere e trahana te embel. Perdorni çfarë te keni ne shtepi, kjo eshte mënyra ime e gatimimit te qullit te mengjesit😊   
    
    
    
   

Nje nate me parë hedh ne një tas 3 lugë gjelle trahana te embel dhe 3 lugë gjelle trahana gruri. Mbi to hedh uje te ngrohte derisa te mbulohen. I mbuloj me kapak deri ne mengjes.Ne mengjes ne nje tenxhere hedh trahanane, shtoj 3 lugë gjelle tershere, 1 lugë gjelle krunde, 1 lugë kafeje kanelle pluhur, 1 lugë gjelle mjalte dhe qumesht sa te mbulohen. 
I ve te vlojne ne zjarr te ulet. Ziejne per 2-3 minuta dhe I heq nga zjarri. I hedh ne tasa dhe sipas deshires shtoj fruta; molle, dardha, manaferra dhe boronica te ruajtura ne ngrirje ose vetëm arra, lajthi e bajame.
Une shtoj edhe fara, psh 1 lugë çaji fara lini, ose fara chia, ose fara luledielli.
Nese nuk keni trahana, perdorni vetem tershere. Per 1 person duhen 1.5-2 lugë gjelle tershere. 
Hidhini qumesht sa te mbulohet masa dhe kur te filloje te vloje, shtoni qumesht per te arritur masen e qullet qe preferoni. Ky qull eshte i mirë edhe per fëmijë te moshes 2 vjec e lart.
Ju pershendes me dashuri ❤️
Edi Gogu

Read Full Post »

Receta per kerpudha furre te mbushura:

Nevojitet 1 1/2 kuti kerpudhash te fresketa, te cilave ju hiqen bishtat dhe pjesa e tyre duke krijuar boshllek. Lahen me uje e sode dhe thahen me kujdes.

Ne nje tas qelqi hidhen tri hudhra te njoma te grira, nje tufe koper e grire, pak djathte i bardhe, nje veze, 3 luge qumesht dhe djathte kackavall I grire (une preferoj djathte Parmesan) dhe perzihen mire.

Me kete perzierje mbushen “barqet” e kerpudhave.

Sperkatini siper me vaj ulliri e pak piper te zi dhe piqini ne furre per 15 min ne 170 grade.

Nese ju pelqejne shijet pikante, sperkatini kerpudhat me vaj speci djeges.

Ju uroj fantazi ne kuzhine:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

20140210-210228.jpg

20140210-210242.jpg

Read Full Post »

Mikesha te shtrenjta,

Per efekt te mungeses se kohes, ju postova foton dhe receten qe pergatita para dy ditesh per faqen Profamilja ne FB:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

20121210-144646.jpg

Read Full Post »

Recel molle

Molla eshte nje nder frutat dominuese te dimrit dhe ajo per te cilen perdoret shprehja: “Nje molle ne dite, te mban larg nga doktori”;))

Me keni kerkuar nje recete per recel molle. Ja ku e keni dhe eshte gati per 10 minuta.

5 molle (starkinge ose beliflore) te pastruara, qeruara dhe prera ne fijeza te holla
150 gr sheqer (une perdor 5 luge gjelle mjalte)
1 shkop kanelle
Lengu i 1 1/2 portokall

Hidhini perberesit ne nje tenxhere dhe pasi masa te marre vale, lerini te zjejne per 10 min ose me pak derisa shurupi te jete trashur.

Lereni te ftohet dhe ju befte mire;)

Embelsisht,

Edi Gogu

Read Full Post »

A ju pelqen vjeshta? Nese po, do deshironit ta kishit te gjithen ne filxhanin tuaj?

Per me teper klikoni tek pijmenjecajeflasim-googuls.blogspot.com

Ju uroj nje dite plot buzagaz,

Edi Gogu

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 37 other followers