Pershendetje te dashur miq,
Ka mes jush prinder qe jane bekuar me lindjen e femijes se tyre dhe qe ndodhen mes sfides se ushqyerjes me gji, demtimit te gjoksit apo edhe me pershtatjen e zakoneve te gjumit dhe zhvendosjen e “preferencave” te foshnjes tuaj per gjume gjate dites dhe per “koncert” recital gjate nates.
Do t’ju lutesha qe te keni parasysh qe ne kete situate ndodhen edhe qindra mijera prinder te tjere dhe se situata te tilla mund te ndryshojne me fare pak pune dhe me shume durim e kembengulje:-)
Une do t’ju shkruaj disa ide praktike qe ne i kemi provuar me femijet tane, por edhe shume prinder i kane ushtruar me sukses tek femijet e tyre pergjate shume viteve.
Keshillat mund te tingellojne pak te veshtira pe tu vene ne jete, por nese deshironi qe vajza apo djali juaj te krijoje zakone te mira fjetjeje dhe ushqimi, duhen ndjekur duke pasur parasysh qellimin final.
ZHVENDOSJA E ORARIT TE GJUMIT NGA DITA DREJT NATES dhe orari i te ushqyerit
- mundohuni qe te shmangni gjumin e tejzgjatur gjate dites. Kjo gje arrihet duke vendosur nje plan ditor per foshnjen qe ngjan pak a shume keshtu.
- I sapolinduri deri ne 4 javesh ushqehet sipas nje orari prej 3 oresh; 8 ne mengjes, 11 paradite, 14 pasdreke, 17 pasdite, 20 mbremje, 23 darke, 2 mesnate, 5 mengjes.
- ju duhet qe te siguroheni qe femija te konsumoje nje minimum prej 8 vaktesh gjate ketyre javeve.
- mund ta ushqeni femijen tuaj sipas nevojes se tij edhe cdo 2 ore e gjysem ne vend te 3 oreve. Ju lutem qe te siguroheni qe foshnja ushqehet 10-15 minuta ne secilin gji.
Qe ta zhvendosni orarin e gjumit nga paraditja per ne darke mund te beni disa gjera praktike te cilat sa me shpejt qe ti aplikoni, aq me kollaj do te jete per femijen tuaj qe te pershatet.
CFARE DUHET TE BENI;
ora 8 e mengjesit
- ushqejeni dhe nderrojini pampersin
- MBAJENI ZGJUAR DUKE I FOLUR, DUKE E SHETITUR NEPER SHTEPI DHE DUKE I LEVIZUR KEMBET APO DUART NESE FILLON TE PERGJUMET
- pas 1 ore vereni te flere
ora 11 paradite
- ushqejeni dhe nderrojini pampersin
- MBAJENI ZGJUAR. Bejini banje dhe vendoseni ne nje ndenjese relaksuese prane dritares dhe flitini.
- Pas nje ore nga banja vendoseni per te fjetur
ESHTE E RENDESISHME QE FEMIJA TE FLEJE 2-4 ORE PARADITE NE KETE MOSHE
ora 2 pasdreke
- ushqejeni dhe nderrojini pampersin
- MBAJENI ZGJUAR; luani me femijen tuaj. Mbajeni prane vetes dhe lexojini apo edhe kendojini.
- Vereni te flere
ora 5 pasdite
- ushqejeni dhe nderrojini pampersin
- MBAJENI ZGJUAR. Eshte momenti per te kaluar kohe me te gjithe familjen. Mund ta merrni ne krahe dhe ti flisni me rradhe apo edhe ta masazhoni ne shputat e kembeve, pasi bebet e pelqejne kete gje dhe masazhi i shplodh dhe i argeton.
- vereni per te fjetur
ora 8 e mbremjes
- ushqejeni dhe nderrojini pampersin
- MUNDESISHT MBAJENI PAKEZ ZGJUAR DUKE E SJELLE VERDALLE NEPER SHTEPI DHE DUKE I FOLUR
- vereni per te fjetur
ora 11 e darkes
- ushqejeni, nderrojini pampersin dhe vereni ne gjume menjehere.
NESE FEMIJA PA KESAJ ORE FLE ME SHUME SE 3 ORE, MOS E ZGJONI DHE LERENI QE TE ZGJOHET VETE, POR SIGUROHUNI QE TE MOS KALOJE ME SHUME SE 5 ORE PA U USHQYER.
Ne oraret e mesnates ushqejeni dhe vendoseni menjehere ne shtrat.
Marseda javet e para jane shume te rendesishme per te krijuar nje rregjim te mire ushqimi dhe fjetjeje qe do te ndikoje te gjithe jeten e saj dhe zhvillimin mendor, emocional dhe shume momente te tjera te rendesishme te zhvillimit psikomotor.
CFARE TE BEJ KUR ME DEMTOHET GJIRI NGA USHQYERJA E FEMIJES? TA NDERPRES DHENIEN E GJIRIT DHE TE PERDOR QUMESHT FARMACIE?
NE LIDHJE ME GJIRIN, edhe une e kam kaluar momentin e kafshimit te gjirit nga femija dhe carjes e gjakosjes dhe e di shume mire sesa dhimbje perjeton nje mama, POR formula nuk eshte zgjedhja me e mire, pasi femijet qe ushqehen me formula (qumesht farmacie) kane tendencen e kalimit ne diarre te shpeshta, shfaqin lloje te ndryshme alergjie, etj etj
Ju lutem, qe me pak durim te provoni t’i jepni femijes gji edhe kur keni dhimbje dhe demtim te gjirit, pasi qumeshti i gjirit pervec vlerave te larta ushqyese sherben edhe si imunizues ndaj viruseve e semundjeve te femijerise.
Nese ndodh qe ka edhe pakez gjak ne koken e gjirit, mos u shqetesoni se nuk i ben dem femijes, por mos e nderpritni ushqimin me gji. Me kalimin e kohes (po ju rrefej te verteten ndoshta pas 2-3 muajsh) gjiri do t’ju jete mesuar dhe nuk do te ndieni me dhimbje.
TE GJITHA MAMAVE JU DEMTOHET GJIRI, NE CDO LINDJE NGA TE THITHURIT E FOSHNJES, POR KJO ESHTE NJE FAZE KALIMTARE.
Ju lutem, sigurohuni qe ti jepni femijes sa me shume nga areola ( koka e gjirit) ne menyre qe ajo te thithe qumesht mjaftueshem dhe ju te mos keni dhimbje. Po i dhate vetem koken e gjirit (majen) ajo/ai nuk do te thithe qumesht mjaftueshem dhe ju do te keni shume dhimbje.
Nese jeni te interesuar per me shume informacion ne lidhje me kete teme, ju lutem me shkruani qe te leme nje dite per te chat-uar, te flasim online:-)
Gjithe te mirat dhe e shijofshi memesine:-)
Dashamiresisht,
Edi Gogu
thnxxxxxxxxxxxx
tung un jam fera jam bere nene per her te par femiju im eshet 8 muajsh dhe kisha dashur te flas me juve online per menyyren e ushqimit dhe fjetjes me pelqeu shum ky orar qe paskeni treguar kisha dashur qe ne mbremje te flas me juve sepse ne mbremje flen mir dhe kam ko me shum nese mundeni tung tung
Peshendetje
Kam vajzen 8 muashj e kam vene ne orare ne prejshtim qe naten nuk i jam asgje prej ores 8 ose 9 deri ne 5 ose 6.
Qfare mendoni ju per kete?
Do te doj dhe une te kumonikoj mirpo nuk jam ka e kuptoj se si a ne msn a ne chat online
Qdo te mire Valbona
Pershendetje Valbona,
Mendoj se keni bere shume mire qe e keni vendosur femijen tuaj ne nje rregjim. Nese e shihni qe femija juaj nuk vuan urie apo nuk grindet gjate ketij orari, atehere kjo eshte nje gje shume e mire.
Bashke mund te flasim ne chat nese ju perdorni skype. Po ju vendos te dhenat e skypet tim “edgo08″ dhe vendosim nje dite kur mund te komunikojme se bashku.
Ju uroj gjithe te mirat dhe memesi te bekuar:-)
Me respekt,
Edi Gogu
Pershendetje
Une e kam nje bebe te vogel 1 muajshe eshte vajze. Por ka afer 2 jav qe nuk eshte e qete pasi ka veshtiresi ne stomak, ka grçe d/m.th. me sa e kuptoj une nuk mund ta tret qumshtin e nenes mir dhe kur i vijn gazrat e lodhin shum dhe shkuqet ne fytyre.
Ju çfar me propozoni qe t’i jap. Edhe pse e kam provuar me çaj nane por prap nuk po i ndihmon.
Pershendetje nga Gina,kam bebin 4 muaj e gjysme e ushqej me gji,aptamil e qaj bekutan tash dua te filloj me hip ushqim ti jap po kam frik si dhe ne qfar vakte ta ushqej ok flm per keshill gjith te mirat.
Pershendetje,
Une jam vete nene e nje foshnjeje 7 muajsh dhe vetem para tri javesh i fillova pak ushqim krahas qumeshtit tim.
Pediatria jone me rekomandoi marken “Humana” si me te miren per ushqim bebesh.
Po ju rrefej si veproj edhe une vete dhe vendosni ju sesi do te veproni me foshnjen tuaj.
Vaktin me ushqim shtese, ja fillova ne dreke, duke i dhene edhe gji menjehere pas konsumimit te vaktit. Zieni ujin ne nje ene dhe lereni te ftohet deri ne 50 grade. Ne nje ene hidhni nje luge miell orizi pluhur dhe shtoni aq uje sa te jete pak me e trashe se qumeshti i gjirit.
Mos u dekurajoni nese duket sikur nuk i pelqen femijes, pasi eshte nje shije e re per te.
Vazhdoni keshtu per nje jave e me pas provoni ti jepni dy vakte ushqim-gji.
Per me tej, do ju shkruaj se shpejti.
Gjithe te mirat!!!
Si nena, nenes;)
Edi
pershendetje.kam nje djal 8muajsh,nuk flen shum pothujse fare gjat dites,kam dhe ni problem kafilluar te luaj koken majtas djathtas,mos ndoshta idhembin vesht.
Ju pershendes dhe ju uroj jete te gjate per djalin tuaj!!!
Ka shume femije qe nuk flene shume gjate dites, por ne moshen e tij, eshte mire qe ai te fleje te pakten dy here ne dite.
Edhe djali im i vogel eshte 8 muajsh dhe une e ve per te fjetur ne ora 9 dhe ne 12 paradite.
Perpiquni ti krijoni ambient gjumi. Luani me te qe te harxhoje energji e ta zere gjumi. Provoni ta vini ne shtrat e ta qetesoni me nje loder muzikore apo edhe duke i vene muzike klasike ne ambient, sepse femijet e pelqejne shume.
Nese femija ka dhimbje veshi, qan me piskame sepse dhimbja eshte e forte. Levizjet e kokes qe i ben dhe djali im, jane thjesht levizje te reja qe i pelqejne ti bejne, mund te jete edhe per te fituar rehati nga ndonje pozicion qendrimi.
Qofshi mire!!!
Me dashuri si nena-nenes,
Edi Gogu
Ju pershendes dhe ju uroj jete te gjate per djalin tuaj!!!
Ka shume femije qe nuk flene shume gjate dites, por ne moshen e tij, eshte mire qe ai te fleje te pakten dy here ne dite.
Edhe djali im i vogel eshte 8 muajsh dhe une e ve per te fjetur ne ora 9 dhe ne 12 paradite.
Perpiquni ti krijoni ambient gjumi. Luani me te qe te harxhoje energji e ta zere gjumi. Provoni ta vini ne shtrat e ta qetesoni me nje loder muzikore apo edhe duke i vene muzike klasike ne ambient, sepse femijet e pelqejne shume.
Nese femija ka dhimbje veshi, qan me piskame sepse dhimbja eshte e forte. Levizjet e kokes qe i ben dhe djali im, jane thjesht levizje te reja qe i pelqejne ti bejne, mund te jete edhe per te fituar rehati nga ndonje pozicion qendrimi.
