Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Letersi e perralla per femije/literature and fairy tales for chldren’ Category

Te dashur miq,

Po ju postoj nje pjesez te shkeputur nga perralla epike, Tuli-Turtuli, ku personazhi kryesor eshte nje breshke e pamposhtur.

Libri eshte ne proces ilustrimi dhe une mezi sa pres qe te perfundoje. Historia eshte e bukur, e thjeshte, por edhe misterioze, ashtu sic i pelqen femijeve.

FILLIMI I NJE MIQESIE TE RE
(vazhdimi i rrefenjave te gjyshit tim)

Dicka me guduliste, por une nuk po e merrja vesh se cfare qe. Isha i lodhur per te hapur syte dhe vazhdova te fle. Dikur me pas i hapa serish syte sepse ndjeva nje gudulisje te padurueshme prane hundes sime. Menjehere u degjua nje ze qe thirri fort “Erdhi ne vete, erdhi ne vete”.

I hapja dhe i mbyllja syte nderkohe dhe sa here qe i hapja syte shihja shume e me shume lepurushe te perkulur mbi mua. “Bobo, c’me gjeti mendova. Keta lepurushet me siguri qe do te ma nxjerrin mua inatin qe ai ster ster ster ster stergjyshi im fitoi garen me ate lepurushin mendjemadh”.

-E mo, ju kujtohet ajo perralla e gares se vrapit mes lepurit e breshkes? Kisha frike se mos mbanin inat qe atehere. Por jo nuk ishte aspak ashtu.

Ata perqafonin njeri-tjetrin me gezim dhe perplasnin putrat te lumtur qe une kisha ardhur ne vete. Me ushqyen me nje supe te mrekullueshme me perime kopshti dhe u ulen prane meje per te biseduar.

Prej tyre mora vesh qe kisha plot gjashte stine qe rrija i shtrire mbi bar e mbi pupla pellumbash krejt pa ndjenja.

Nje dite me kishin gjetur ne mes te nje udhe pa krye nje grup pellumbash Jeteshpetues te cilet patrullonin cdo dite mbi pese pyjet e Gjelberuar. Me kishin gjetur te pergjakur dhe me kishin sjelle fluturimthi mbi nje lendine. Ata kishin ndaluar ne pyllin me te gjelber dhe aty kishin kerkuar gjyshen me plake duke shpresuar se ajo do te me mjekonte plaget.

Gjyshe Mina kishte ardhur me dyzet kercime te shpejta ne lendine dhe kishte kafshuar putren e majte nga dhimbja kur me kishte pare ne ate gjendje te keqe. Pellumbat i thane se nuk e dinin se kush isha apo se nga isha, sepse me kishin gjetur ne perpjekje zvarritjeje ne mes te nje fusheze qe prej nga dilnin gjashte drejtime udhesh te ndryshme qe ngjanin me rrezet e Diellit.

Ata qene habitur sesi mund te qeshe zvarritur ne ate gjendje. Une habitem per vete, por nuk mbaj mend asgje prej gjeje.

Pellumbat i lane gjyshe Mines kater veze pellumbi qe ajo te mund te me mjekonte plaget dhe te mund te me ushqente. Ata iken fluturimthi se kishin ende shume pune per te bere, ndersa gjyshe Mina me vuri mbi karrocen qe i solli e mbesa e me shpuri ne shtepine e saj qe ndodhej poshte lisit te Padjegur Kurre. Gjyshe Mina i kishte shume frike rrufete dhe kur e pa qe lisat e gjate digjeshin shpesh prej tyre, vendosi te jetonte nen nje lis qe nuk qe djegur kurre. A e dini pse? Sepse qe lis xhuxh dhe ishte me pak se gjysma e gjatesise se vellezerve te tij…

Kalofshi nje dite te mrekullueshme!

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Te dashur miq,

Ju falenderoj me gjithe zemer per komentet qe keni derguar ne lidhje me perrallat e shkruara nga une. Me vjen mire qe ju kane pelqyer si femijeve tuaj ashtu edhe juve:-)

Per ju qe me shkruani se kur do ta keni ne dore librin tim te pare me perralla per femije, po ju them se se shpejti do ta keni ne dore. Ju falenderoj per durimin dhe per te gjitha inkurajimet dhe sugjerimet tuaja me vlere.

Sapo libri te dale nga shtypi, une do t’ju lajmeroj dhe shpresoj qe se bashku me perrallat te shijoni edhe ilustrimet e bukura dhe plot jete nga artisti i mrekullueshem shqiptar, Z. Vlash Droboniku, me te cilin kam pasur nderin dhe privilegjin qe te bashkepunoj.

Ju uroj cdo te mire dhe shendet e dite te fresketa:-)

Perzemersisht,

Edi Gogu

Read Full Post »

Kjo perralle ju kushtohet te gjithe femijeve, e ne menyre te vecante atyre femijeve qe kane frike kur bie shi dhe qe tremben nga bubullimat dhe vetetimat.

-          Nje dite te bukur vere, ne, dallget e fshehura ne shpellen e perlave te thellesive vendosen qe te dilnim nje shetitje neper shetitoren e detit- tha Dallga Shkumeshume.

-          Ne fshiheshim ne shpellen e perlave te thellesive sepse na pelqente shume qe te luanin me lundertaret lojen “TI NUK ME LAG DOT” dhe na pelqente shume qe ti zinim ne befasi- tha Dallga tregimtare.

-          Ne te gjitha e pelqenim shume kete loje sepse per lundertaret ishte krejt e pamundur qe te na lagnin neve dallgeve,ndersa ne mund ti benim ata krejt qull- tha duke buzeqeshur nje dallge tjeter qe po I degjonte me vemendje dallget qe folen perpara saj.

-          Sa qesharakë dukeshin me floket e lagura dhe  sa te pazotet  qe qene per te na lagur .

-          A  mund te lageshin dot dallget?- po ju pyes une juve femijeve qe po lexoni.

-          Une them se me te lagura sec jane nuk mund te behen.

-          Ne lumturoheshin kur e luanim kete loje dhe me e bukura eshte se ne kete loje perfshiheshin dhe dielli,era dhe qielli- tha Dallga Tregimtare e cila na e rrefeu historine deri ne fund, pasi ishte nje dallge shume e talentuar.

-          Era fillonte te frynte duke marre per dore rete. Rete e reja e ato me te moshuara vinin per te pare lojen e dallgeve,por pa e kuptuar beheshin dhe ato pjese e lojes.

