Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Gatuajme se bashku/let s cook’ Category

Receta per kerpudha furre te mbushura:

Nevojitet 1 1/2 kuti kerpudhash te fresketa, te cilave ju hiqen bishtat dhe pjesa e tyre duke krijuar boshllek. Lahen me uje e sode dhe thahen me kujdes.

Ne nje tas qelqi hidhen tri hudhra te njoma te grira, nje tufe koper e grire, pak djathte i bardhe, nje veze, 3 luge qumesht dhe djathte kackavall I grire (une preferoj djathte Parmesan) dhe perzihen mire.

Me kete perzierje mbushen “barqet” e kerpudhave.

Sperkatini siper me vaj ulliri e pak piper te zi dhe piqini ne furre per 15 min ne 170 grade.

Nese ju pelqejne shijet pikante, sperkatini kerpudhat me vaj speci djeges.

Ju uroj fantazi ne kuzhine:-)

Me dashuri,
Edi Gogu

20140210-210228.jpg

20140210-210242.jpg

Read Full Post »

Mikesha te shtrenjta,

Per efekt te mungeses se kohes, ju postova foton dhe receten qe pergatita para dy ditesh per faqen Profamilja ne FB:-)

Me dashuri,

Edi Gogu

20121210-144646.jpg

Read Full Post »

Recel molle

Molla eshte nje nder frutat dominuese te dimrit dhe ajo per te cilen perdoret shprehja: “Nje molle ne dite, te mban larg nga doktori”;))

Me keni kerkuar nje recete per recel molle. Ja ku e keni dhe eshte gati per 10 minuta.

5 molle (starkinge ose beliflore) te pastruara, qeruara dhe prera ne fijeza te holla
150 gr sheqer (une perdor 5 luge gjelle mjalte)
1 shkop kanelle
Lengu i 1 1/2 portokall

Hidhini perberesit ne nje tenxhere dhe pasi masa te marre vale, lerini te zjejne per 10 min ose me pak derisa shurupi te jete trashur.

Lereni te ftohet dhe ju befte mire;)

Embelsisht,

Edi Gogu

Read Full Post »

A ju pelqen vjeshta? Nese po, do deshironit ta kishit te gjithen ne filxhanin tuaj?

Per me teper klikoni tek pijmenjecajeflasim-googuls.blogspot.com

Ju uroj nje dite plot buzagaz,

Edi Gogu

Read Full Post »

Mire se erdhet ne faqen time:-)

Nuk e di per ju, po une kur kam miq ne shtepi, kam deshire qe t’ju sherbej e te kenaqen, sidomos nese do te konsumojme ndonje vakt se bashku.

Nje dreke, me erdhen kusherinj pa lajmeruar, ndaj edhe mundesh te improvizoja rrufeshem.

C’bera? Nje kek me hudhra;

Ne formen e kekut hedh pak vaj ulliri. Ne te shtro feta buke te prera holle derisa te mbushet krejt forma e kekut.

Midis fetave te bukes, hidh vaj ulliri, kripe, rigon e hudhra te shtypura.

Grij 200 gr djathe parmexhan ose cfare lloji te duash dhe perzieje me dy te verdha veze.

Sperkate buken me kete perzierje dhe fute ne furre me 150 grade per 5 minuta.

Me pas me ndihmen e nje spatule druri, shperndaje kekun e kripur ne pjatat e bukes per te shoqeruar supen apo gjellen.

Ju befte mire;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

20120902-230750.jpg

Te dashur miq,
Se shpejti do t’ju postoj receten e kekut ne foto dhe do ti pergjigjem mesazheve tuaja.

Ju uroj nje jave te kendshme;)
Miqesisht,
Edi Gogu

Read Full Post »

Miq te dashur,

Eshte mesnate dhe po behem gati te mbyll diten time. Meqe nuk kam mundur tu postoj dicka keto kohe, thashe te mos e humbas kete mundesi e te shkruaj.

Per neser kam vendosur te bej nje sallate pastrimi. Po po, sallate pastrimi, por te frigoriferit ama. Kete emer marrin gjellet dhe sallatrat ne mendjen time, sa here qe vendos te gatuaj, mbi ate “lende te pare” qe ka frigoriferi.

Sallata do te kete baze kungujsh:

Per 4 persona;
4-5 kunguj mesatare te prere ne rrathe shume te holle
2 kastravece mesatare te prere ne kubike mesatare
2 karrota te prera ne fije te holla
1 pjeshke ose kajsi e prere ne forme gjysme hene
Koper
Spec jeshil i prere holle
1 thelp hudher e grire holle
Kripe
Vaj ulliri
Limon
Fara kungulli
Fara liri

Mos druani ta konsumoni kungullin te pagatuar, madje ashtu serviruani edhe femijeve tuaj qe te mund te marrin sa me shume vitamina.

Gatuajini njesoj si cdo sallate. Une preferoj ta “sperkat” siper sallaten me fara kungulli te gjelbra e fara liri.

Ju befte mire;)

Me dashuri,
Edi Gogu

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 25 other followers