Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Keshilla praktike per nje jete sa me te shendetshme/practical advices for a healthy life’ Category

Nuk e di per ju, po per mua zgjedhja e nje ushqyerjeje te shendetshme per familjen dhe per femijet, eshte tejet e rendesishme.

Plot here deshira jone per ti ushqyer shendetshem, has ne rezistence dhe qejfprishje.

Nese duam qe femijet tane te konsumojne gjithçka qe ne ju ofrojme, atehere duhet te kujdesemi per prezantimin e tyre me ushqime te shendetshme qe ne foshnjeri.

Nena e gjyshe te dashura; mesojini femijet te pijne uje, qumesht, dhalle, çaj bimor, komposto me fruta te fresketa, lengje frutash te shtrydhura vete, vend te pijeve me gaz, ngjyrues e njemije lloje konservuesish.

Mesojini femijet te konsumojne ushqime te pergatitura ne shtepi dhe, mos ju blini patatina, biskota, embelsira qe rrine me vite neper rafte supermarketesh.

Gjate udhetimeve, ofrojuni femijeve byrek, kek apo biskota shtepie, fruta apo perime te pastruara e te prera si kastraveca, speca, domate, molle, dardhe. Perdorni frutat e perimet e stines.

Ne mengjes e darke ofrojuni femijeve drithera si tershera me kos e fruta, ne vend te kosit te blere me fruta.

Perdorni trahanate e famshme te embla e me qumesht pasi jane te gatuara me zemren e dritherave.

Nese femijet kerkojne cokokrem per te lyer buken, ofrojuni recel te bere vete apo mjalte.

Nje fete buke me mjalte, pak kanelle dhe nje banane e prere feta mbi te, eshte me e shendetshme per femijen, sesa nje fete buke e lyer me cokokrem.

Une preferoj te perdor mjalte ne gatimet e mia; psh ne gatimet qe kerkojne sheqer bej zevendesimin e tyre me mjalte. I referohem gatimit te kekut, biskotave, recelrave dhe kompostove.

Ju lutem te kini parasysh qe ushqimet e blera, jane shume larg vlerave ushqyese te ushqimeve qe pergatiten vete.

Femijet tane nuk dine ende te zgjedhin menyren me te shendetshme per tu ushqyer, POR ne dime!!!!

Zgjidhni duke patur ata ndermend!

Ju uroj frymezim e dashuri ne kuzhinen tuaj!

Me ❤️,
Edi

Read Full Post »

Ju pershendes me shume mall, te gjithe juve, lexuesve e miqve fisnike te kesaj faqeje!

Ju falenderoj per vleresimet tuaja dhe sot po i pergjigjem nje pyetjeje te ardhur me email; Çfare dhurate te thjeshte mund ti bej nje mikeshe te ngushte qe e adhuron kuzhinen?

Disa ide mund te jene si me poshte:

Nje mbulese tavoline e qendisur
Nje perparese kuzhine
Nje set thikash
Nje shumellojshmeri erezash te thata
Nje sallatiere
Nje cajnik
Forma silikoni
Vazo me ereza te fresketa e lule me te cilat mund te dekorosh pjatat

Te preferuarat e mia jane: (dmth ato qe çoj une)
Embelsire e gatuar ne shtepi
Lloje te ndryshme recelrash
Kavanoza te bukur me turshi
😊😊Djathte i bardhe i prere ne feta dhe i mbuluar me vaj ulliri dhe copa bajamesh e spec djeges😊😊😊

Ju takon juve te zgjidhni tani.

Ju uroj shendet dhe oreks te mbare 😊

Me ❤️,

Edi

Read Full Post »

Per nje cajnik familjar me caj bombe me vitamine C kunder gripit nevojiten:

1luge caji kokrra trendafil i eger
1 luge caji lule murrizi
1luge caji kamomil lule
2 luge gjelle lule bliri
Portokall ne feta
Limon ne feta
1 luge lule dielli
Mjalte e kanelle.

Mbi gjethet, lulet e frutat hidhni uje te vluar. Mbulpjeni cajnikun me kapak per 10 minuta, kullojeni e shijojeni.

Te shkuara kujt po vuan nga gripi. Ky caj ju jepet edhe femijeve mbi nje vjec.

Me dashuri,
Edi Gogu

20131006-170959.jpg

Read Full Post »

Nuk e coja kurresesi neper mend qe ky dimri i lagesht, do te me shijonte kaq shume ne çajnikun tim☕

Fatkeqesisht, femijet jane te ekspozuar ndaj sulmeve te panumerta virozash qe “bejne gallate” neper cerdhe, kopshte e shkolla. Keshtu qe behemi shpesh pre e semundjeve familjarisht.