Qofshi mire!!!
Me dashuri si nena-nenes,
Edi Gogu
Pershendetje Nga Rinna
Edhe Un po ashtu e kom nje djal tash me 30 i mbush 7 muja,,Kom pas shum veshtersi gjat ditev te par por me kalim e kohes jom adptu se gjith qka ish e re per mu se ishte Lindja e par.
Mu po me shqetson se naten nuk flen edhe rahatshem djal, po me sa po e kuptoj un dalja e dhembve po e mundon shum, edhe pse te gjitha i ka me orat te caktuar edhe gjumin edhe ushqimin se un jeton ne zvicer edhe ne Hopital
me kan kshilluar si te kujdesesh per ni femi.
Te pershendes shum edhe me vjen mir qe jep keshilla per Nenat e reja.
Rina, ju falenderoj per fjalet e mira dhe ju uroj jete te gjate e te bekuar per femijen tuaj!
Me vjen keq qe dhimbjet e dhembeve po e shqetesojne femijen tuaj.
Djalit tone te vogel po i dalin dhembet gjithashtu. Une perdor pak xhel qetesues per foshnja dhe perpiqem ta qetesoj duke e perkedhelur e duke i kenduar. Per mua kjo ka funksionuar.
Uroj qe ta kete sa me te lehte e me shendet daljen e dhembeve!!!
Qofshi mire;)
Me dashuri si nena-nenes,
Edi Gogu
Pershendetje.
Une kam nje femije 9.5 muajshe. Problemi me te qendron se ka filluar te mbaj ushqimin ne goje. ha dy-tre luge dhe pjesen tjeter nuk e gelltit. Nuk di si te veproj me te. Mund te me ndihoni me ndonje ide. I kane dale vetem dy dhembe qysh 6 muajshe dhe te tjere jo. Gjithashtu doja te pyesja se sa vakte te plote duhet te kete nje femije 10 muajsh.
Ju faleminderit
Pershendetje:-)
Ta keni me jete te gjate bebushin tuaj!!!
Do te doja te dija me shume rreth llojit te ushqimit dhe a pi me gji femija juaj, megjithate deri ne moshen nje vjecare, (edhe me pas, por kjo nuk eshte teme me interes ne kete momenr) femija ka nevoje per tri vakte kryesore me ushqim te gatuar dhe dy vakte te tjera me qumesht gjiri apo qumesht farmacie.
Nje rregjim ditor ushqyerjeje ngjan keshtu:
Qumesht (heret ne mengj 6)
Ushqim bebi (nga ora 10)
Ushqim bebi (dreke ora 14)
Ushqim bebi (darke ora 18)
Qumesht (ora 21)
Ju veproni sipas orareve tuaja me te cilat e keni mesuar femijen.
Nuk e di se cfare i gatuani neper vakte, por provoni qe ti jepni karote, kungull e patate, laker, bizele (sipas deshires tuaj) te ziera e te bera pure, te perziera me pak miell orizi. Provoni nga pak. Mos i hidhni as kripe as yndyre ushqimit.
Ne mengjes, miellit te orizit apo atij te perzier me miser (une per vete i blej tek Rossmann) shtojini pak uje te vaket dhe leng molle e karote te shtrydhur.
Sugjeroj ndryshimin e dietes. Perimet patjeter te perziera me miell orizi apo disa dritherash sepse femija ka nevoje per te dyja dhe me dritherat duhet te mesohet qe ne vogeli.
Ndersa e ushqeni, jepini ne dore nje luge qe ti vije deshire per tu ushqyer. Le te behet pis, duhet te “zere miqesi me ushqimin”.
Me shkruani nese keni nevoje perseri.
Ju uroj vec te mira!
Si nena-nenes;)
Me dashuri
Edi Gogu
pershendetje !! Ju falenderoj per keshillat qe na jepni ne nenave te reja. Doja te dija a jan normale jarget per nji femij tre mujsh pasi ka shum..mos mbase o i dalin dhembet ? ju flm
Ju pershendes edhe une juve:/)
Sa bukur, paskeni nje foshnje te vogel. Muajt kalojne aq shpejt, sa mua me duket cudi qe djali yne gati po mbush vitin.
Pas lindjes i gjithe trupi i femijes fillon te pershtatet me jeten jashte barkut te nenes. Ne moshen e femijes tuaj, sekrecionet lidhen me berjen gati te mishrave per daljen e dhembeve.
Gjendrat e peshtymes sekretojne peshtyme dhe pas nje kulminacioni andej nga muaji i katert, sasia e tyre do te ulet.
Ka femije qe dhembet e pare ju dalin ne moshe 4, 5, 6 muajsh, apo edhe 8,9 muajsh ose edhe nje vjec.
Zakonisht dalja e dhembeve, shoqerohet me enjtje ose skuqje te mishrave te dhembeve.
Ne farmaci shiten lodra qe e qetesojne femijen tuaj gjate kesaj kohe, pasi ju mund t’ja mbani me doren tuaj e femija ti kafshoje.
Gjithashtu ne farmaci gjenden disa lloje xheli qetesues qe e ndihmojne femijen e ia qetesojne dhimbjet.
Uroj qe femija juaj te kete jete te gjate e dalje te dhembeve sa me te lehte!
E shijofshi memesine:-)
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Jeni shum e sjellshme ju falenderoj nga zemra per kete keshill
Ju flnd;-) edhe une per fjalet e mira!
Ne nenat, pervecse kujdesemi per familjet tona, jemi perkrah njera-tjetres per ta ndihmuar sho-shoqen;)
Ju uroj veç te mira!!!
Me fal ne qoftese ju shqetsoj perseri,kisha dhe nji pytje..un djalin e kam me gji,por problemi eshte qe kto koh po me grindet shum nk pin mjaftushem,dhe qan..mos mbase nk e ngop qumshti im? ju theksoj qe e kam provuar per ti dhen qumesht faramcie por nk ma kap bibironin fare,ka nai metod tjeter ? ju flm
Pershendetje Borana,
Mesa duket femija juaj ka nje shqetesim. Mbaj mend qe kishte filluar te shtonte sekrecionet e peshtymes, qe ka lidhje me pergatitjet per daljen e dhembeve.
Ky proces eshte i dhimbshem dhe i veshtire per foshnjen, ndaj JU LUTEM, ngulmoni ta ushqeni me gji.
Nderkohe shikoni sesi po ecen me parametrat e shtimit ne peshe. Nese cdo gje ecen normalisht, thjesht kini durim dhe ushqejeni me gji, ndersa i lehtesoni dhimbjet me xhel freskues per mishrat e dhembeve.
Nese femija nuk shton, atehere, jepini qumesht farmacie. Nese serish nuk e kap biberonin, perdorni gota per femije 4 muajsh, qe kane nje vrime te vogel qe femija ta thithe qumeshtin.
Kur eshte i shqetesuar, ferkojeni, bejini masazh, kendojini qe ta heqe mendjen nga dhimbja dhe te qetesohet.
Uroj qe gjerat te permiresohen, mike e dashur.
Edhe une has plot sfida me bebushin tim te vogel;), por memesine e shijoj si asgje tjeter dhe kur gjerat behen te veshtira, ngul kembe dhe eci perpara:)
Me dashuri,
Edi Gogu
jo me peshen mir eshte der tani,por un kam filluar ti jap pure molle,ose sic quhen ktu ne itali tapa,i jap nji kavanoz te vogel ne dit,por problemi eshte qe sa e han del direkt jasht ,ka ndonje gje?? flm qe me informove rreth ksaj gote se un nk ja kisha haberin,se dua ti filloj pak qumeshte plur me biskota… ju flm edhe nje her ..dhe ju ta keni me shendet beben tuaj. bacio
Borana, nuk e di se cfare te ka keshilluar pediatria jote dhe nderkohe une do te kerkoj e do te pyes mjekun se mos ka lidhje pureja e molles me te dalet jashte.
Ndoshta nuk ka lidhje, por une do te te shkruaj sapo te marr vesh dicka.
Gjithe te mirat!
Borana, molla ka veti laksative, por e bere pure ndihmon ne stabilizimin e stomakut.
Mendoj qe femijes tuaj, t’ja nderprisni per momentin pasi eshte i vogel per te konsumuar fruta dhe se ka nevoje per qull me miell orizi.
Megjithate, vendimin perfundimtar e merrni ju.
Gjithe te mirat;-)
Edi Gogu
Pershendetje nga fera
U jam ber nene per her te dy ekam nje djal 2 vjec eshte shum problematik shum agresiv qan shum han shum shum pak qka me rekomandon me te por edhe ekam nje vajz 3 muajshe po perpiqem ti bej nje orar gjumi e ushqimi por don te ushqehet cdo 1.5 deri 2 or dhe shum pak pin 15 min edhe me pak bile por eprovoj ne gjirin tjeter son me edhe shum duart ne goj po i man aka mundesi me i dal dhamt me 3 muaj edhe si ta dij se nuk ka me uri ka pij mjaftushem apo ndoshta si del gjiri boll keshtu ka pesh prej 6 kg ju lutem shkruani flm shum fera …
Pershendetje Fera,
T’ju rroje vajza e ta keni me jete te gjate!!!
Edhe une, keshtu si ju i pata afer njeri-tjetrit dy femijet e pare, qe do te thote se e kuptoj fare mire ngarkesen tuaj.
E dashur Fera, problemi me vajzen tuaj eshte lehtesisht i zgjidhshem. Ne moshen e saj, nuk duhet te pije aq shpesh. Ajo duhet te ushqehet cdo 3 ore per 20-30 minuta, por nese do ti nevojitet edhe me shume kohe, jepjani.
Arsyeja qe ajo duket sikur pi pak, eshte se duke pire shpesh, ajo ngopet. Te ushqyerit shpesh nuk i ben mire, pasi trupit i duhen rreth 3 ore per te asimiluar e tretur ushqimin.
Po te kerkoni tek kategoria “Femijeria”, do te gjeni nje shkrim mbi rregjimin ditor te nje foshnjeje.
Filloni pak nga pak t’ja shtyni oren e ushyerjes dhe beni aktivitete qe ta shperqendroni nga ushqimi. Shetiteni, luani me te, merreni ne krahe e vallezoni, kendojini, bejini masazh, etj.
Nje rregjim ushqyerjeje cdo 3 ore do ta ndihmoje foshnjen e do t’ju beje mire edhe juve.
Persa i perket djalit, mundohuni qe edhe ai te ushqehet e te fleje me orar. Prania e motres mund ta kete xhelozuar, ndaj perpiquni ta siguroni per dashurine tuaj. Putheni, perkedheleni, luani me te dhe mbajeni prane kur ushqeni femijen.
Shpjegojini se motra e vogel, duke pire qumesht, do te rritet e do te luaje me te.
Degjojeni kur perpiqet t’ju flase e mbajeni te angazhuar me lojra e aktivitete te ndryshme.
Nese keni ndonje pyetje me specifike, ju lutem me thoni.
Ju uroj vec te mira;)
Me dashuri, si nena-nenes,
Edi Gogu
PERSHENDETJE NGA FERA
puna ime eshte keshtu un jetoj ne gjermani vetem me burrin edhe femijet skam askend tjeter qe te me ndimoj pervec burrit tim rreth femijeve nganjeher behem shum nervoz dhe ehumb kontrollin me djalin po i bertas por mas 3 sekonda kthehem e puthi shum stres vajza tasht eshte pak me mir me keshillen tende flen me gjat ndersa me djalin hmm pak problem por do mundohem falemiderit shum prej teje te uroj shum te mira me fal se kam shkruar pa pik e pa preseje po shpejt gjeta koh von klm nga fera
E dashur Fera,
Sa e veshtire eshte te rrisesh vetem dy femije. Une te kuptoj sh mire, pasi edhe une i kam rritur vete femijet e mi, me mbeshtetjen e bashkeshortit, por pa ndihma te tjera.
Ndonjehere, ne nenat lodhemi, stresohemi e acarohemi dhe harrojme qe me humorin tone te prishur, ndikojme per keq tek femijet, duke shkaktuar acarim edhe tek ata.