Rete mund te lagnin si ne dallget ashtu edhe lundertaret te cilet nuk dinin nga t’ja mbanin sepse lageshin si nga rete ashtu edhe nga dallget.

Rete me te moshuara kane me ngjyre gri dhe jane me te fuqishme sepse mund te mbajne ne faqet e tyre shume uje,ndersa ato me te rejat jane me ngjyre te bardhe.

Plot here bejne “qepalla” mes tyre dhe kjo shoqerohet me shume zhurme e drite.

-          Njerezit i quajne keto gjera bubullima dhe vetetima. Ata e sidomos femijet frikesohen kot pa e ditur se ato jane thjesht duke luajtur mes tyre.

Qielli i lejon rete te shetisin ne kopshtin e tij dhe nderkohe merr nje sy gjume pasi e di shume mire sesi perfundojne zakonisht keto lojra.

-          Ne dallget kapeshim perdore e vallezonim rreth anijeve e lundertareve.

Ne  dime te vallezojme shume bukur dhe dime vallezime pa fund qe i kemi mesuar ne lojrat e udhetimet tona rreth botes.

Vallezimi yne i preferuar eshte ai me ritem te shpejte irlandez dhe ate e ruajme per ne momentin ku loja ka arritur kulmin dhe uji yne shkon deri ne majen e velave- u hodh e tha Dallga Vallezuese.

-          Le te kthehemi tek shetitja- tha Dallga tregimtare. -  Ate dite dallget qene veshur njera me bukur se tjetra dhe floket e gjate i kishim stolisur me perla e korale dhe dielli na pat dhuruar mantele te arta qe na shkonin shume me syte blu e floket me onde te bardha te medha.

-          Qete-qete iu afruam nje plazhi dhe ne breg pame qe po notonin e luanin te lumtur ca femije bukuroshe. Femijet qeshnin e gezonin aq hareshem saqe ne dallget u beme menjehere pjese e lojes.

-          Ne fillim kishim ndroje e mezi u preknim vetem majat e gishterinjve dhe kur e pame qe femijet na pranuan ne loje u shkrime dhe u beme njesh me femijet- tha Dallga Vallezuese.

-          Ne kercenim rreth femijeve,i lagnim,i perkedhelnim dhe i mbanim te lumtura ne krahet tane- foli Dallga Tregimtare.

-          Keshtu ndodhi qe femijet e dallget u bene miq te mire dhe vazhduam te luanim per shume kohe me njeri-tjetrin.

Dallget mesuan shume gjera prej femijeve dhe u bene me te dashura e me te kujdeshme. Kaluan ditet e bukura te pushimeve dhe ja ku erdhi fundi i veres dhe femijet u afruan  prane bregut te detit per te na thene  mirupafshim ne dallgeve. Ata qene te trishtuar dhe mezi ju dolen  nga goja fjalet  -”mirupafshim dallge te dashura”.

-          Ne me lot ne sy u afruam dhe ju puthem kembkat e zbathura.

-          Ç’do te thote kjo?- e pyet Teo te motren e tij Anjushken

-          “Do vijme te luajme serish me ju veren tjeter-ju pergjigj ajo me sy te perlotur.

Femijet u larguan duke lene mall edhe ne zemrat e tona- tha Dallga Tregimtare e emocionuar.

- Ne mezi presim te vije serish vera- shtoi Dallga Vallezuese.

- “Femijet po, qe dine te luajne”-thane te dyja njezeri dhe u nisen drejt shpelles se tyre te fresket.

Me dashuri,

Edi Gogu

Read Full Post »

Nuk e di per ju qe po e lexoni kete perralle, por une per veten time gjithmone kam deshiruar qe te kem nje shkop magjik. Madje edhe sot ka momente kur do te deshiroja vertet qe me anen e nje shkopi magjik te beja shume gjera.

A dini te mbani nje sekret? Po? Mire. Meqe me thate qe dini te mbani nje sekret, une po ua rrefej sekretin tim. Tezja ime, teze Lola ka shkop magjik. Madje jo nje, por dhjete. Po po dhjete ka. Une i kam pare vete me syte e mi. Ja tani po ua rrefej menjehere te gjitha, vetem mbani vesh.

Tezja ime quhet Vjollca, por ne te gjithe e therrasim me perkedheli Lola. Ajo eshte shume e mire dhe e dashur. Ka floke te gjate ngjyre gruri dhe nje buzeqeshje te embel ne fytyren e saj te bukur. Une e dua shume sepse ajo di shume lojra dhe me ben per te qeshur. Ajo eshte tezja me e mire ne bote. Ajo jeton se bashku me gjysherit e mi ne fshat. Ata kane nje shtepi te madhe dy kateshe me oborr te madh.

Ata kane dy mace, nje qen, lope, nje kale, njezet lepuj dhe disa koshere bletesh. Mbi shkalle dhe veranden e shtepise gjyshja dhe tezja kane vendosur vazo me lule te bukura shume ngjyreshe.

Cdo vere, kur kam pushimet verore une shkoj per verim ne fshat te tezja. Them tek tezja, sepse pjesen me te madhe te kohes e kaloj prane saj.

Ajo zgjohet heret ne mengjes dhe punon tere diten pa u lodhur. Ajo me cudit sepse nuk harron qe te buzeqeshe asnjehere. Jo, jooo, une nuk jam ashtu. Nese lodhem une nuk kam deshire qe te buzeqesh, madje nuk dua as qe te flas as edhe nje fjale. Nje dite e pyeta tezen time.

-         O teze, po ti nuk lodhesh asnjehere?

-         Ndonjehere edhe lodhem, zemer. Patjeter qe lodhem.

-         Jo, teze ti nuk lodhesh fare.

-         Po lodhem, o zemra ime, si nuk lodhem.

-         E di une o teze qe nuk lodhesh ti e di.

-         Po nga e di ti moj Lira ime qe nuk lodhet tezja jote?

-         Po ti qesh perhere o tezee.

-         Ahahaha

-         E cfare do te thote kjo, Lirka ime?

-         Do te thote qe nuk je lodhur fare, se kur une lodhem moj teze, nuk qesh fare.

-         Ahahaha- qeshi serish teze Lola me gjithe zemer dhe me perkedheli floket plot dashuri.

-         Jo ashtu zemra ime e vogel, jo ashtu. Nje buzeqeshje eshte si nje rreze dielli. Ajo ia ngroh shpirtin atij qe e sheh. E ti zemra ime, mund te jesh shume kollaj nje diell i vogel i bukur per ata qe te rrethojne.

