Feeds:
Posts
Comments

Pasi fëmijët dalin nga koha e ushqimit me gatime per bebe dhe fillojnë te mesohen me shijet e ndryshme te perimeve dhe frutave, per prinderit fillon nje kohë pak e veshtire sepse femijet “zbulojne” qe disa ushqime nuk i kane shume qejf.
Nje ide per ti “joshur” femijet qe ti konsumojnë edhe ushqimet qe nuk u

pëlqejnë eshte përfshirja e tyre ne pergatitjen e tyre: duke u folur per vetite e këtyre produkteve dhe ndikimin e tyre ne organizem, duke i lene te pastrojne, te qerojne, te presin, te perziejne erezat, perimet qe po përdorim per te gatuar.
Jepjani femijeve ne dorë frutat dhe perimet, ti prekin, ti nuhasin, ti ndiejnë, ti shijojne, ti presin ne copa (nen kujdesin tuaj padyshim).
Zgjoni ndjenjen e se bukures, magjise qe ofron kuzhina, eksploroni boten e pafundme te kombinimit te erezave dhe bejini fêmijët te bien ne dashuri me gatimin- kjo eshte nje dashuri qe zgjat sa vete jeta😋😋😋
Po ju postoj gatimin e sotem me Timo ❤️ time.

Paci vetem Diell ne jetën tuaj!

Me dashuri,

Edi Gogu

   
    
 

3 meter leter, bojra, parket dhe vizatime per qejf. Ide per ti mbajtur femijet te argetuar e te zene😉 pak me gjate.
   
 

Ne plazh

Ide PRAKTIKE per ta mbajtur reren larg😉 (kellefe dysheku)
   
 
Vere te mbare!

Me dashuri,

Edi Gogu

U bene disa mikesha qe me pyesin se me cfare mund te luajne femijet e moshes 3-6 vjec?
Ju kam postuar disa ide, por do t’ju nxisja tu besoni instikteve tuaja mëmësore e ta ktheni ne lojë argetuese dhe nxenese cdo aktivitet te mundshem te lire, qe nga veshja e corapeve, palosja e pecetave deri tek ushtrimet e thjeshta matematikore😊
Shijojeni cdo moment me “zogjte” tuaj cicerues, koha iken shpejt…
Me dashuri,

Edi Gogu 

    
    
    
    
    
 

Askush nuk mund ta zevendesoje nje mama❤️
(Kur lodheni ne ditet tuaja te gjata e te ngarkuara, kujtohuni qe vitet me dashuriçkat tuaja jane te shkurter… Shijojeni memesine gocaaa👭❤️)

Me dashuri,

Edi Gogu 

 

Te dashur miq!

Po Ju postoj nje pije me shume dobi per shendetin. Uroj ta pelqeni!

Nje çaj i ngrohte qe mund te shijohet edhe i ftohte ne ditët qe presim te na vijne keto muaj😊
Eshte pastrues i mrekullueshëm i brendshem i organizmit, yndyrnave dhe ndihmon ata/ato qe duan te ulin peshen (ne kete rast rekomandohen per konsumim 2 filxhane caji ne dite).
Nevojiten:
3 cm xhenxhefil i pastruar e prere holle ne feta

1 fete limon 

3 gjethe hithrash (une i perdor te thara)

Uje i vluar
Per ilustrim keni edhe fotot. Nese e provoni, Ju befte mirë!😊

Me dashuri,

Edi Gogu

   
    
 

Ku ka si fëmijëria? Po zhvillojme mendjen me lojera dhe biseda te embla mjalte❤️  
Ju uroj nje dite sa me te embel me te shtrenjtët tuaj!

Me dashuri,

Edi Gogu

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 30 other followers