Femijet e vegjel, ndonjehere qajne, bertasin e sillen keq, per te fituar me cdo kusht vemendjen e prinderve, sidomos kur ne shtepi ka ardhur nje bebe:)
Jo si eksperte, por si nene, te sugjeroj ta marresh shtruar me djalin. Puthe fort, luaj me te kur fle bebja, lavderoje sa i mire qe eshte dhe mos harro qe eshte vecse nje femije i vogel.
Shijoji te dy femijet dhe mos u ngarko emocionalisht, pasi demton vehten e femijet.
Ke nder duar dy diamante. Shijoje shkelqimin e tyre!!!
Qofsh mire, e dashur;)
Pershendetje e dashur! Ju flm per interesimin,mendimi juaj eshte qe tja nderpres frutat,dhe ti vazhdoj puren ?? a mund te me tregoni se cila eshte menyra me e mir e pergatitjes se pures me qumesht farmacie ,,apo me lengun e zarzavateve ?? ju falilminderit
E dashur Borana, une ju dhashe opinionin tim dhe ate e ndjek edhe me bebin tim. Votoj pro dritherave e me pas per prezantimin e frutave.
Me qumesht farmacie, mund te pergatitni dritherat e mengjesit e darkes, ndersa ne dreke perimet e bera pure mund ti perzieni me drithera gjithashtu.
Me pas dritherat e drekes, mund ti zevendesoni me pjesesa te imta buke.
Qofshi mire;)
Pershendetje. Jam Migena dhe kam nje vajze 6 muaj e gjysem. E ushqej vajzen me gji dhe tani edhe me ushqim sipas keshillave te mjekut,por tani kam nje problem me gjirin, ka nje jave qe me ka mbledhur tek koka e gjirit,me dhemb shume por me shume kam merak per vajzen. A e demton ate,une vazhdoj ti jap gji, dhe nese ka ndonje mjekim me tregoni. Flm.
Pershendetje Migena,
Me vjen shume keq per problemin qe keni me mbledhjen e gjirit. Zakonisht ne raste te tilla eshte e rekomandueshme, qe te shkoni ne spital, pasi mjeket atje mund ta vendosin me mire, se si duhet trajtuar rasti juaj.
Une nuk jam mjeke dhe ne kete rast, si nene, mendoj qe duhet te vizitoheni patjeter. Nuk behet fjale per kurim ne shtepi, pasi specialistet do ta shohin rastin me kujdes dhe do ju keshillojne sesi te vazhdoni me kurimin tuaj dhe ushqyerjen e foshnjes.
Ju uroj sherim te shpejte e gjithe te mirat!!!
Me dashuri,
Edi Gogu
Shume pershentetje per juve dhe ju falenderoj per gjithe keto keshilla qe i jepni per me te cmuarit tane ne jete.Jam Hana kam nje djale 10 muajsh peshen e lindjes e ka 5 kg ndersa per momentin i ka 12 kg dhe koheve te fundit nuk han asgje vetem pin gji dhe lengje ndersa perpara hante me shume e kam ushqyerr me hipp qulle molle mirpo tani nuk han asgje dhe jam e brengosur shum nuk di me qka ta ushqej kam provuar me supe me ushqim per femije 10 muajsh nga hipp mish i bluar por kot.NESE MUND TE ME KESHILLONI DO TJUJEM MIRNJOHESE
Pershendetje Hana,
Me jete te gjate ta keni bebushin;-) Qenka ne nje moshe me te voglin tim. Edhe nga pesha ngjasojne.
Mos u shqetesoni per femijen ne rast se nuk ka asnje shenje tjeter si; temperature e larte, diarre, te qara papushim, te vjella. Femija eshte shume mire me shtimin ne peshe:-)
Keto jane shenja qe kerkojne vemendjen e menjehershme te mjekut. Mos jane duke i dale dhembet? Djali im e humbet disi oreksin sa here qe i del nje dhemb i ri. Nese ai pi qumesht gjiri, kjo eshte nje gje shume e mire. Nese trupi i femijes merr lengje mjaftueshem, nuk ka problem nese nuk e konsumon supen per nje apo dy dite.
Dalja e dhembeve, virozat e stines apo ndonje shqetesim tjeter shendetesor ua pakesojne femijeve oreksin.
Sa kohe ka keshtu?
Ne raste te tilla une i jap ne dore pak buke per femije apo ndonje pjese koreje te bukes, pasi femijet e pelqejne shume ate. Nderkohe perpiqem ti ushqej supen me perime.
Mua me ka ndodhur kjo gje disa here, por ne rastin tuaj, kur nuk di shume gjera, do t’ju thoja ta vezhgonit me kujdes, nese jane dhembet apo dicka tjeter qe i shkakton humbjen e oreksit.
Mos harroni qe femijeve ju merzitet ushqimi, po njesoj si te rriturve, ndaj provoni pa u lodhur, shije te reja.
Uroj qe oreksi ti kthehet sa me pare!!!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
pershendetje jom dona kam ni djal 5.muaj e gjysem e ushqej me gji edhe kom fillu me ushqim shtes me keksa te bluar bane griz jugurt e kshtu kapak po han ama pesh nuk po shton shum i ka 7kg tani pesha e lindjes 3.4 qfar mund te me kshillonu ju faliminderit shum
Pershendetje Dona,
Nuk e di se cfare ju kane thene mjeket pediater, por bebushi juaj duket qe ka shtuar ne kufijte normale te moshes se tij, duke u nisur edhe nga pesha e lindjes.
Une si nene, femijet i kam ushqyer me miell orizi si fillim e me pas i kam shtuar perimet e frutat.
Qumeshtin e gjirit mos ja nderpritni, por nese mendoni dhe mjeku e verteton qe eshte me mire ti jepni qumesht farmacie, atehere veproni keshtu.
Ne ate moshe femija ka nevoje te konsumoje gjashte vakte, ky shumica jane qumesht.
Ju lutem me shkruani serish, nese keni ende pyetje.
Ne nenat, gjithmone mendojme se femijet tane nuk po rriten aq shume sa duhet:-)
Merreni me qetesi se femija ka shtuar ne peshe!
Zakonisht ne 6 muaj femija duhet te dyfishoje peshen e lindjes. Gjithashtu femija nuk shton me njesoj si muajt e pare.
Ju uroj cdo te mire,
Dashamiresisht,
Edi Gogu
Pershendetje juve dhe m vjen mire qe ndihmoni keshtu te tjeretkam nje djale 8 jvesh dhe ja kam nderruar qumeshtin nga bebelac ne aptamil.Djali i pinte nga 60 ml,qysh se ka lindur deri ne javen e 6 kur ja kame nderruar qumeshtin se kishte gerqe shume nga bebelacu,ndersa tani si 8 javesh i pi diku 75 ml qdo 4 ore ndonjehere edhe 60,ndesra naten pi me mire ,qka mund te me udhezoni se pse ndodh kjo ,poashtu ka probleme me fytin dhe ka sekrete te humdes ka perdorour antibiotik amoksicilin por perseri eshte i tille nuk fle diten vetem duke e perkundur pa e perkundur nuk fle dhe qan nuk eshte i qete qka mendoni? qdo te mire .
Pershendetje Arta,
Flm per fjalet e mira dhe urime per bebushin tuaj! Ta keni me jete te gjate:-)
Ju i keni nderruar qumeshtin foshnjes dhe nderkohe ai vazhdon te ushqehet mire. Nese merr me shume sasi se me pare, kjo gje tregon se ai eshte ne rritje, keshtu qe edhe kerkesat per ushqim rriten.
Persa i perket ngerceve/kolikut, eshte mire qe ti jepni disa pika te cilat gjenden ne farmaci, per ti ndihmuar femijet e vegjel qe te nxjerrin jashte ajrin thithur gjate ushqyerjes. Nuk eshte ilac, eshte nje shurup me perberje simetikoni/simethicone qe eshte prodhuar nga firma te ndryshme. Shurupi ndihmon femijen te nxjerre ajrin e ngecur neper zorre, duke lehtesuar dhimbjet e barkut.
Hundet e zena jane nje problem i shumices se foshnjeve. Une e kaloj vete me femijet e mi. Ajo qe une bej eshte shume e thjeshte dhe efikase. Shtrijeni foshnjen ne shpine me koken te ngritur pakez. Ngrohni mes duarve tuaj, per ti dhene temperaturen e tupit, nje shishke apo flakon me uje fiziologjik. Hidhini femijes nga dy apo tri pika ne secilen ane te hundes. Mos e levizni femijen. Pas nje minute, me ane te nje shiringe hunde, aparat i thjeshte qe thith sekrecionet e hundeve (gjendet ne farmaci) te cilin e vendosni tek vrima e hundes se foshnjes, thithni sekrecionet e mbledhura.
Nese e beni kete gje, disa here ne dite, femija do te lehtesohet ndjeshem. Beni pak avull ne dhomen e foshnjes ose vloni nje ene me uje dhe mbajeni foshnjen ne ate ambient per disa minuta.
Ujit qe vlon mund ti shtoni pak mente ose pika vajore ekualipti.
Vendosini femijes nen dyshek nje jastek qe t’ja ngreje disi koken kur fle.
Kur femija eshte zgjuar vendoseni me bark mbi gjurin tuaj duke bere qe vithet te jene me lart se koka. Bjerini lehte qe te mos e lendoni mbi shpine, qe te beni qe sekrecionet te shkeputen. Pasi e beni kete per nje minute, ngrijeni foshnjen dhe thithjani sekrecionet me tubin e sekrecioneve.
Mos perdorni cfaredo tubi, merrni ne farmaci ate te pershtatshmin.
Uroj qe t’ju kem ardhur sadopak ne ndihme.
Te shkuara e sherim te shpejte bebushit!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
ju falemndeti per keshillat shume ,mirepo ajo qka dua te them eshte se bebi i m 8 javesh e pi me pak qumeshtin sesa qe duhet dhe nuk ngopet sepse rri zgjuar ai duhet ti pi 90- 120 qumesht aptamil ndersa ai i pi vetm 60 -75 hiq me shume ,nuk e di a vjen nga nderrimi i qumeshtit apo nga ftohja ,qka mendoni, ai i ka 8 jave dhe duhet te pije me shume ,sepse me peshe te madhe ka lindur 4 kg,Mos valle duhet perseri te ja nderrojm formulen e qumeshtit apo te vazhdojm edhe pak kohe mbase do te mesohet,ka 10 dite qe eshte duke e pire qumeshtin aptamil kur eshte zgjuar sidomos e pi me pak, ne gjume me mire, ndoshta nuk e pelqen e shijen edhe pse kam ndegjuar se eshte qumeshti me mi mire, qka mendoni nese nuk e keni bezdi te me shkruani perseri,pershendetje te perzemerta .
E dashur Arta,
Mendoj qe femija pi jo aq shume qumesht sa prisni juve, pasi eshte i bllokuar.
Po ju vete a keni oreks kur jeni semure? Ushqeheni dot kur i keni hundet e bllokuara? Keshtu edhe me beben.
Sapo te lirohen hundet, do ta kete me te lehte per tu ushqyer. Aptamil eshte qumeshti me i mire, mos ja ndryshoni, pasi eshte gjendja shendetesore ajo qe ndikon.
Provoni ta ushqeni cdo 2:30-3 ore, keto kohe qe eshte i semure, pasi trupi ka nevoje per me shume lengje se zakonisht dhe lengjet/qumeshti ne kete rast do te holloje sekrecionet.
Me thoni, ju lutem, si do te shkoje cdo gje.
Te shkuara e gjithe te mirat!