Cdo dite ne luanim se bashku dhe une mesoja gjera te reja prej tezes sime. Gjysherit ishin shume pleq dhe nuk mund te benin dot shume pune, ndaj ngarkesa me e madhe i binte mbi shpatulla tezes time.

Ajo duhej te kujdesej pothuajse per gjithcka. Nje mengjes degjova gjyshen qe i thoshte gjyshit.

-         Eh, or burre. Tani qe u plakem se ndihmojme dot fare Lolen. Sot qe fillon vjelja e rrushit vetem nje magji mund ta ndihmoje bijen tone.

-         Po pse thua ashtu moj grua?- e pyeti gjyshi duke u kollitur gjate.

-         Po ja more burre. Ne te dy jemi te semure e nuk dalim dot ne are qe ta ndihmojme. Ajo duhet te beje punet ne shtepi, te gatuaje, te mbushe uje tek burimi e te veje ne vreshte per vjeljen e rrushit. A mund t’i beje te gjitha keto nje njeri i vetem?

-         Nuk e di moj grua, nuk e di – tha gjyshi dhe uli koken i menduar.

Une dola te luaja ne oborr me femijet e tjere dhe e harrova fare biseden e gjyshes me gjyshin. Ne mendje me qene fiksuar vetem disa fjale “ nje magji mund ta ndihmoje”.

Neper filma kisha pare plot zana qe vervitnin shkopat magjike ne ajer dhe thoshin ca fjale te pakuptueshme. Me pas dilte ca pluhur i shndritshem, e menjehere pastaj ndodhte nje magji.

Po tezja ime nuk ishte as zane dhe as shtrige me fshese. Si do t’i ndodhte magjia asaj?

Nuk e vrava me mendjen, por u dhashe pas lojrave me femijet e tjere.

Ne mbremje kur u ula per te ngrene darke vura re qe gjyshja po i puthte duar teze Loles e po i thoshte.

-         Te lumshin duart moj bije. E dija. E dija qe ne fund te fundit do t’ia dilje mbane.

Tezja e shikonte me buzen ne gaz dhe gjithashtu i puthte duart e plakura dhe e vendoste koken e saj ne prehrin e gjyshes. Ne ato caste me dukej sikur ishte nje femije i vogel si une.

“ Ehee, ja pra. Paska ndodhur magjia- thashe une me vete dhe hodha syte verdalle per ta vertetuar. Cdo gje ishte ne vendin e vet. Bucelat me uje burimi qene plot dhe te vendosura prane qilarit me ushqime. Mbi tryeze qe vendosur nje shporte e madhe me rrush te bardh dhe te kuq kokerrmadh.

Atehere filloi te me brente kureshtja. Si e kishte bere magjine? Ku e mbante tezja shkopin magjik? Ku e kishte blere? Po mua a do te ma jepte qe ta perdorja ndonjehere?

Ndersa beja keto pyetje me vete ne nje moment tjeter mendova se tani kisha gjetur zgjidhjen e problemeve te mia. Mjaft me me detyra shtepie! Mjaft me me rregullim e pastrim dhome! Mjaft me me palosje rrobash! Mjaft me me fshirje pluhurash! Mjaft me me kujdesje per vellain e vogel! Mjaft me me pune te cfaredolloji! Nje shkundje e shkopit ne ajer, nje urdher dhe une mund te luaja e qete, sepse detyrat do te beheshin vete. Ju afrova tezes prane dhe e pyeta.

-         Teze ku e ke blere shkopin ti?

-         Nuk e kam blere?

-         Nuk e ke blere?

-         Jo nuk e kam blere Lirka ime. Pse me pyet?

-         Po ku e ke gjetur atehere?

-         Te Ali zdrukthetari. Ia kerkova dhe ma dha- mu pergjgj ajo buzagaz si perhere.

Mezi sa prita qe te zbardhe dita e neserme. Putha gjysherit dhe e mbajta vrapin te Ali zdrukthetari.

-         Xha Ali, miremengjes- e pershendeta une me ze te forte qe te me degjonte se aty behej nje zhurme e madhe.

-         Miremengjes mbeske qyteti – me tha ai e me ledhatoi floket me doren e tij te ashper si levozhge druri.

-         Perse ke ardhur deri ketu kaq heret? Eee?

-         Po ja- nisa te pertyp fjalet une. – erdha te te kerkoj nje shkop magjik si ai i teze Loles.

-         Shkop magjik si i teze Loles?- tha ai dhe shqeu syte nga habia pa e kuptuar se per cfare behej fjale.

-         Moj mbeske, ik se ka pune xha Aliu, nuk kam kohe te luaj me ty. He te kam xhan, ike tani- me tha e me ktheu shpinen.

-         Xha Ali, te lutem me ndihmo- i thashe une dhe fillova te lotoj.

-         O c’me gjeti mua te ziun- tha xha Aliu dhe me erdhi prane i shqetesuar.

-         Lira, mbeske, me degjo mire. Nuk e di perse e ke fjalen, ndaj nuk te ndihmoj dot.

-         Une dua nje shkop magjik si i teze Loles time.

-         Po c’hyj une ketu? C’pune kam une me shkopin magjik?- tha ai.

-         Ke si nuk ke?

-         Tezja me tha qe e ka marre tek ti.

-         Tek une?- shque syte i cuditur xha Aliu.

-         Moj cupeee. Moj mbeske qyteti, mos me ngaterro mua me keto mesele dhe ike tani se kam pune.

-         Po mua tezja keshtu me tha dhe ajo nuk genjen- thashe une.

-         Epo si jane bere kete femijet e sotem, si jane bere. Me njeqind shkollera- thoshte ai neper dhembe dhe vinte verdalle neper punishte.

-         Do ma japesh shkopin?- e pyeta une me padurim.

Ai me dha nje shkop ne dore dhe me tha.

-         Na merre kete shkop moj mbeske qyteti. Por ky nuk eshte shkop magjik, se shkop magjik nuk ka askund.

-         Ka, ka se ti ja ke dhene nje tezes time. Si nuk ka?- ngula kembe une.

-         Po cfare shkopi magjik i paskam dhene une asaj qe une se ditkam?

-         Ate shkopin me te cilin ajo beri te gjitha punet – i shpjegova une.

Ai vuri buzen ne gaz dhe pasi u mendua pak me tha.

-         Mbeske qyteti, nuk te ndihmoj dot ashtu si ndihmova teze Lolen.

-         Po pse jo?