Une jam e parimit qe ti luftojme semundjet ne menyre natyrale e te shendetshme; psh permes supes me leng pule per disa dite me rradhe, konsumimit te frutave e perimeve, vecanerisht atyre qe permbajne vitamine C dhe, padyshim permes cajrave bimore te pergatitur ne shtepi.

Te gjithe perberesit qe kam zgjedhur per kete caj jane lehtesisht te gjendshem dhe shume efikas per te luftuar gripin e te ftohtin, madje te keshillueshem edhe per femije te moshes mbi 6 muajsh.

Per nje cajnik qe u sherben 8 personave (ose 4 personave qe pijne edhe nje filxhan te dyte:-)

Xhenxhefil rrenje- nje cope 3 cm e pastruar, qeruar dhe prere ne feta te holla

Nje shkop kanelle

8 kokrra trendafil i eger

Tri kapje me majen e gishterinjve, lule bliri

2 luge gjelle mjalte (fshati)

8 filxhane te medhenj caji uje.

Pasi te vloje uji, hidhni brenda perberesit pa mjaltin dhe lerini te vlojne edhe tri minuta se bashku. Fikeni soben/zjarrin dhe lereni enen te mbuluar edhe per 15 minuta te tjera. Shtoni mjaltin dhe duke u kujdesur qe te mos digjeni, JU BEFTE MIRE:-)

Ky caj redukton simptomat e gripit, lehteson frymemarrjen, qeteson bronket, lehteson tretjen, qeteson sistemin nervor, te ngroh “barkun” dhe te jep nje shkak per te shijuar ndonje biskote apo cope kek te mire;)

Qofshi si kokrra e molles!

Me dashuri,
Edi Gogu

20121206-151659.jpg

Read Full Post »

Ne cdo stine, une kam te njejtin shqetesim si edhe shume prej jush; cila eshte temperatura e ajrit qe i ben mire femijes tim?

Teorite, si ne cdo ceshtje tjeter jane te panumerta:-)

Per stinen e dimrit, kur na duhet te perdorim ngrohesa ambienti, eshte e keshillueshme nga pediatret (jo nga mendja ime) qe temperaturat e ajrit te variojne nga 17-21 grade celsius.

Kur e degjova per here te pare, mendova:”Aaa, dmth plevit!”, por femija duke qendruar ne kete temperature e ka me te lehte te pershtatet me ambientin jashte dhe nuk krijon diferenca te medha shokuese per organizmin e tij te vogel.

Ndersa ne stinen e veres, ajri keshillohet te varioje nga 26-28 grade celsius, sidomos per ne qe jetojme ne nje vend ku temperaturat e ajrit ne vere, i kalojne 40 gradet.

Megjithate, ju i dini me mire sesa une kushtet klimaterike ne Brazil, Australi, Suedi, Gjermani, Kosove, Kroaci, Venezuele, Zimbabve dhe nga te gjitha 89 shtetet qe me shkruani dhe lexoni faqen time.

Ideja eshte qe te mos krijoni diferenca shokuese per organizmin e femijes, pasi duke qene te vegjel, ata mezi e veterregullojne temperaturen e trupit te tyre.

Ju uroj prinderim te mbare dhe vec buzagaz;)

Me dashuri,

Edi Gogu

Read Full Post »

Pershendetje vjeshtake per te gjithe ju lexues te blogut tim;)

Fale nje sherbimi te detajuar statistikor te wordpress-it, kam arritur te shoh se ne cfare shtetesh jetojne lexuesit e mi dhe ndihem sikur jemi miq pasi flasim te njejten gjuhe amtare. megjithese jetojme neper kontinente te ndryshme;-)

Ju falenderoj per dashamiresine dhe mbeshtetjen tuaj!

Tani te kthehem ne temen e ketij shkrimi.
Nje mikja ime, nene per here te pare me pyeti sesi mund t’ja dale mbane dites se vaksinimit te vajzes se saj 2 muajshe.

Nuk e di per ju, por une e kam tmerr vaksinimin e femijeve. E di shume mire qe eshte dicka e dobishme per shendetin, por shpimin e femijes me age dhe te qarat e tij/saj me bejne keq.

Po ju rendit disa keshilla praktike qe do t’ju nevojiten, (ne fakt edhe mua, pasi femijet e mi nuk e kane mbyllur procesin e vaksinimit ende).