Perzemersisht,
Edi Gogu
zonje e nderuar shendet juve dhe familjes suaj, bebi im vazhdon ende me kete avaz,pi qdo 2 ore e gjysme nga 60 -70 ml qumesht farmacie(aptamil) a eshe ok kjo te pi aq shpesh ? ne kete moshe ai duhet te pi 120-150 ml ,5 here ne 24 ore, ndersa bebi im pi shume shpesh ,merre antibiotik per shkak te skuqjes se fytit dhe sekrete te hundes por si ndodh kjo qe bebi im nuk sherohet do me qmend , si ndodh kjo qe nga lindje nga qendrimi ne spital eshte ftohur dhe tani 2 muajsh ai ende eshte i semur me trajtime ,kam vizituar pediatrin ,speciliste te ORL-s me kan thene qe vetem me antibotik duhet sheruar kjo gjendje , po ja qe nuk ka permirsim? nuk di ku te mbeshtetem, kam provuar edhe qumshtera te tjere farmaci se dyshoja mbase e ka nga qumeshti, mbase se pelqen por e kot nuk e do asnjeren as nan 1 ,as bebelac edhe pse e ka pire nga lindja bebelacun ,me shkurt te gjithat i pi nga 60-70 ml qdo 2- ore e gjysem mbase edhe 3 ,te gjithe qumshterat qe i permenda me larte i pi keshtu, si mendoni ju zonje pasi qe keni pervoj me femij ,sepse une e kam te parin femij dhe brengosem ,ah dhe qka harrova te cek atij kane filluar edhe puqrrat ne fytyr qysh tash e 4 jave nuk i largohen ose i largohen e perseri i dalin qka mendoni? gjithe respektin per ju zonje , gjdo te mire ty dhe familjes tende .
Me ardhka shume keq Arta, per situaten qe po kaloni.
Femija juaj ne kete moshe duhet te pije 7-8 here ne dite. Meqe ai pi gati cdo dy ore, kjo ben qe ai te mos konsumoje sasi me te madhe, pasi e merr qumeshtin shpesh.
Merreni me qetesi pasi nuk ju ben mire as juve dhe as foshnjes tuaj.
Persa i perket pucrrave, shikoni a i ka ne te gjithe trupin? Zakonisht kur nje antibiotik ben reaksion, atehere trupi/ shpina, barku, krahet, kembet, fytyra mbushen me pucrra te vogla si vapore/ pucrrat e vapes.
Nese nuk eshte ky rast, mund te ndodhe qe te jete nje shperthim pucrrash ne lekure, por qe vetelargohen.
Sa kohe ka foshnja me antibiotik? Sa i bllokuar eshte? Cfare ju ka keshilluar mjeku pediater?
Foshnjet e vogla, mezi arrijne ti largojne sekrecionet nga trupi i tyre, ndaj edhe kane nevoje per ndihme.
Nje nga femijet e mi, ka kaluar nje situate te ngjashme ne moshen 5 javore dhe perdori antibiotike per nje jave dhe une ju kuptoj sh mire se cfare po perjetoni.
Do te kaloje kjo gjendje dhe femija do te behet me mire:-)
Nese femija nuk ka temperature, kjo eshte nje shenje e mire.
A ka temperature momentalisht?
Ju lutem me thoni!!! Te shkuara e sherim te shpejte!!!
jo e dashur .djali nuk ka temperatur edhe i kam ndihmuar me tretje fiziologjike marisol dhe ja kam aspiruar sekretin por parap gjendje e njejte, nuk e di ,puqrat nuk i ka nga antibiotiku,dhe i ka vetem ne fytyr askund tjeter , edhe para perdorimit i ka pasur ato puqerra, dhe ka plot 3 jave qe e ka gjendjen e njejte me trajtime me antibitok, dhe me kete rend te ushqyrjes pi shume shpesh ,mbase edhe nuk i pelqen qumeshti apo ka renje te intensitetit te te ushqyerit nga kjo gjendje te them e ftohjes,por qka me shqeteson me se shumti eshte se ai nuk ushqehet sa duhet? po shpresoj shume qe e kaloj kete gjendje por ndonjeher merzitem shume ,, falemnderit qe ndat kohe per mua e dashur jeni shume e kujdesshme dhe e embel ,pershendetje.
E dashur mike, mendoj se ato pucrrat mund te jene mbetje hormonale nga koha e shtatzenise dhe femijes do ti largohen me kalimin e kohes.
Une insistoj qe pas perfundimit te kures me antibiotike ta vizitoni femijen ne nje mjek tjeter, per te marre edhe nje opinion tjeter, pervec atij qe keni marre deri me tani.
Ne farmaci gjendet nje lloj sperkatesi me propolis, per te qetesuar gryket. Konsultohuni me pediatrin nese mund t’ja perdorni femijes.
Nese femija juaj shton ne peshe brenda normave, atehere mos u shqetesoni. Femijet nuk jane makineri, kane ritmin e tyre personal te zhvillimit.
Kur nje person eshte i semure, eshte normale qe te mos kete oreks si normalisht.
Gezohuni qe nuk ka temperature, duket qe po permiresohet.
Uroj te behet sa me shpejt si kokrra e molles dhe t’ju rikthehet buzagazi edhe juve si nene.
Foshnjat jane me te forta sesa duken:-))
Perzemersisht,
Edi Gogu
Po mendoja per pucrrat e foshnjes tuaj. Bebet kane lekure shume delikate e te ndjeshme. Ato mund te jene shkaktuar edhe si pasoje e ndonje acarimi. Perdorni pak krem hidratues per femije dhe fytyren pastrojani vetem me uje, pa shampo e pa sapun.
pershendetje une jam nje mama e dy neqve jan djem kan lindue me 27 4 2012 kan lindur me pesh shum te mir 3130 gram e kam deshir ti ushqej me gjirin tim ju lutem me ndimoni se si te kam me shum qumsht qe ti ushqej dyjat e saj per ket dhembjes une e duroj at veq ti kam ne gjoksin tim ju lutem me kshilloni se kam neveo se si dhe qa te perdor une qe te kam me shum gji apo qumsht
Pershendetje,
Ju shkruani qe i keni lindur femijet ne. 27 4 2012. Mos donit te shkruani ne mars apo ne shkurt?
Nese doni qe ti ushqeni sa me mire e qe te keni sa me shume qumesht, ajo qe duhet te beni, eshte qe te kujdeseni per menyren tuaj te te ushqyerit.
Sigurohuni qe te konsumoni 6 vakte ne dite, ku te konsumoni te gjitha llojet e perimeve sipas stines, bizele, mashurka, spinaq, thjerreza, fruta (vetem portokalli, limoni e mandarinat nuk rekomandohen pasi kane aciditet qe percillet tek femija permes qumeshtit te nenes), peshk, mish pule, drithera, buke te zeze, uje, qumesht, lengje frutash te fresketa.
Kujdes me kafen dhe cajin, pasi kafeina shkakton acarim tek foshnja. Evitoni edhe rigonin, menten dhe nenexhikun, pasi ulin sasine e prodhimit te qumeshtit.
Sa here qe i ushqeni femijet, aq here trupi stimulohet per te prodhuar qumesht. Perpiquni te shplodheni e te pushoni, pasi nje nene e lodhur, nuk prodhon qumesht mjaftueshem.
Ju uroj jete te gjate fem e prinderim te mbare;-)
Me dashuri,
Edi Gogu
ju pershendes ANDA jam nan e nje bukuroshje ,,vajz,,14 javesh jam tu e ushqyer me qumsht artificial per shkak se un per fat te keq nuk pata qumsht e pediatra me keshilloj te jepja qumshitin NIDINA deri para du javesh vajza pinte shum mir cdo 3 or merte nga120 ml,e shtonte cdo jav nga 300 gr po ka dy jav qe vajza cdo 3 or nuk mer at mas si e merte mepar tash pi nje her mer 120 e radhes tjeter mer vetem 60ml pra pediatra me tha se nese shton mir nuk ka per car te merakosesh por un si nan jam shum emerzitet per ket gje ju lutem teme jepni nje mendimin tuaj se cka mund te jet ju falemenderoj shum PRES NE PERGJIGJE JUVE.
Pershendetje Anida dhe urime per Princeshen tuaj! Ta keni me jete te gjate:-)
Nese nje femije shton mire ne peshe, sikunder ju ka keshilluar edhe pediatria, nuk duhet te shqetesoheni.
Femijet ne moshen tre muajshe, kater, gjashte, dymbedhjete muajshe shfaqin shenje rritjeje qe njihen edhe si hovet e rritjes.
Ky mund te jete nje shkak. Dalja e dhembeve dhe pergatitja e mishrave per daljen e tyre, shpesh here shoqerohet me ulje oreksi tek femijet. Te femija im i trete ndodh kjo gje.
Nese femija nuk ka shenja te tjera si; hunde te bllokuara, kolle, grindje, temperature, bark, te qara atehere mos u shqetesoni, pasi kjo tregon qe ajo eshte e paster nga ndonje grip apo virus.
Uroj t’ju kem ardhur ne ndihme sadopak! Ju lutem te keshilloheni vazhdimisht dhe ta vizitoni femijen cdo muaj, gjate vitit te pare tek mjeku pediater.
Qofshi mire dhe ju uroj ta shijoni memesine!
Si nena- nenes,
Edi Gogu
Perhendetje Zonj e nderuar, jam nje Nene e nje Vajze 19 muajsh! jam ne DEpresion?vajza nuk ha ushqim gati as nje her ne dit, mundohem me zor.. pi ende qumshtin tim dmth ,gjirin, pi shum shpesh por sbesoj se ngihet me qumshtin tim. esht 19 por peshon 9kg e gjis jam pak sa e friksuar jam ne stres.. por kam edhe nje problem qe sdi si tja bej un konsumoj duahnin edhe pse vajza pi qumshtin. tim ju lutem me ndihmoni,dikush me thot se duhet te ndaj nga gjiri goja se ajo esht shkaku qe nu han.. e kam provu te ndaj nga gjiri po smundet esht shum e dhant pas gjirit ju lutem me ndihmoni.
E dashur mike,
E lexova mesazhin tuaj dhe dua t’ju siguroj qe nuk jeni vetem ju ne nje situate te tille. Di raste te tjera, kur femija deri 4 vjec eshte ushqyer shume pak.
Kete jua thashe qe te mos pezmatoheni, por ta dini qe ka shume nena qe perjetojne te njejtat sfida si edhe ju.
Pesha e foshnjes eshte pak e vogel krahasuar me moshen, por kjo eshte dicka qe mund te ndryshoje. A jeni konsultuar me mjekun pediater? Cfare mendimi kane specialistet?6
Se pari ju duhet ta merrni situaten me qetesi. Duhanin duhet ta ndaloni per hir te shendetit te femijes dhe tuajit. Fryma juaj permban nikotine edhe per shume kohe pasi keni pire cigaren e fundit.
Kjo gje ndikon shume keq ne shendetin e femijes. Qumeshti juaj nuk mundet ti plotesoje kurresesi te gjitha nevojat ushqimore te nje femije te asaj moshe.
Perse nuk filloni t’ja rralloni qumeshtin tuaj e filloni ti jepni qumesht per femije. Ne farmaci apo supermarkete tregtohen lloje te ndryshme qumeshti ne pershtatje me moshen e femijes tuaj.
Nese nje femije nuk ushqehet mire, atehere perpjekjet e para fillohen drejt te ofruarit lengje; qumesht, qumesht me pak cokollate pluhur, lengje frutash te fresketa. Tek lengjet, une fut edhe lengun e pules, mishit, peshkut te cilave u shtoj nje-dy veze te rrahura me limon dhe ua ofroj femijeve ne gote si cdo leng tjeter.
Provoni ti jepni femijes dicka qe i pelqen, psh nje fete buke e thekur me pak gjalpe apo edhe veze omlete e prere ne copeza te vogla.
Gjejini shijen femijes tuaj duke e prezantuar me perime e fruta te prera ne kubike.
Bejeni momentin e ushqimit nje moment interesant per te, duke e lejuar te mbaje ene plastike nder duar. femijeve kjo gje ju pelqen shume.
Provoni ti jepni supe ne dreke dhe ne darke dhe buke, kos apo biskota me qumesht ne mengjes.
Ushqejeni me orar dhe mos prisni qe ndryshimi te ndodhe me nje dite.
Me shkruani nese keni dicka tjeter;)
Gjithe te mirat!