-         Sepse asaj i dhashe vetem shkopin per te ngare kalin. Mbase ketu jeni ngaterruar me njera-tjetren.

-         Po pse thua te jemi ngaterruar?

-         Sepse per te bere te gjitha ato pune qe me the ti mua, tezes tende nuk i nevojitej vetem nje shkop magjik, por i duheshin te pakten dhjete.

-         Dhjete?- pyeta une plot cudi.

-         Po, po. Te pakten dhjete mendoj une.

-         Po ku i ka gjetur dhjete?- thashe une.

-         Po dhjete i ka ajo- mu pergjigj ai.

-         I ka?

-         Po i ka.

-         E ku i ka gjetur?- e pyeta une me nje fryme.

-         Perse do ta dish?- me pyeti ai.

-         Qe te bej magji e dhoma ime te rregullohet vete e une te luaj me kukulla- i thashe une e lumtur.

-         Hmmmm- beri ai duke tundur koken.

Mu duk sikur nuki pelqeu dicka. Po ne fund te fundit ai ishte pak i moshuar dhe nuk e dinte se sa e veshtire ishte te rregulloje rrobat e hedhura andej kendej neper dhome. Ohuhaaa, kush merrej me sistemimin e dhomes dhe te lodrave. Me duhej menjehere nje shkop magjik dhe gjishka zgjidhej.

-         Xha Ali ku ti gjej keta shkopat magjike?- e pyeta serish une.

-         Mbeske, shko ne shtepi dhe vetem shikoje tezen. Do ta gjesh vete vendin se ku i ka gjetur dhjete shkopinjte e saj magjike.

Pergjigja e tij me kenaqi.  U nisa me vrap drjt shtepise. Tani do ta zgjidhja enigmen time. Kerkova neper shtepi per teze Lolen, por gjyshja me tha qe kishte shkuar serish ne vreshte per te vjele rrush. Nxitova dhe ja tek e pashe ne mes te vreshtit. Nxitonte me gersheret e medha neper duar. Priste bistaqet e rrushit dhe i vendoste neper shporta. Une u struka pas nje peme dhe ndenja ashtu nje hop.

U fsheha se mbase po te me shihte mua, nuk do ti nxirrte shkopinjte e saj magjike. Prita, por ajo nuk nxorri asnje shkop. Thjesht vazhdoi punen dhe shportat e rrushit i ngarkoi ne karroce. Hipi me shkathtesi mbi te dhe i ngau kuajt si kalorese e ndonje filmi. Une nisa te vrapoja nga pas.

Ate dite ju qepa pas fshehurazi dhe nuk e pashe ne asnje moment qe te nxirrte ndonje shkop magjik e te bente ndonje magji. Vetem se vura renje gje, qe ajo beri shume pune ate dite. Dua te them, qe ajo i beri te gjitha punet e saj edhe ate dite, ashtu si nje dite me pare.

Une ju afrova dhe e putha fort ne faqen e majte. Ajo me mori ne preher dhe filloi te me thurte floket gershet. I tregova gjithcka ne lidhje me shkopinjte magjike, xha Aliun dhe ndjekjen time te fshehte.

Ajo u mendua nje hop dhe duke me marre ne krahe tha.

-         E shtrenjta ime. Cdo njeri ka dhjete shkopinj magjike. Ai duhet vetem ti perdore ata. Perdori te tute dhe “magjia” do te ndodhe.

Qe nga ajo dite gjerat filluan te ndryshojne ne jeten time. Une e kuptova qe gishtat e duarve te mi jane dhjete shkopinj magjike te mrekullueshem me te cilet mund te besh cudira.

Mami u cudit kur me pa sesi fillova te kujdesem per dhomen dhe gjerat e mia. Madje fillova te ndihmoj edhe te tjeret ne familje qe pas asaj ndodhie ne fshat tek tezja.

-         Cfare te ka ndodhur embelsira ine?- me pyeti ajo embelsisht si perhere.

-         Kam gjetur dhjete shkopinj magjike mami e po mesoj ti perdor- ju pergjigja une buzagaz.

JU UROJ KRISHTLINDJE TE GEZUARA DHE NJE 2010 SA ME TE BEKUAR!

Perzemersisht,

Edi

Read Full Post »

Ne depon e nje bujku mes perimeve, dritherave e veglave te punes jetonin prane e prane dy shoqe te mira; Grureta dhe Tërshërela.

Ato u bene shoqe ne kohen kur bujku i vendosi shportat me farat e tyre prane e prane. Madje thone qe edhe mamate dhe gjyshet e tyre kane qene shoqe po kaq te ngushta gjate gjithe kohes.

Grureta dhe Tërshërela i kalonin ditet e tyre duke biseduar e duke i treguar njera-tjetres gjeagjeza. Perimet vrisnin mendjen me dite te tera per te gjetur enigmat e gjeagjezave. Sa here qe dikush gjente pergjigjen e sakte, ne depo degjoheshin thirrje gezimi.

Dy shoqet tregonin histori aq te bukura, saqe edhe shpendet e oborrit mblidheshin here pas here perpara deres se depos per t’i degjuar.

Grureta dhe Tërshërela sillnin shume gezim ne depo mes dritherave dhe perimeve.

Dalengadale kaluan stinet dhe erdhi koha qe Grureta dhe Tërshërela duhet te mbilleshin. Grureta i zgjati  shoqes doren e holle dhe duke e pare me syte e bukur ngjyre gruri i tha:

-         Tërshërelë, ja, na erdhi koha te mbillemi ne toke, e dashur.

-         E si do te jete atje?- e pyeti Tërshërela.

-         Nuk e di me saktesi, por une vetem kam degjuar per kete gje- i shpjegoi me durim Grureta.

-         Po cfare, cfare ke degjuar? Ma thuaj, te lutem! – e luti shoqen e saj Tërshërela.

-         Po ja, thone qe toka eshte e lagesht dhe pak e ftohte ne fillim.

-         Iiiii! Nuk me pelqen fare i ftohti, ti e di kete- tha Tërshërela duke rrudhur buzet me bezdi.

-         Jo, jo, prit pak. Vetem ne fillim, se me pas mesohesh dhe nuk te duket me aq ftohte.

-         Grureta, ja ku po ta them. Nuk me pelqen fare asgje qe po me thua.

-         Po ti vete me pyete moj Tërshërelë- u shfajesua Grureta.

-         Mire, mire. Vazhdo, vazhdo- i tha Tërshërela duke tundur doren e majte ne ajer.