Mos harroni qe vaksinimi eshte i nevojshem dhe i dobishem.

Mos harroni daten e vaksinimit. Shenojeni diku dhe mbajeni ne nje vend te dukshem.

Kur femija eshte nen nje vjec, nuk kupton cdo gje ne lidhje me vaksinimin, megjithate shpjegojani qe me pare se cfare do te beje ne konsultore.

Mbani nje loder muzikore apo dicka qe femijes u pelqen per ta shperqendruar.

Pas vaksinimit perqafojeni fort duke vendosur faqen tuaj mbi te bebushit.

Kontakti me lekuren tuaj e qeteson dhe i jep siguri.

Kur femija eshte mbi nje vjec, shpjegojani duke e ilustruar vaksinimin me nje shiringe loder, tek nje kukull apo loder pellushi. Shpjegojani femijes tuaj qe do te beje nje vaksine, pasi megjithese nuk duket, zemrushi i vogel dic kupton.

Mos e genjeni, por tregojini te verteten. Pas vaksines, mund ti blini nje liber te ri, ose ti jepni nje liber te cilin e keni blere me pare. Duhet ta ndihmoni ta heqe mendjen nga shpimi me age.

Kur femija kupton mjaftueshem, mund ti shpjegoni me ne detaje, mbi vaksinimin, mikrobet e dobesuara e sesi funksionon rritja e imunitetit permes vaksinave. Femijet i kane qejf betejat e mikrobeve me vitaminat.

Nxitini femijet tuaj, te flasin per ndjesite e tyre mbi kete teme dhe perse jo, te mos e shprehin perceptimin e tyre permea vizatimit?

Menjehere pas vaksinimit shkoni ne shtepi.

Mos i jepni femijes kot as paracetamol as valium, sic keshillohet ne konsultoret shqiptare. Ketu thone jepi nje doze qe ne moshen dymuajshe, qe te mos kete temp.

Paracetamoli ne cfaredo lloj shurupi, nese u jepet foshnjave nen 6 muaj, shkakton deme ne melci. Kujdes!!!!!!!

****Ne nje ene te ceket, perzieni lengun e nje limoni te shtrydhur me dy luge gjelle niseshte. Masen e formuar perziejeni mire derisa te behet njesh. Me nje pambuk steril merrni pak (nje luge caji) prej saj dhe vendoseni mbi vendin e shpimit. Lidheni me fasho vetengjitese dhe nderrojeni cdo 30 min.

Limoni me niseshtene, bejne qe te shperndahet ilaci e te mos enjtet apo skuqet.

Sa me pare ta beni kete komprese, aq me mire.

Perseriteni aq here sa te jete e nevojshme.

Per raste komplikimesh (uroj qe te mos ndodhe kurre) ju lutem ti drejtoheni mjekut.

Po mu kujtua tjeter gje, do ta shkruaj.

Gjithe te mirat;)

Edi Gogu

Read Full Post »

Mirembrema te dashur miq,

E di qe kam bere ca mungesa kete jave, por “kam justifikim nga prindi”, qe jam semure. Ne fakt jemi familjarisht.

Diten kur u “palosem” te gjithe ne shtrat e ankoheshim nga temperatura e larte e dhimbjet e eshtrave, mu keput shpirti, kur kuptova sesa dhimbje kishin kaluar Princesha ime dhe bebushi i vogel.

Nejse, jam e lumtur qe po rikuperohemi ne shtepine tone te ngrohte me njeri-tjetrin prane, e jo ne spital apo ne ndonje strehe kartoni, ku mezi e gdhijne naten qyqaret mjerane:-((

Gjeta ne internet nje recete caji qe funksionon si fuqizues dhe pastrues i organizmit nga gripi e te ftohtit stinor.

Per mungese kohe dhe nervash te lodhura nuk po i perkthej te mirat e secilit perberes, po ju mund t’i gjeni ne internet, gjithmone nese keni kuriozitet.

2 luge caji, caj i bardhe ( une e blej tek Sonnentor, tek Rogneri)
2 gozhde karafil
Gjysem shkopi kanelle
Nje cope xhenxhefil (ginger/zenzero) sa gjysma e gishtit tregues e grire ne rende.
2 filxhane uje qe vlon.

Pasi uji ka arritur piken e vlimit, i hedhim te gjithe perberesit brenda dhe i vlojme per 3 minuta. Lereni enen me kapak per 15 minuta dhe pastaj, Ju befte mire!!!!

Uroj qe te jeni ne forme te shkelqyer;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 27 other followers