Edi Gogu
po gjithashtu vajza ka nje problem shum te madh.. gati 3 muaj ka probleme me te dalurit jashtkur i vjen nevoja per te krier qan shum dhe del shum fort… kam provuar gjithca por ska efekt tash perdori laktulose 2 her ne dit nga 5 ml
Mike e dashur,
Ju thoni qe keni provuar gjithcka, nderkohe qe po i perdorni mjekim ndihmues.
Nuk di c’te them, pasi nuk jam mjeke, por une me femijet e mi, provoj disa alternativa zbutese e holluese qe te evitoj medikamentet. Psh; ju jap te konsumojne me shume kivi, drithera, recel fiku, dardhe, ju shtoj sasine e ujit dhe te cajrave te vaketa.
Ne rastin tuaj, meqe problemi eshte goxha i zgjatur ne kohe, do t’ju rekomandoja te merrnit mendimin e nje mjeku pediater.
Ju uroj permiresim te shpejte te situates;)
Edi Gogu
Pershenndetje nga une Besa ,kam nje djale 6 muajsh,deri ne muajin e 4 esht ushqyer me gji,kam fillu me qumsht pluher Aptamil kom fillu nga pak edhe ushqim shtes diteve te fundit por shum pak pin dhe han,tani ka 7 kg jam shum e brengosur pse nuk pi qumsht ,ju lutem pres keshillat e juaja.
Pershendetje Besa,
Mosha e femijes tuaj perkon me kohen e daljes se dhembeve. Ka femije qe ne kete periudhe e humbasin oreksin e tyre, por ka edhe raste te tjera qe femijeve mund te mos ju pelqeje shija e qumeshtit shtese.
Foshnja juaj a eshte ne periudhe daljeje dhembesh?
Ju lutem te me shkruani!
Perzemersisht,
Edi Gogu
Pershendetje e dashur!
Une e kam nje bebe te vogel 1 muajshe
eshte djal. Por ka afer 2 jav qe nuk
eshte e qete pasi ka veshtiresi ne stomak,
ka grçe d/m.th. me sa e kuptoj une nuk
mund ta tret qumshtin e nenes mir dhe
kur i vijn gazrat e lodhin shum dhe shkuqet
ne fytyre. Ju çfar me propozoni qe t’i jap.
Pershendetje Gona dhe ta keni me jete te gjate foshnjen tuaj:-)
Femija ka ngerce pasi se bashku me qumeshtin thith edhe shume ajer i cili duke qarkulluar neper zorre krijon ngerce.
Ju lutem ta gogesini femijen pas cdo here qe pi qumesht dhe jepini disa pika te cilat gjenden ne farmaci per te lehtesuar ngercet.
Tek nje shkrim tjeter i imi mbi javen e pare te nje te porsalinduri, keni me shume detaje mbi sa me siper.
Gjithe te mirat;)
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Pershendetje perzemrta un kom nje djal dhjet ditesh jepi gji dhe gjat nates jepi me shishe qumsht Hipp po gji kur pi vetem 5min edhe ze gjumi qtbej a ngihet apo qfar te bej ju lutem tregom flm shum qe na jep keshilla bay
Pershendetje dhe me jete te gjate bebushi, Berta:)
Nese femija pi pese minuta dhe e ze gjumi, kjo nuk do te thote qe u ngop. Nje kohe normale e ushqyerjes se nje foshnjeje shkon me 15-25 minuta ne secilin gji. Ka raste kur shkon edhe me gjate, ne varesi te femijes etj.
Zgjojeni bebushin duke e prekur tek mjekra, koka, duart, kembet, shpina qe ai te ushqehet mire, te pakten 15 min ne cdo gji.
Ne te kundert, do te pije pak dhe shume here duke mos u ushqyer me orar e rregjim, mungesa e te cilit sjell probleme me tretjen e metabolizmin me pas.
Me shkruani per cdo paqartesi.
Perzemersisht si nena/nenes,
Edi Gogu
JU PERSHENDET FERA
un jam fera po ju shkruj per her te dyt PROFAMILJA ekam djalin 2 vjet e gjysme dhe pin qumesh akoma naten po edhe ne drek kur e ve ne gjum ne mesdit nga ora nje e dites , djali im han shum pak buk mund te them qe fare hiq vetem jogurta ndonje pem de kaq ekam nje pytje nese mund te me ndimon me ndonje keshill ashte me mir tja ndaloj krejt qumshtin apo jo dhe deri ne sa vjeq duhet te flen diten jam shum e shtresuar besomni po ashtu me nje vajz te vogel ju lutem nenave te shkruajn ndonje keshill per nje nen te re me pak pervoj e shum pune …..fera
E dashur Fera,
Mendoj se femija juaj ka nevoje qe te ushqehet si nje femije i moshes se vet, pra me tri vakte kryesore dhe dy mesvakte.
Duket sikur ai eshte shume i dhene pas gjirit, por padyshim duhet te haje ushqim.
Mund te filloni t’ja hiqni gjirin pak nga pak, pasi te kete filluar te hahe, qe te mos perjetoje stres.
Filloni me buke me gjalpe, buke e cokokrem, veze omelete ose corn flakes per mengjes.
Supe me perime dhe oriz ne dreke e mandej sipas deshires tuaj.
Jepini lengje dhe copeza frutash.
Me shkruani per me tej.
Ju uroj mbaresi;)
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Deri ne dy vjec femija ben nje gjume pasdrekes, Fera;-)
kam nje vjaze 7 javeshe dhe doja te dija mendimin tuaj,ka tash 1 jave qe spo pin mire,kur pin leviz kembet,grindet,leviz koken dhe e nxjerr biberonin nga goja,me perpara pinte shum mire dhe tani jam shum e shqetesua se smerr masen qe duhet,sa gram gjithsej do pije ne dite,edhe dicka tjete gjat dites nuk flen shum,kur dua ta vej me flet me shum se 20 minuta nuk flen,vetem kur dalim jashta flen,kurse ne darke bie ne oren 9 e zgjohet ne mengjes nga ora7,edhe naten zgjihet nga ora 4 kur don me pi,flm per mirekuptimin
Pershendetje Evelina,
Nje nder arsyet qe femijet i ndryshojne “zakonet” e tyre, eshte sepse ata rriten dhe ndryshojne edhe menyren sesi pershtaten me boten dhe jeten jashte barkut te nenes.
Nje arsye tjeter qe femija reagon ashtu mund te jene edhe ngercet apo spazmat ebarkut. A qan foshnja? I mbledh kembet prane barkut?
fera
Te Pershenders e dashur te faleminderit qe gjen koh te shkruan per mua dajli im nuk pin qumesh gjiri por normal qumesht edhe e ushqej sikur ne ne familje jo me ushqim bebash sepse kam provuar prej 6 muajsh i kam dhen ushqim hipp deri ne 1 vit mirpo me nuk i ka dashuru dhe prej nje viti ushqehet si ne te rriuturit tasht eshte 2 vjec e gjysme dhe nje pytetje kam ashte koha me e pershtatur per ta quar ne kindergart te ne e quajne ne gjermani sepse un jetoj ne gjermani por kam frik se nuk do te mesoj shqip mir tan kohen flet gjermanisht nese qendron aty flet ende shum pak fjal un mundem edhe vetem 3 ore qe ta le aty sepse ne shtepij luan vizatoj gjithqka per te mundohem te bej te jem pran tij ja kushtoj gjith kohen femijeve te jem sa me e mire me ta e qoj ne park e shetis i le te gjitha per femijet por shum her lodhet sdon te luaj me shum don te shikoj tv filma vizatimor ee kjo me bren mua ndoshta do te shoqrohet pak me femijet e tjer aty te luan apo sdij jam pak ne hall te them te drejten ehe te kerkoj ndjes sepse pa pik epa presje te shkruajta por vajza vogel po qan e shum shpejt gjeta pak ko me beso qe jam shum e nxen me femijet
Me SHUM RESPEKT FERA
E dashur Fera,
Dita jote ngjan shume me diten time, e ngarkuar e me plot gjera per te bere. Une vete mendoj se femija para se te mbushe 3-4 vjec eshte i vogel per te shkuar ne kopesht.
Sot flitet gjeresisht per “socializimin” e femijeve, por une nuk mendoj se ne moshen dy vjecare, femija im/juaj do te marre nga femijet e tjere moshatare, gjera qe i nevojiten. Gjithesesi ky eshte mendimi im.
Nese femija luan me femije te tjere ne park, qender lojrash, kur vijne miq atehere shtyjeni dhe pak kopeshtin.
Mos u shqetesoni per gjuhen qe do te flase ne kopesht apo me shoket. Nese ju i flisni shqip ai ne nje moment te caktuar kur te persose te folurin, me ata qe i flasin shqip do te flase shqip e me gjermanisht folesit, gjermanisht.
Sa mire qe e ushqeni djalin me te njejtin ushqim qe konsumon e gjithe familja. Qumeshtin nese ja jepni me biberon, filloni t’ja jepni me nje gote qe i pershtatet moshes se tij.
Jeni nje mama e shkelqyer:-)
Qofshi mire,
Edi Gogu
pershendetje kam vajzen 18 mujshe dhe ushqehet me gji eshte 11 kg dhe e gjate 85 cm nuk mund ti jap per me ngrene asgje … sa i afron dicka per te ngrene plas duke gjare ,,rrin gjithe diten duke pire . ju lutem me thoni cka duhet bere, se jam shum e shqetesuar faleminderit.
Pershendetje e dashur mike
Ajo qe shkruani ju per vajzen tuaj eshte nje sfide per cdo nene, aq me teper ne rastin tuaj qe ajo konsumon vetem qumesht. Mendoj qe pesha mund te ndryshoje, nese ajo fillon qe te ushqehet mire:-)
Une si nene vete, mendoj qe vajza duhet ndihmuar urgjentisht qe te konsumoje nje varietet produktesh.
Se pari mos e merrni me stres sepse kjo gje ndikon per keq.
Se dyti, mos prisni ndryshim per 24 ore.
Se treti, te mesosh femijen te haje ato ushqime qe do ti si nene, nuk eshte aspak, mision i pamundur:-) )
Shtojini ne dieten ditore duke filluar me mengjesin dhe pastaj ne mbremje nga nje filxhan me qumesht, te servirur ne nje gote femijesh.
Nderkohe perpjekjet per ta mesuar me ushqim femijesh mos i lini pasdore, cilido qofte reagimi i pare.
Filloni me mengjesin, femijet e pelqejne buken. Provoni ti jepni pak buke te lyer me gjalpe. Djalit tim, femijes se trete, une ja bej feten e bukes ne copeza te vogla/kubike sa nje kokerr bizele, qe te mos mbytet e te mund ta kape vete me duar e ta fuse ne goje.
Gjithashtu, bukes me gjalpe mund ti vendosni siper, nje fete djathe toast-i qe shiten ne cdo supermarket (djathi me feta te paketuara secila) dhe t’ja prisni ne copeza.
Ne moshen e vajzes tuaj, femijet zhvillojne shume reflekset e koordinimit, ndaj edhe lenia e ushqyerjes vete me copa buke, domate (pa pjesen e farave), pjeper, shalqin, banane, bizele e zier, patate e zier, e bardhe e vezes se zier, kastravec, qershi, pjeshke, etj eshte mire si per stomakun ashtu edhe per trurin.
Ju lutem, mos i jepni asnje cope ushqimi me te madhe se nje koker bizele dhe mos e lini vetem kur ushqehet.
Mos i jepni sh lloje ne nje dite; provoni 1/4 e domates, nje here tjeter, pataten etj etj
Ne dreke supa me perime eshte sh e mire per te.
Folini papushim ses te mira jane ushqimet dhe hani ju kafshaten e pare duke bere hmmmm sa e mire!
Ju lutem me shkruani serish sesi mund t’ju ndihmoj me konkretisht, me menu apo me menyren.
Me falni sh sh sh per vonesen e pergjigjes!
Me bebe te vogel edhe une mezi behem mbare te ulem te shkruaj.