Grureta donte t’i tregonte shoqes se saj gjithcka qe dinte dhe qe kishte degjuar, mirepo ajo po reagonte ne nje menyre shume te cuditshme. Madje Gruretes po i dukej sikur po shihte nje Tërshërele qe nuk e kishte njohur me pare.

-         Pasi  te jemi mbjelle ne toke, do te jemi larg njera-tjetres per ca kohe- vazhdoi Grureta me gjysme zeri.

-         Ouuu, e teprove taniii!- i foli Tërshërela e merzitur.

-         Une nuk dua te rri asnje sekonde e vetme!

-         As une nuk dua e dashur, por keshtu ndodh me mbjelljen. Nuk mund ta ndryshosh dot as ti dhe as une.

-         Po, une dua ta ndryshoj!- foli e inatosur Tërshërela.

-         Tërshërelaaa, po mbjellja keshtu ka ndodhur perjete- i tha Grureta duke e kapur nga duart me dhembshuri.

Ju afrua prane dhe ja mori fytyren nder duar, por Tërshërela ia largoi duart me zemerim.

-         Mike e shtrenjte, po mendo sa bukur do te jete me pas. Secila prej nesh do te jete trupezuar ne nje kalli me dhjetera kokrra.

-         Nuk e di Grureta – peshperiti Tërshërela e menduar.

-         Sa gjate do te qendrojme nen toke Grurete?

-         Gjate, goxha gjate Tërshërela, derisa te mbijme si bime e te leshojme rrenje.

-         E cfare do te bejme nderkohe aty?

-         Asgje.

-         Si asgje?

-         Po une do te merzitem duke mos bere asnje gje.

-         Po nuk do te mundesh te besh dot asnje gje- i tha Grureta me shume durim shoqes se saj.

-         Si nuk do te mundem? Pse nuk do te mundem?

-         Sepse… sepse cdo fare drithi duhet te bjere ne nje gjume te thelle e te transformohet perpara se te mbije- tha Grureta.

-         Te fle une?- tha Tërshërela plot habi. – kurre!!!

-         Duhet per ca kohe e dashur mike, duhet per pak kohe- i tha Grureta me dashuri.

-         E perse duhet te bie ne gjume qofte edhe per pak kohe? Perse?

-         Sepse permes teje do te lindin shume Tërshërela te tjera te reja e te mira.

Grureta nuk po arrinte ta besonte se mikesha e saj po fliste ato fjale. Ishte frike ajo qe ndiente mikesha e saj apo dicka tjeter?

Grureta edhe per vete ndiente pakez frike, por kur mendonte per kallezat e bukura e plot grure gezohej. Ajo donte qe te mbillej e te jepte frut.

Do te priste me durim nen token e ftohte per ca kohe. Do te priste duke uruar qe te hidhte rrenje ne nje toke te mire.

Grureta enderronte qe te kur te hapte syte ne nje stine te re, ne nje dite me diell, e te ndoshej mes shume Gruretash te tjera, te ndiente gezim.

-         Grureta, une nuk dua te mbillem te fle e te transformohem- tha Tërshërela.

-         Po si mendon qe te behesh nje kallez? – e pyeti Grureta shoqen e saj plot dashuri.

-         Nuk dua qe te mbillem!

-         Mendo Tërshërela per stinen e korrjes kur fusha do te jete plot kalleza gruri e tershere dhe ne do te gezojme te lumtura mes tyre.

-         Keto mendo tani. Mendo per stinen e bukur dhe per vazhdimesine permes nesh. Ne jemi kokrra te vazhdimesise. Jemi hallka te nje zinxhiri te madh i cili nuk duhet te shkeputet- i the Grureta mikes se saj.

Biseden e tyre e nderprene hapat e bujkut qe hyri brenda ne depo. Ai mori shportat me drithe dhe i coi per t’i mbjelle ne arat e tij. Ajri i paster dhe rrezet e ngrohta te diellit e bene ate dite edhe me te bukur. Grureta qe nga shporta e saj e pershendeste me dore Tërshërelen. Dora e bujkut u fut ne fillim ne shporten me grure dhe Grureta i thirri shoqes se saj me ze te larte:

-         Tërshërela, mirupafshim ne stinen e korrjeve!

Grureta ndjeu sesi ra ne toke dhe sesi toka e bute e mbeshtolli ne butesine e vet. Grureta uroi me gjithe zemer qe te leshonte rrenje dhe te lidhte kalli te shendetshem. Brenda zemres se saj te vogel uroi qe ne stinen e korrjeve te takohej serish edhe me Tërshërelen. Dalengadale ndjeu sesi fuqite po e linin. Mbylli syckat e vogla duke menduar sesa shume Grureta te tjera do te kishte perreth kur te zgjohej.

Bujku e mbolli edhe Tërshërelen ne are se bashku me tersherelat e tjera qe qene ne shporte. Tërshërela sapo ra ne toke vendosi qe nuk do te mbinte dhe nuk do t’i mbyllte syte. Ajo u kap me duar neper copezat e dheut dhe doli ne siperfaqe. Qeshi e lumtur sepse mendoi qe tashme qe e lire dhe asgje nuk e pengonte te jetonte sipas deshires se saj.

Nuk kaloi shume gjate dhe dielli filloi ta bezdise. Levizi pak, por nje ere e forte qe fryu e mori me vete dhe e hodhi ne nje ferrishte. E gjora Tërshërela. Ndjeu qe trupi  iu gervisht e iu be cope, por ajo nuk mundi te levize dot me. Aty ne mes te ferrishtes ndenji gjate duke ndiere deboren e ftohte ta mbulonte te teren.

Ndjeu sesi po kalbej pak nga pak, duke deshiruar me gjithe shpirt qe te kthente pas gjithcka. Mbylli syte nen debore duke  kujtuar kohet e bukura te miqesise me Grureten.

Ju uroj nje kohe sa me te bukur me vogelushet tuaj! Se shpejti do ta keni ne dore librin e plote me perralla te ilustruara.

Bashkeudhetare me ju ne prinderim,

Edi Gogu

Read Full Post »

-         Zgjohuni motra!- Kaa ka kaa- bertiste me te madhe Pula Pendebardhe.

-         Zgjohuni, sepse ka ndodhur nje cudi!

-         Po pse cfare ka ndodhur?- pyeti Gjeli Pendendritur.

-         Ka ndodhur hataja- iu pergjigj pula.

Atehere Gjeli Pendendritur nuk priti me asnje cast tjeter dhe hipi mbi cati per te dhene alarmin.

-         Kiiki  kiriikiiiiiiiii, zgjohuni te gjithe. Zgjohuni motra e vellezer se Pendebardha thote qe ka ndodhur hataja.

Pulat e gjelat e te gjithe fshatit nga ishin a nga s’ishin, me te degjuar thirrjen e Pendendriturit dolen jashte koteceve. Aty filluan te kakarisnin me te madhe per te marre vesh se cfare kishte ndodhur.

Pula Pendebardhe me ne fund vendosi te flase se perse behej fjale.

-         Jane zhdukur Pula Oli dhe enet ku bujku na hedh ujin dhe ushqimin- tha ajo me nje fryme.

-         Bobo, c’na gjeti- thane pulat mes tyre.

-         Pulezen mund ta kete ngrene dhelpra- tha Gjeli i Kuq- ndersa me enet e kemi punen me pisk- vazhdoi ai i merzitur.

-         Turp te kesh!- i tha Pula Nula.- Ti mendon vetem per stomakun tend.

-         Po, jo moj, jo.- u perpoq ta merrte me te mire Gjeli Kuqo.- Po edhe pa ngrene e pa pire nuk rrihet- tha ai duke perkedhelur sqepin me krahun e djathte.

Te gjithe kthyen syte me qortim nga ai dhe Gjeli Kuqo u skuq edhe me shume nga turpi. E kishte prishur fare me ato qe kishte thene.

Lajmi u shpernda shume shpejt neper te gjithe veshet e pulave dhe gjelave te fshatit. Shumica e tyre mendonin se pulezen mund ta kishte marre dhelpra ose nuselala.

-         E shkreta Puleza Oli, sa e mire qe- tha nje pule plake.

-         Pse flet sikur nuk eshte me?- tha Pula Kthetergjate.

-         Se patjeter qe dhelpra e ka kullufitur- kakarisi ajo e trishtuar.

Ndersa flisnin dhe kerkonin Pulen Oli, vrisnin mendjen se perse qene zhdukur edh enet e ushqimit.

-         Mos i ka marre dhelpra enet tona per ne strofkullen e saj?- u hodh e tha Gjeli i Kuq.

-         Jo, jo, ajo perdor ene balte- ia ktheu Pula Penderralla.

-         E ku e di ti?- pyeti Gjeli Pendendritur.

-         E kam pare ti vjedhe disa gruas se bujkut- sqaroi me durim Pula Penderralla.

-         Ah, dinakja- tha nje pule tjeter qe po degjonte kakarisjet e bisedes se tyre- ajo vidhka c’ti doje qejfi.

Nga oborri i shtepise perballe erdhi Gjeli Mendjendritur.

-         Me vjen shume keq per te gjitha qe ju kane ndodhur- tha ai. – Une dhe familja ime jemi gati qe t’ju ndihmojme.

-         Te faleminderit o Gjeli Mendjendritur-  i tha Gjeli Pendendritur. Ti e ke mendjen te ndritur ashtu sic ke edhe zemren tende.

Ata ju afruan njeri-tjetrit dhe u pershendeten duke perplasur krahet lart ne ajer.

-         Dicka brenda zemres sime me thote qe puleza Oli, ende nuk e ka provuar nxehtesine e kusise se dhelpres. Mendoj qe duhet te vazhdojme ta kerkojme- tha Gjeli Pendendritur.

-         Atehere te nisemi, pra- tha me nje kakarime plot shprese Gjeli Mendjendritur.

-         Ju kerkoni ne lagjen e siperme, kurse ne te oborrit tone po sulemi drejt lagjes se poshtme.

-         U tha, u be.

Oborret u boshatisen dhe pulat u shperndane me nxitim neper oborret e fshatit. Kerkuan kudo, ne cdo oborr, ne cdo kopesht, por nuk gjeten gje. Asnje gjurme te pulezes Oli.

Te lodhura, te merzitura e te merakosura shpendet u kthyen neper oborret e tyre.

-         ndaluni- tha Gjeli Sygri.

-         Po tani cfare ka?

-         Nuk me pelqen ajo qe po ndodh ketu.

-         Po cfare po ndodh, more Gjeli yne, se nuk po kuptojme asgje- i kakarisen pulat.

-         Vertet, cfare po ndodh?- e pyeti Gjeli Kuqo.

-         Dikush na ka ngritur nje kurth- mezi shpjegoi Gjeli Sygri zemra e te cilit po rrihte shume shpejt nga frika.

-         Nje kurth i frikshem na eshte ngritur- vazhdoi ai i bindur ne ato qe thoshte.

-         E nga e kupton ti kete?

-         Ja shihni! Enet jane kthyer ne vendin e tyre, por Puleza Oli nuk duket gjekundi.

-         Obobo, te mjeret ne- kakrisen shpendet e frikesuar.

-         Shshsht- u tha Gjeli Kuqo. – Mos beni zhurme, po ejani te shohim se kush fshihet pas ketij misteri.

Shpendet filluan te ecnin lehte ne maje te thonjve te kembkave te tyre te verdha. U afruan tek koteci dhe… shatngen nga ajo qe pane. Pula Oli ishte shtrire tek vendi i saj.

-         E shihni?- tha Gjeli Sygri. -Dikush do te na beje keq, por hajde e merre vesh se cfare.

-         Puleza zhduket njehere e me pas ja ku e kane shtrire te ngordhur- foli nje pule plake.

-         Jo, jo nuk ka ngordhur. Ajo merr fryme- tha Gjeli Kuqo me gezim.

-         Atehere kujdes, se mos ehste fshehur diku dhelpra- kembenguli Gjeli Sygri. Ai ishte i bindur se aty po ndodhte dicka e keqe.

Nderkohe puleza Oli hapi syte dhe tha:

-         Po ku ishit moj motra, se me bete merak?

-         Te beme merak?- i folen pulat njeherazi te cuditura.

-         Jo, ti na bere merak. Aq merak sa desh me iku zeri nga te kakarisurit- tha Gjeli Sygri.

-         Je mire e dashur?

-         Po si u arratise?

-         Ishte larg strofkulla e saj?

-         Kishe frike?

Pulat e mbuluan Pulezen Oli me njemije pyetje.

-         Nga te arratisesha? Po c’pune kam une me dhelpren?- tha ajo e cuditur.

-         Pse nuk te rrembeu dhelpra ty?- tha Gjeli Kuqo duke iu afruar.

-         Jo.