Qofshi mire;)
Edi Gogu
Femija im akoma vazhdon te pije me naze,perseri kur pin ose qan ose mblledh kembet rreth barkut,i leviz aq shpejt kembet,here i shtrin e here i mbllen,doja te se cfare muaji femija fillon e han me lug ose i shtohet ndonje gje tjeter pervec qumeshtit,per dy jave femija im ka shtuar 300 gram,tani femija im eshte 2 muajsh dhe peshon 5 kile e 330 gram.a ka peshen normale apo jo,theksoj se femija im ka lind 3.780 gram,ju flm per mirkuptimin ,pres pergjigjejn tuaj
Ju pershendes Evelina:-)
Femija mesa lexoj prej jush, duket qe ka dhimbje barku. A e gogesini femijen pas cdo here qe e ushqeni? Nese nuk e gogesini, atehere ajri qe ka thithur gjate kohes se pirjes se qumeshtit, leviz neper zorre duke i shkaktuar dhimbje.
Filluat ti jepni pikat e farmacise kunder dhimbjes se barkut?
Une personalisht, i kam filluar ushqim shtese femijeve te mi pas muajit te gjashte. Ata shtonin mire ne peshe, ndaj edhe nuk pata nevoje me pare.
Edhe femija juaj duket qe shton mire ne peshe. Shiheni sesi do te vazhdoje ne muajt pasardhes me shtimin ne peshe.
Ju uroj lehtesim te dhimbjeve te bebit sa me pare;)
Dashamiresisht,
Edi Gogu
Pershendetje.
Ju pergezoj per kete faqe kaq te vlefshme per ne nenat e reja.
Deha nje mendim nnje ndihme nga ana juaj. Kam nje vajze 3 muajshe, e ushqej me gji. Para nja 2 ditesh ka filluar te nxjerre jarge. Eshte normale ne moshen e saj?
Faleminderit
Sona, ju pershendes dhe ju falenderoj per vleresimin tuaj:-)
Lajmi i mire ose i ri eshte qe femija juaj, po behet gati qe pas njefare kohe ti dalin dhembet.
Ka femije qe ju dalin dhembet kur jane kater, gjashte, apo tete muajsh. Ka plot raste qe ju dalin edhe me vone.
Kjo periudhe me jarge e femijes zgjat disa muaj, e me pas do te ndaloje.
Ndihmojeni femijen tuaj duke ja masazhuar lehte me mollezen e gishtit tuaj, mishrat e dhembeve, nese shihni qe ka dhimbje. Kete e kuptoni nese femija grindet krejt papritur apo nese mishi i dhembeve eshte i skuqur dhe i enjtur.
Ne farmaci, mund te gjeni, lodra prej gome te cilat ftohen ne frigorifer (jo ne ngrirje) dhe i afrohen femijes per ti kafshuar.
Ju uroj cdo te mire dhe e paste daljen e dhembeve sa me te lehte:)
Si nena-nenes:)
Edi Gogu
Pershendetje
Kam nje bebe 2.5 muajshe dhe nuk e ka kapur asnjehere gjirin dhe jam detyruar ta heq me pompe dhe ti jape per te pire.
Keto kohet e fundit po shikoj qe qumeshti i gjirit po me mbaron dhe do te doja te me jepnit nje keshille se me cfare ta ushqej dhe ne cfare sasie ( sa ml ).
Gjithashtu ka probleme me te dalin jashte, ka raste qe nuk del edhe per 48 ore reshte dhe grindet per nje kohe te gjate.
Pershendetje Jonida,
Ju shkruani qe femija ka probleme me te dalin jashte. Ka femije qe dalin jashte jo aq shpesh, sa femijet e tjere, por ju mund ta ndihmoni shume lehte femijen tuaj, permes menyres sesi ju vete ushqeheni.
Shtoni konsumin e lengjeve ne dieten tuaj ditore, uje, leng dardhe, caj te bardhe.
Konsumoni supe me perime, mundesisht te gjelbra.
Shtoni sasine e fibrave, permes dritherave, (corn flakes all bran), bukes se zeze.
Konsumoni te pakten 2-3 kivi ne dite.
Te gjitha keto, shkojne te foshnja permes qumeshtit.
Nese doni te rrisni prodhimin e sasise se qumeshtit te gjirit, konsumoni pese vakte te shendetshme ne dite, shtoni sasine e lengjeve, mos pini pije me gaz, evitoni kafen, pijet alkoolike, duhanin, ulni stresin dhe pushoni pak me shume.
Shtrydheni gjirin me shpesh dhe trupi do te rrise sasine e prodhimit te tij.
Ne moshen e femijes tuaj, ai mund te konsumoje rreth 150-210 ml ne vakt dhe duhet ushqyer 5-6 here ne dite.
Uroj qe t’ju kem ardhur ne ndihme;-)
Me dashuri si nena-nenes,
Edi Gogu
Pershendetje une kam djalin 5 muaj e gjysem, e kam ushqyer qe nga muaji i 4 sepse nuk me shtonte ne peshe. Kur u be 4 muaj e gjysem e peshova kishte shtuar per dy jave 400 gr edhe pse e ushqeja nje here ne dite nje procion drithera. Tash kur shkova per ta matur me kishte shtuar 400 gr per nje muaj edhe pse une e ushqeja ne kete menyre. Ne ora 8 qullin me drithera pas dy oresh 120 ml qumesht formula, ne ora12 , 100 gr karrota te ziera te blinduara apo karrot me oriz, karrot me patate, oriz me broklli, ne ora 14 120 ml qumesht, ne ora 17 nje peme te blinduar, ne ora 20 120 ml qumesht ne ora22 drthra me peme te perziera me qumesht formula.U merzita shume sepse ka lind 4 kg me gjatesi 54 cm , tash eshte 7 kg e 500 gr, i gjate 69 cm nuk e ka dyfishuar as peshen e lindjes. I ka kur oreksi qe 4 dite me han shume pak dhe me pin shume pak jam ne pike te hallit. Ka fillu me ba naze. Sa gr ushqime solide duhet te konsumoje nje foshnje 5 muaj e gjysem per me shtu ne peshe normal600-800 gr? sa ml qumesht formule duhet te pije per me pas peshe normale?
Pershendetje Albina,
Femijet deri ne moshen 6 muajshe gati e dyfishojne peshen e lindjes. Femija juaj, eshte ne rruge te mbare, mos u shqetesoni.
Ne fakt asnje femije nuk eshte i ngjashem me nje tjeter, keshtu edhe hapat e shtimit ne peshe dhe rritjes ne gjatesi, jane sh individuale.
Per mendimin tim, jeni duke e ushqyer shume femijen dhe, ne kete moshe edhe me pas, femija nuk shton kurre ashtu si shtonte me pare.
Pas muajit te 12 femija eshte mire qe te kete trefishuar peshen e lindjes.
Nje femije 6 muajsh konsumon 150-210 ml qumesht 4-5 here ne dite ( nese nuk e ushqeni me ushqim shtese.
Per sasine e ushqimit, 4-5 luge gjelle, jane te mjaftueshme per vakt.
Me thoni nese keni serish dicka tjeter.
Qofshi mire e te bekuar:-)
Me dashuri,
Edi Gogu
pershendetje ju peruroj per ket faqe te mrekullueshme desha nje pyetje kam nje djal 9 muaj gjys deri tash ka pi gji po qe dy jav nuk kam fare tamel po ky tash qe dy jav nuk pin tamel krejt llojet ja kum provu nuk i pin veq sok pin dhe jogurt i jap ma shum at e pin dhe normal ushqim qka mundeni me me ndihmu faleminderit
Pershendetje Blina,
Mos u shqetesoni fare, pasi femija juaj ne nje fare menyre eshte larguar prej gjirit dhe po konsumon ushqimin dhe kosin qe eshte nje shije e re per te.
Foshnjat dhe te rriturit kane nevoje per qumesht ne rregjimin e tyre ushqimor ditor, por ju me pak durim mund ta provoni serish qe ti jepni qumesht farmacie/formule.
Deri ne moshen 1 vjec, nuk eshte e keshillueshme qe femijet te konsumojne qumesht lope, pasi eshte i rende per tu tretur nga stomaku i tyre.
Nderkohe femija po merr kalcium permes kosit ndaj mos u shqetesoni. Njeri prej femijeve te mi, ka bere te njejten gje ne kete moshe dhe une i bleva disa gota te reja interesante per femije dhe pasi ja mbushja me qumesht, ja jepja duke i folur: “Hmm, sa qumesht te mire ka ne kete gote per tyyy”.
Mos u dorezoni, perpiquni me durim qe te arrini qellimin tuaj ne te mire te shendetit te tij.
Gjithe te mirat:)
Me dashuri,
Edi Gogu
Pershendetje nga Shpresa
kam nje djale 10 muajsh
qysh nga muaji i kater kam filluar ta ushqej.
Ne gji e kam pas vetem 3 muaj pastaj kam filluar me qumesht aptamil por nuk e ka pelqyer shume sepse shume pak pinte pastaj fillova me ushqim te hipit oriz si dhe drithera me fruta te ndryshem. Pas muajit te 6-te kam filluar t’i pergadis ushqim vete si: supe, perime te ndryshme, mish pule, mish lope, mish peshku, oriz me spinaq, patate me karrota, qep, speca. Poashtu edhe peme te ndryshme si molla, dardha, banane, kajsija. (Te bluara me blinder).
Pyetja im eshte: Sa here ne dite duhet te ushqehet femiju ne kete moshe? Sepse me duket se e ushqej me teper se qe duhet dhe mos po ja ngarkoje lukthin. Peshe nuk shume te madhe. Pesha e lindjes eshte 3.230 kg ndersa ne moshen 9-muajshe ka pasur 8 kg.
Faleminderit paraprakisht
Pershendetje Shpresa,
Ju jeni teper e kujdesshme dhe e papertuar e plot fantazi per te kombinuar ushqimet me te mira per femijen tuaj.
Nje femije 9 muajsh, ka nevoje per tri vaktet kryesore dhe per dy vakte te vogla ndermjetese; ku mund ti jepni ndonje frut apo kombinim frutash, dy biskota e nje gote qumesht, ndonje leng frutash te shtrydhura vete apo edhe ndopak sultiash (oriz me qumesht), ose 1/2 avokado me luge.
Ju jeni fantastike, vetem mos i jepni ushqim ne sasi te medha, psh 7-10 gjelle ushqim mjaftojne.
Me thoni nese ju nevojitet dicka tjeter.
Qofshi mire;)
Me dashuri,
Edi Gogu
pershendetje kam femijen 1 vjec ka probleme me gjumin sidomod naten me ngrihet shpesh her dua te me keshilloni per vaktet e ushqimit dhe orarin e gjumit .ju faleminderit
Pershendetje Xhulia,
Ju kerkoj shume sinqerisht ndjese per vonesen e pergjigjes time:-((((
Kjo qe shkruani ju per femijen tuaj, eshte nje sfide per qindra mijera nena ne Shqiperi dhe ne te gjithe boten.
Rregjimi ditor i nje femije nje vjecar ngjan pak a shume keshtu:
Ora 7:30, zgjimi- jepini pak qumesht gjiri ose farmacie ndersa i pergatisni mengjesin ne ora 8.
Femija luan ose shetit ne natyre me ju.
Ora 10 ose 10:30 eshte nje kohe e mire qe femija te marre nje sy gjume, qe shkon nga 40-90 minuta. Perpara se ta vendosni ne gjume, mund ti jepni foshnjes pak qumesht, ose leng frutash te fresket (qe deri ne moshen dy vjecare i jepet femijes i holluar me uje ne raportin 1:1), nje copez frute, ndonje krem frutash apo puding orizi.
Rreth ores 12:30-13:00 eshte koha per te sherbyer dreken, supe me perime, gjelle me perime, sallate te fresket, peshk, etj.
Pas dreke lereni te luaje e te kenaqet, por ama edhe te harxhoje energji.
Ne ora 15, ofrojini serish, o ndonje copez fruti te bute, o qumesht, o biskote te bere vete me fruta stine pa sheqer.
Ora17 eshte koha per darke. Une djalit tim i jap supe me perime, me pule, ose perime turli, buke me pak gjalpe dhe ca copa fruta dhe qumesht.