-         Joooo?- Po ku ishte zhdukur atehere.

-         Isha tek vija e ujit ku lahen rosat- u pergjigj Oli.

-         E cfare beje atje?

-         Pastrova enet e ushqimit se shiu qe ra naten i beri si mos me keq me balte- shpjegoi Oli.

Pulat u pane nder sy dhe nisen te qeshin e te kakarisin te kenaqura. Atyre vetem ajo gje nuk ju kish shkuar kurre ne mendje.

-         Ejani te hame, se ngordha urie- tha Gjeli Kuqo i cili gjate gjithe kohes qe kerkonin pulezen Oli pyeste “Kur do te hame?”

Pulat qeshen me fjalet e Kuqos dhe u nisen te hane mengjes, ne enet e pastruara me kujdes e dashuri nga Puleza OLI.

JU UROJ TE KALONI NJE KOHE SA ME TE BUKUR ME FEMIJET TUAJ :-)

Edi Gogu

Read Full Post »

( PERRALLE E PERSHTATSHME PER FEMIJE TE MOSHES 4- 10 VJEC)

Brenda cantes se shkolles jeton nje popull lapsash shumengjyresh. Cdo nate kur Danin e ze gjumi, lapsi Lajmetar zgjat koken nga kutia e lapsave dhe sheh rreth e rrotull.

-         Ejani! Ejani, dilni vellezer dhe motra. Dilni se femijet po flene- u thote ai.

Lapsat e bukur plot ngjyra dalin njei pas tjetrit pa pritur per nje thirrje tjeter te lapsit Lajmetar.

Ashtu, te zene perdore shperndahen mbi tryezen e punes dhe behen gati per te vizatuar.

-         Cfare do te vizatojme sot?- pyet dikush.

-         Po, po vertet cfare do te vizatojme sot?- pyet Verdhelina e vogel.

-         Hmm- kruan pak fytin Lapsi Blu, Mbreti i lapsave.

-         Sot do te vizatojme Mbreterine tone- thote ai.

-         Urraa, sa mire, sa qejf- thane lapsat e gezuar.

-         E si ngjan Mbreteria jone?- pyet Griluja.

-         Mbreteria jone ngjan me nje pyll te mbjelle me shume kujdes. Me rradhe te rregullta e me maja te mprehura bukur dhe holle- vijon te shpjegoje Mbreti Laps.

-         Mbreteria jone ngjason edh eme nje ylber te bukur- thote Mbreteresha Vjole e cila shquhet per kombinimet e bukura te ngjyrave.

Biseda vazhdon pa u nderprere as per nje cast.

-         Po cfare ka tjeter ne Mbreterine tone?- pyeti Lapsi i Zi i cili ngaqe ishte me punetori ishte shkurtuar me shpejt sesa lapsat e tjere me ngjyra.

-         Mbreteria jone nuk do te ishte kaq e bukur, pa Mprehesen zemermire- foli Bojeqielli.

-         Po, ajo eshte kaq e mire me ne- tha Kuqja e cila e ka shume merak mprehjen e majes se saj.

-         Ajo meriton vendin e nderit- tha Mbreti Laps.- Pa te ne do te ishim pa jete- vazhdoi ai.

Rozilka dhe Kafenja sollen nje flete te madhe te bardhe dhe e vendosen me kujdes mbi tryeze.

Lapsi Mbret zuri perdore Lapzin Zi dhe i shpjegoi me kijdes se cfare duhet te bente.

-         Ashtuuu! Me kujdes! Ec perpara- thoshte ai.

-         Eca perpara- perseriti lapsi i Zi.

-         Tani kthehu djathtas!- urdheroi Mbreti Laps.

-         Sapo u ktheva djathtas- tha Lapsi i Zi.

-         Mos fol me dhe, bej nje vije te drejte!

-         Nuk flas me dhe, sapo e bera vijen e drejte- foli serish pas Mbretit, Lapsi i Zi.

-         Mos fol me! Kthehu djathtas e vizato bedenat e keshtjelles- urdheroi Mbreti.

-         Ëëëë- ia beri Lapsi i Zi.

-         Ëëëëë, cfare?- e pyeti Mbreti Laps.

-         Ëëëëë, qe bera sipas urdherit tuaj Madheri- tha Lapsi i Zi.

-         Me pelqen me pak kur ben “Ëëëë”- tha Mbreti duke qeshur dhe i hodhi doren ne sup Lapsit te Zi, punetorit te papertuar.

Keshtu, Mbreti Laps dhe Lapsi i Zi punuan perkrah sho-shoqit edhe per disa minuta te tjera e ma pas thirren lapsat e tjere qe t’u vinin prane.

-         Ejani vellezer. Ejani te shihni!- u thirri Lapsi Lajmetar.

-         Ua, sa vizatim i bukur!- thane lapsat kur pane vizatimin.

-         Shume e bukur ngjason Mbreteria jone, por do te duket e persosur kur ta ngjyrosim- tha duke ferkuar gishtat Kafenja.

-         Tashme ju i dini detyrat tuaja- tha Mbreti Laps dhe ata te gjithe iu perbeshen punes.

Punuan pa u lodhur derisa majat iu konsumuan krejt. Atehere kerkuan ndihmen e Zonjes Mprehese e cila dremiste e qete ne enderrat e saj.

-         Cfare ka ndodhur?- pyeti ajo e trembur. Perse me zgjoni ne mes te nates? Kush eshte semure?

-         Jo, jo te gjithe jemi mire- i tha Mbreti i turperuar qe i kishin prishur rehatine Zonjes Mprehese. – vetem se kemi nevoje per ndihmen tuaj.

-         Mire, me thoni cfare duhet te bej- u pergjigj ajo e gatshme per tu dhene ndihmesen e saj.

-         Te na mprehesh majat e nderuar mike, ja cfare-e qartesoi Mbreti Laps.

-         T’ju mpreh majat? Po une ne mengjes jua mpreha ato?- u cudit Zonja Mprehese.

-         E vertete- tha Mbreti Laps

-         Po cfare keni bere qe i keni harxhuar majat?- pyeti kete here edhe me kureshtare Mprehesja.

-         Ejani me ne qe ta shihni- tha Mbreti Laps dhe duke e marre per dore e coi tek vizatimi.

-         Ua, sa vend i bukur!- u cudit Mprehesja.- po cfare eshte kjo?

-         Mbreteria jone, fort e nderuar- folen lapsat njeheresh.

-         Keni bere nje vizatim kaq te mrekullueshem- tha Zonja Mprehese. – Ja vlen qe t’ju mpreh pa u lodhur.

-         Ja ku jeni edhe ju Zonja Mprehese ketu ne vizatim. Shihni sa te madhe ju kemi vizatuar dhe sigurisht prane Madherise se tij, Mbretit tone- tha Rozilka duke e pare me sy te e saj te bukur plot miresi.

Mprehesja e lapsave u lumturua kaq shume qe lapsat e kishin vizatuar edhe ate ne vizatimin e tyre te bukur. Sa te mire qe ishin!

Ndersa Mprehesja vazhdonte qe t’u mprihte majat nje e nga nje, u degjua nje thirrje:

-         Alarm i kuq!Dikush na ka prishur porten e mbreterise.

-         Cfare?

-         Kush?

-         Pse?- pyesnin lapsat ndersa vrapuan drejt forteses.

Ishte krejtesisht e vertete,qe porta kryesore e forteses ishte zhdukur.

-         Vellezer, le te shprendahemi- tha Mbreti Laps.

-         Kerkoni neper dhome, neper cante e kudo derisa te gjeni fajtorin.

Lapsat filluante kerkonin menjehere. Pane ne cante, nen tapet, pas perdeve.

-         E gjetem!- thane lapsat Portokalli dhe Gjelberoshi.

-         Silleni ketu menjehere- foli Mbreti qe nga froni i tij.

Ata erdhen duke shtyre me majat e tyre te mprehta nje… Nje gome.

-         Nje gome?- thirri i habitur Mbreti Laps.

-         Nje gome?- perseriste Lapsi i Zi si zakonisht.

Mbreti Laps e veshtroi me verejtje dhe Lapsi i Zi e kuptoi se duhet qe te heshtte.

-         Pa eja me prane meje- i foli Mbreti, gomes se zene rob.

-         Kush te ka derguar ketu?

-         Askush- tha goma.

-         Hm, nuk dashke te flasesh ti- tha Mbreti Laps.

-         Mire, atehere do te leme Mprehesen qe te kujdeset per ty- tha Mbreti duke i shkelur syrin Zonjes Mprehese.

Ajo levizi pak nga vendi duke bere qe te shkelqente tehu i saj i mprehte. U afrua prane gomes duke i treguar pjesen e mprehte.

-         Mos- tha goma. Une i urrej gervishtjet, sepse me prishin lekuren.

-         Mua më… mua më dergoi Mbreti Gome- mezi mundi te fliste goma.

-         E perse te dergoi ai?- tha Mbreti Laps.

-         Po ja qe te fshij vizatimin e Mbreterise suaj.

-         Perse?- u inatos Mbreti Laps.

-         Sepse gomat kane zili- shpjegoi me tej goma.

-         Zili. Zili per cfare?- tha Mbreti Laps.

-         Zili qe kurre nuk kami patur dhe kurre nuk do te kemi nej mbreteri. Ne nuk mund te vizatojme dot asgje- tha goma shume e deshperuar.

Ndersa flisnin nje ushtri gomash u sul mbi lapsat dhe mbi mbreterine e tyre. Filloi nje beteje e papare ndonjehere me pare. Gomat fshinin pjese te mbreterise se Lapsave dhe lapsat menjehere nxitonin qe ta vizatonin e ta ngjyrosnin pjesen e fshire nga gomat. gomat filluan te leshoheshin me katapulta qe nga larg, ndersa lapsat filluan sulmin me shigjeta mpirese.

Gomat e hedhura me katapulta ecen neper oborret e brendeshme te pallatit mbreteror duke fshire gjithcka qe gjeten perpara. Ndersa fshinin pjese nga vizatimi i lapsave, bene qe te dilnin 2 skuadra shpataresh te fshehur ne nje vend sekret, te gatshem per sulm.

Shpataret lapsa u ndeshen me shkathtesi dhe i sollen gomat armike perpara mbretit te tyre. Disa lapsa e disa goma hipen mbi kuajt lodra te Danit qe ishin aty prane e nisen nje beteje te ashper kaloresie.

Gomave ju erdhen ne ndihme edhe ushtrite e forta te korrektoreve. Atehere lapsat thirren per ndihme ushtrine e stilolapsave.

C’tju them me pare? Mbi tavoline po zhvillohej nje beteje aq e eger saqe Dani qe zgjuar nga gjumi e po i shihte ne heshtje.

-         Mjaft me!- thirri ai dhe gjithcka ngriu ne vend.

Stilolapsat qene prishur dhe lapsave ju qene prishur majat. Gomat qene thermuar vend-vende e korrektoreve u kishte rrjedhur boja e bardhe. Me pak fjale, atje qe bere nje lemsh i papare.

Dani punoi per disa minuta me kujdes dhe shume shpejt vendosi rregull. Lapsat i mprehu, gomat i vuri ne kutite e tyre dhe duke u ulur ne karrigen e tij u tha.

-         Ju pashe e ju degjova te gjitheve.

-         Na pe?- pyeti Mbreti Laps i turperuar.

-         Po, ju pashe. Gjithashtu kam nje zgjidhje ne mend per problemin tuaj.

-         E cila mund te jete ajo?- pyeti i nevrikosur Mbreti Gome.

-         Te jetoni e te punoni se bashku- tha Dani.

-         Me lapsat se bashku? Kurre!- tha Mbreti Gome i acaruar nga ajo qe degjoi.

-         As qe behet fjale!- shtoi Mbreti Laps.

-         Ju mund te jetoni e te punoni se bashku ne Mbreterine e “SHKRIMIT TE BUKUR”- vijoi Dani.

-         Ju mund te fshini gabimet e lapsave- the Dani duke ju drejtuar gomave.

-         Ndersa ju mund te vizatoni gjerat qe ju pelqejne gomave- tha serish duke ju drejtuar lapsave qe qendronin te menduar.

Te dy palet kerkuan pak kohe per tu terhequr e per tu menduar. Pas pak ata thane.

-         Pranojme vetem nese mbreti yne behesh ti Dani- tha Mbreti Laps.

-         Edhe ne na pelqen ideja-shtoi mbreti gome.

Dani buzeqeshi i kenaqur qe i ndihmoi te dy mbreterite qe te pajtohen mes tyre. Qe nga ajo nate ata jetuan ne paqe ne kutine e mjeteve te shkolles dhe e ndihmuan Danin qe te ishte i lumtur ne Mbreterine e Shkrimit te Bukur.

Edi Gogu

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 27 other followers