Koha me pas eshte e shkelqyer per te dale shetitje ose per te luajtur ne natyre.
Ora 19-19:30 eshte koha per gjume. Jepi pak uje ose qumesht (qumeshti i ben mire dhe e ndihmon te fleje mire), lexoji nje liber, puthe pafund dhe hopaaa ne shtrat.
Po u zgjua, perpiqu ta qetesosh duke e shtrire serish (behu gati qe te nevrikosesh, por shfaq durim).
Beje kete gje me ze te embel, e durim per 30 here. Foli qe duhet te shtrihet e te fleje.
Edhe une e kam kaluar kete sfide me femijet e mi, ndaj kembengul!!!
Vendosi muzike femijesh, shtrije, jepja pak doren e kendoji. Nese cohet ne mes te nates e qan, merre ne krahe, puthe, jepi pak une nese do, qetesoje e vere ne krevat.
Pergatitu per te qara e protesta, qe do zgjasin ca dite, por kembengul.
Te uroj sukses!!!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Se pari te falenderoj per pergjegjen,
Me duhet edhe nje qartesim nga ana e juaj, ne cfare sasie (peraferisht) duhet te jete ushqimi kryesor?
Une per momentin i jap femijut 250ml – 350ml gjella me perime/mish poashtu dhe fruta ne te njejten sasi ndersa qumeshtin ne sasi me te vogel gjate dites, ndersa gjate gjumit te nates femiju e pin nje shishe qumesht 240ml/ (Alpsko 3.5).
Femiju im pas 10-dite i mbush 11muaj. Pesha 8kg e 500gr ndersa gjatesia 77cm.
Cdo te mire
Shpresa
E dashur Shpresa,
Jeni duke e ushqyer mjaftueshem deri ne shume femijen tuaj, ndaj mos u shqetesoni fare.
Kini parasysh qe stomaku i femijes eshte ne madhesine e dores se tij te mbledhur grusht, ndaj mos e mbiushqeni qe mos ta rendoni dhe lini nje hapesire prej 3 oresh te pakten, nga njere ushqyerje ne tjetren qe organizmi te mund te trete.
Nese femija juaj ngopet me sasine qe formojne 7-10 lugeve gjelle eshte mire. Lini femijen tuaj t’ju rrefeje kur eshte i ngopur.
Duket se po ecni shume mire;)
Qofshi mire!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Farja
Se pari ju faleminderoj per mundesin e ndihmes shum te vlefshme per nenat e reja !
Une kam nje vajze 7 jave,ka lindur para kohe,34 jave,kam filluar ta ushqej me gjumsht gjiri,ka nje jave qe e kam vrejtur qe nuk i mjafton dhe kam filluar ti jap shtes para dite i pi ng 60 ml.ndersa ne mbremje 80ml gjat nates e ushqej me gji mirpo nuk po jam e sigurt a po i mjafton apo jo se naten gjithnje thith e pergjumur edhe jo gjat….ka ngerqa dhe shum veshtersi per ta kryer nevojen,qfar me rekomandoni per te ushqyerit dhe per ngerqat ?
Me shume respekt per Juve!
Ju pershendes Farja,
Ne moshen e vajzes tuaj, foshnjet ushqehen 8-10 here ne dite. Gjate nates nese vajza fle me shume se 5 ore, zgjojeni per ta ushqyer.
Kur ta ushqeni naten, perpiquni qe te mos e lininte flere, perkundeni, folini, ferkojeni, prekeni nen mjeker dhe faqe, qe te ngopet mire.
Per ngercet ka ne farmaci pika qe ja lehtesojne goxha, jane pika per kolikun me perberje simetikoni.
Jane te shkelqyera. Perdorini sipas udhezuesit.
Ju uroj cdo te mire dhe vajza t’ju kete jete te gjate e te lumtur!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Ju falemderoj per pergjegjen zonje e nderuar. Une kam nje pyetje djali im me 3 shtator i ben 7 muaj dhe desha te di sa here ne dite duhet ta ushqej me ushqime te forta dhe nga sa luge gjelle duhet ti jap? si dhe sa ml qumesht ne 24 ore duhet te konsumoje? A duhet ta ushqej ne mengjes, dreke, darke?
Albina,
Ne moshen 7 mujore femija pi 210-240 ml qumesht ne vakt, duke e ushqyer 3 here ne dite me qumesht, perkrah tri vakteve te medha. Vete femija juaj do te jete rrefyesi sesa ushqim do te konsumoje. Madhesia e stomakut te tij eshte sa masa e grushtit te tij te mbledhur, ndaj mos kini mamine, qe ta tejushqeni.
Mbaj mend qe ju e ushqeni ne menyre shume te kujdesshme, ju pergezoj dhe ju kam shembull shume te mire:-)
Dashamiresisht,
Edi Gogu
pershendetje nga mira.jam nje nene e re dhe kam nje vajze 3 muajshe.ka lindur 3340.kam nje problem,del jashte cdo 48 ore dhe forcohet e skuqet shume.pediatria me dha nje ilac”MICROCLISMA”quhet dhe jane vajra per te ndihmuar femijen.frika ime eshte se mos mesohet me kete ilac e nuk arrin me te dal jashte vete.ju lutem me jepni nje keshill sepse jam shume ne merak.pershendetje te perzemerta.
Ermira e dashur,
Me cfare e ushqeni femijen? Me qumesht gjiri apo farmacie?
Nese e ushqeni ju, vetem nje ndryshim
ne dieten tuaj ushqimore (me shume supera, perime jeshile, drithera, tri kiwi ne dite, komposto kumbulle, fiq, me shume uje, bishtaja, miser) do te beje ndryshim.
Ka femije qe nuk dalin jashte me shume se 1-2 here ne jave dhe kjo eshte normale. Mos u shqetesoni. Lereni femijen pa klizma, trupi i vet do te mesoje e do te pershtatet me kalimin e kohes.
Gjithe te mirat,
Edi Gogu
Pershendetje e nderuar.
Ju shkruanBona.Kame nje vajz 7 muajsh ,3 muajt e par e kam ushqyer me gj duke a hequr tamli me pump se nuk e merrte gjirin pr edhe me Aptomil se nuk kisha edhe boll.
Pas muajit tret fillova ta ushqeja vetem me Aptomil , por nuk e donte edhe aq.
prej muajit te 4 e ushqej me Hip biocombiotik dhe muajin e 4 kam filuar ti jap edhe ushqim karrote. nga muaji i 6 ja jap te gjitha llojet e pemeve dhe perimeve te Hipit , qdo dit e han nga nje tegull 190ml.
por gjithashtu e ushqej edhe me lloje te ndryshme prej grizit te Hipit.Po mundohem sa ma mir ta ushqej por nuk po ti si jam duke vepruar mir apo keq.
vajza me ka lindur 3600. e gjat 53
tash i ka 8400 , e gjat 72.
qka mendoni ju per ket pesh eshte mir, duke krahasuar peshen e lindjes , mua me duket se eshte pakes dobet.
dua keshillen tuaj sa her ne dit ta ushqej me qumesht, e sa her me ushqime tjera
dhe sa nje racion sa duhet te jet tah ne ket mosh .
Me pa durim pres pergjigjen tuaj .
Me shum rrespekt Bona.
Ju pershendes Bona.
Femija pas muajit te gjashte duhet ta kete dyfishuar peshen e lindjes dhe pas nej viti, pesha e tij duhet te trefishohet.
Femija po ecen shume mire, ndaj mos kini merak.
Ne moshen 7 mujore femija pi 210-240 ml qumesht ne vakt, duke e ushqyer 3 here ne dite me qumesht, perkrah tri vakteve te medha. Vete femija juaj do te jete rrefyesi sesa ushqim do te konsumoje. Madhesia e stomakut te tij eshte sa masa e grushtit te tij te mbledhur, ndaj mos kini mamine, qe ta tejushqeni.
Midis vakteve te medha jepini edhe vakte te vogla, me fruta, lengje frutash, biskota, puding te bere vete.
Ju uroj gjithe te mirat,
Edi Gogu
pershendetje po lexoja me vemendje pergjigjet e tua dhe te falenderoj se jeni shume objektive dhe njekohesisht e sjellshme.une kam vajzen 4muj+1jave dhe pesha e saj eshte 5e 900gr ka lindur 3.480gr deri para nje jave e ushqeja vetem me gjoks por tani e shikoja qe vajza me rrinte shume gjate ne gjoks dhe nuk po shtonte per dy jave me shtoj vetem 100 gr.i fillova aptamilin por nuk e do cdo tre ore me pi nga 60 max 90 dy raste me ka pire 120 ml si te veproj se jam shume e shqetesuar se e shikoj qe nuk ka shendet dhe pse si femije eshte aktive.ju pershendes mezi pres pergjigjen tuaj.
Pershendetje dhe falemnderit Diana,
Mos ndoshta nuk e pelqen ate qumesht? Keni biseduar me mjekun pediater?
Une vete nuk kam eksperience ne raste te tilla, por kam degjuar nga mikesha te miat, qe kane ndryshuar llojin e qumeshtit dhe ka ndodhur qe femija ka shijuar me mire nje lloj tjeter qumeshti. Ju keshilloj fort si nene, qe te merrni keshillen e nje nutricionisti pediater.
Ju uroj cdo te mire,
Edi Gogu
jam nje nene e nje vajze 2 muajshe,une nuk kam shume qumeshte.Cfar duhet te konsumoj une qe te me vi qumshti? ju faleminderit
E dashur Keisi,
Shtoni sasine e lengjeve ne rregjimin tuaj ushqimor, si uje, qumesht, lengje frutash te fresketa (evitoni limonin dhe portokallin dhe pijet me gaz dhe alkoolike), supe, kos, komposto. Perimet mos i anashkaloni, shtoni dritherat si buka integrale, qulli i tersheres (3 luge gjelle tershere qe perzihen me 100 ml qumesht, pak mjalte dhe vihen ne zjarr per 3 minuta. Mund ti shtoni fruta, sipas deshires dhe fara e fruta te thata.
perpiquni te pushoni sa here qe mundeni, pasi nje trup i lodhur mezi prodhon qumesht. Ruani nje gjendje emocionale dhe mendore te qete, pasi stresi ul prodhimin e qumeshtit. FEmija ne ate moshe ushqehet nga 8-10 here ne dite, ndaj mos ja kurseni qumeshtin, sepse sa me shume qe e ushqeni, aq me shume qumesht do te prodhoje trupi juaj.
Nese jetoni ne Shqiperi, pini boze, pasi ndihmon ne rritjen e sasise se qumeshtit.
Zieni grure ne formen e ashures, pasi rrit prodhimin e qumeshtit.
Mos konsumoni ushqime pikante dhe asnje produkt qe ka mente ose nenexhik, pasi kjo bime ul prodhimin e qumeshtit.
Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak ne ndihme:-)
Si nena -nenes,
Edi Gogu
fmija im eshte 2 muajshe ajo kur pin nga ora 11 e nates nuk pin deri me 5 te mengjesit d.m.th fle a eshte normale per nje fmi aq te vogel
Keisi e dashur,
Ne moshen e femijes tuaj, eshte mire qe te mos kalojne me shume se 5 ore naten, pa e ushqyer, ndaj nese mendoni se ajo fle nje gjume te thelle dhe ushqehet mire ne pjesen tjeter te dites, mund ta lini te flere, pasi keshtu do te mesoje qe me kalimin e muajve te flere gjithe naten. Nuk eshte aspak dicka anormale.
Gjithe te mirat,
edi gogu
Pershendetje Albina, nese me lejon mund t’ju sugjeroj edhe une dicka.
Kam nje djale 7 muaj e gjysem dhe jam e sapoqartesuar per pyetjen tuaj.
Une veproj keshtu:
Ora 09.00 i jap qumesh me gji.
Ora 10.00 banane….maksimumi 1 banane mesatare te plote.
Ora 12.00 – 200 ml supe (e pergatitur me leng perimesh + miell orizi ose makarona ose drithera….me variacione nga dita ne dite qe te mos merzitet + gjysem kavanozi mish te homogjenizuar + gjysem kavanozi me djath te homogjenizuar + 1 luge kafeje me vaj ulliri). Perdor te gjitha llojet e perimeve qe gjej ne frigorifer, natyrisht sa me shume te te fresketa qe mundem.
Ora 15.00 qumesh gjiri
Ora 16.00 fruta te ndryshme te grira ose fruta te homogjenizuara.
Ora 18.00 ose Supe si me siper por pa mish se nuk eshte mire shume mish ose perime te ziera te bera pure (karota patate, etj me vaj ulliri) ose ndonje lloj pureje te gatshme me salmon… dicka per variacion nga dita ne dite.
Ora 20.00 muhalebi……kjo te rekomandohet kollaj neper paketime se si gatuhet. zgjedh muhalebi te ndryshme qe te mos kete cdo dite te njejten….thjesht me uje dhe pluhurin e gatshem te muhalebise.
Ora 21.00 qumesh gjiri….
Pastaj gjume
Mund te ngrihet gjate nates dhe te kerkoje serish dicka per te pire….im bir ende zgjiohet ne 12.00 te nates per qumesht..si dhe ne 06.00 te mengjesit serish per qumesh.
Shpresoj te kem qene e dobishme…..
Memesi te mbare
Akademia e pediatreve Amerikane, keshillon qe eshte mire qe femija te mos ushqehet me shpesh se cdo 2h30min deri 3 ore, pasi stomakudhe i gjithe aparati tretes kane nevoje per kete hark kohor, qe te kujdesjen me tretjen dhe me rregullimin e metabolizmit.
Nese ju duket e arsyeshme si keshille, merreni parasysh:-)
Dashamiresisht,
edi gogu
Pershendetje Blerina ,me fal po kur fle djali jot gjume se sipas kesaj menuje ai sak kohe te flere fare…………
Mesiper kam harruar te them qe im bir eshte SHUME SHUME I LUMTUR me ate qe ha
Me vjen shume mire, Blerina:-)
pershendetje uje jam tina dhe jam ni nene per her te par dhe dhe kisha pas deshit te me tregoni djali im sot ika bo 5muaj dhe peshen kur ka lind e ka pas 3.290kg dhe sot ika 6.785kg dhe mjekja me tha se nuk ka shtu sa duhet ne gji e kam dhe jakom nis mi dhan frut te dardhes edhe te pjeshkes qe dy dit qka mendoni sa duhet me pas peshen ne kete muaj ju faleminderit e pres pergjigjjen tung
Tina,
Nuk mund te kundershtoj mendimin e pediatres tuaj, por akademia e pediatreve amerikane qe jane edhe udherrefyesit ne rrugen time te rritjes se femijeve te mi, thone qe kur femija mbush 6 muaj, duhet te kete dyfishuar peshen e tij te lindjes. Djali juaj nuk eshte ende 6 muajsh dhe e ka kaluar ate kufi me gati 200 gr.
Mos u shqetesoni, jeni ne rruge te mbare.
Ju uroj memesi te gezueshme!
edi gogu
mirmbrema jam lenna jam ber mama per her te par dhe e kam djalin 5muaj ngani her nuk me flen gjith diten e ngani her shum mir flen edhe kur nuk flen mir veq kan dhe as gjirin nuk e pin e po duhen me e ndrydh gjinin e me mbush shishen e me shishe po e pin ju lutem me duhet mendimi juaj me shum respekt lenna tung
hej ju lutem pse nuk po pranohet komenti im me tregoni si te lidhem me kete faqe se nuk po di tregomni
Pershendetje Lena,
Ja ku po komunikojme. Sapo i pashe mesazhet tuaja:-)
Urime dhe jete te gjate per djalin tuaj! Qe te kuptoj me mire gjendjen tuaj, ju lutem me thoni a e ushqeni femijen me orar dhe nese po ne sa ore? Nese jo, sa here ne dite e ushqeni?
Pres pergjigjen tuaj me padurim.
Si nena-nenes,
edi gogu
ja une lena po te shkruaj perseri djalin tim e ushqej betem me gji nuk e kam me orar te caktuar por djali im e kish pas gripin por edhe dhembet kan nis mi dal a ndikon kjo ne humbjen e peshes se tasht po pin mir edhe mjekja me ka than qe ushqimin shtes duhet me ja jam kur ti bon gjasht muaj dhe me tregoni ne sa muaj i dalin dhembet dhe sa muaj zgjat dalja e dhembeve se une jetoj ne suedi se ketu krejt ndryshe medicina me shum respekt lenna
E dashur Lena, fakti qe femija juaj ushqehet pa ndonje orar te caktuar, ben qe edhe regjimi i te fjeturit te jete i crregullt.
Gripi dhe dalja e dhembeve ndikojne ne uljen e oreksit dhe renien ne peshe.
Dalja e dhembeve eshte nje pervoje individuale per cdo femije, por si mesatare shenohet periudha nga 5,6 muajshe deri ne moshen 2 apo 3 vjecare.
Mendoj qe pasi femija te mbushe moshen 6 mujore, te filloni me ushqimin shtese.
Ju uroj shendet e miresi;)
Edi Gogu
me falni se gabova deshta me shkrujt lena e e shkrujta suedi se edhe djali nuk po me len ndoshta me kuptoni klm tung
pershendetje e nderuar dhe flm per ndihmen une jam e shqetesuar shum per djalin tim she me duhet mendimi yt se djali im prej qe ka lind ka te teshtitura shum edhe shpesh i bllokohen hundet dhe mjekja me ka than mos u shqeteso se asgje nuk asht dhe une jam e brengosur per kete gje e pres pergjegjjen tuaj me pa durim
Pershendetje Tina,
A mbani kafshe shtepiake? Sa shpesh teshtin femija? A eshte dikush ne familje alergjik?
Permes teshtimave zakonisht femijet nxjerrin jashte organizmit te tyre pluhurat apo papastertite.
Nese teshtimat e tij jane cdo dite, disa here ne dite, atehere mund te dyshohet per ndonje alergji.
Nese keni kafshe shtepiake, ka te ngjare qe femija te kete alergji prej tyre.
Nuk di me shume per rastin tuaj, ndaj kaq mund te them.
Cdo te mire;)
Edi
pershendetje nga Anila
ju falimenderit per kto keshilla qena jepni,un kam nje vajz me 28 i mbsh 8 muaj vajza kur ka lindur ka lindur 2 kg e gjatsi 42 cm tash eshte 6kg e 300 gjatsin tash eka 64 por jam ne pak e shqetsuar per ritjen e saj pediari me thot se vazhdon me ritjen e saj normale per shkak se edhe ka lindur shum e vogel kam fill ti jap ushqime si pem dhe perime biologjike esht e fort ka fill edhe te ngjitet ne kullen e saj te ri ne kemb a cka me keshilloni ju a shte normale .ju falimenderit shum pres pergjigje
Pershendetje Anila, femija juaj eshte kaq shume e bekuar nga Zoti, me nje nene te kujdesshme si ju. Le te mos harrojme peshen e saj te lindjes ee!
Mendoj qe femija po zhvillohet shume mire dhe mbi te gjitha me ritmin e vet.
Megjithate, une ju lutem qe te merrni edhe mendimin e nje nutricionisti pediatrik, pasi jane ata qe kalojne tek ne prinderit te rejat me te fundit mbi ushqyerjen e femijeve.
Ju uroj gjithe te mirat!
Si nena-nenes,
Edi
jam njomza desha te marr nje koment djalin ekom 6 mujsh dhe me duket qe i jepi pak ushqim,qumsht i jepi deri 5 her ne dit dhe gjat dites e ushqej edhe me karota dhe pire mandej keksa me moll ose banae ja perzi uj em pin pak as sok spin she as qaj qa me kishe rekomandu me bo pershendetje
Njomza, kujt i thoni pire ju? Dy fjalite e fundit nuk i kuptoj fare, a mundet te mi shpjegoni? Me falni, por nuk jua kuptoj dialektin plotesisht. Pres pergjigje;)
Edi
pershendetje jam martja deshta te marr disa keshilla nga ti vajzen e kam 4 mujsh e 2 jav deshta te ma tregosh orarin e te ushqyerit dhe te fjetjes dhe pe bajn nervoz shum mishi i dhembeve dhe barki pi dhem shum une e ushqej me qumsht gjiri dhe qumshta pluhur beba deshta keshill nga ti se si ta ushqej me keta dy qumshta dhe sa her ne dite ta ushqej me tegulla dhe sa duhet ta ushqej une jam nen per her te par te lutem te me tregosh se si ta ushej dhe si ta vej me fjet ok kaloja mir te pershendes nga austrija djait tend i uroj jet te gjat te rritet me prin qaoooooooooooooo
Pershendetje Marta:-) Urime dhe ta keni me jete te gjate femijen tuaj te pare!!! Cfare gezimi jetendryshues:-)
Qe nga mosha 2 muajsh deri ne ate 6 mujore, femija duhet te ushqehet me 120-180 ml qumesht ne cdo vakt dhe eshte mire te marre nga 700ml-1 liter qumesht ne dite. E thene ndryshe i bie 5-7 vakte ne dite, ne varesi te sasise se qumeshtit qe konsumon femija juaj.
A mund t’ju pyes se perse e ushqeni edhe me gji edhe me qumesht formule?
Qumeshti formule shkakton pak me shume gazra ne zorret e bebeve sesa sasia e gazrave tek foshnjat e ushqyea vetem me gji.
A i perdorni femijes pika qe lehtesojne grumbullimin dhe nxjerrjen e gazrave nga zorret? Ju lutem keshillohuni me pediatrin tuaj! Une ju kam dhene femijeve te mi dhe nuk kemi kaluar asnje shqetesim nga ngercet e barkut.
A e ushqeni foshnjen me orar? Mbajtja e nje rregjimi ushqyerje tme orar, ndihmon shume edhe ne berjen e nje gjumi te mire.
Ju uroj cdo te mire;)
Me dashuri,
Edi Gogu
e dashura Blerina te falenderoj per keshillen por im bir nuk e konsumon dot ushqimin sa e konsumon yt bir ta kam lakmi shume. Te uroj cdo te mire ne jete si dhe shume fat dlajit tend.
Zonje e nderuar im bir i ka 8 muaj tani, ai me pi vetem 400 ml qumesht dhe me ha 3 vakte ushqim nga 150 ml, ndonje hre me ha edhe 100 gr kos te pemeve. Nuk e di a i mjafton kjo, nuk e di perse po ma le qumeshtin me pare e pinte rreth 500 ose 600 ml ne 24 ore dhe hante 350 ml ushqim. Ai eshte 71 cm dhe peshon 8 kg e 300. Ju duket normale kjo peshe? Ju falemderoj paraprakisht per pergjegjen tuaj.
E dashur Albina,
Nuk e di peshen e lindjes se femijes tuaj, por si nje rregull i pergjithshem, ndiqet parimi qe foshnja pas muajit te gjashte duhet ta kete dyfishuar peshen e lindjes dhe pas nje viti, ta kete trefishuar.
Mos jane duke i dale dhembet foshnjes tuaj? Disa femije humbasin oreksin disi, gjate daljes se dhembeve.
Femijet, jane krijesa shume te zgjuara dhe me nje shije qe ndryshon, njesoj su ne te rriturit. Ne momente te ndryshme, preferojne ushqime te ndryshme.
Femija im i dyte, ne moshen 9 mujore hoqi dore vete nga qumeshti i gjirit dhe vazhdoi te konsumoje ushqimet e tjera te pershtatshme me moshen e tij. Sot eshte nje djalosh i ri, i gjate si gjigand dhe u shendetshem;)
Nga mosha 8-12 muajsh femija mund te konsumoje 600-720 ml qumesht ne dite, por keto jane pergjithesime, femija e vendos vete sesa konsumon dhe disa ml me pak, nuk jane telash i madh;)
Qofshi mire;-)
Edi Gogu
pershendetje jam ela kam nje djale 3 muajsh e ushqej me gji por pi shum shpesh ne 1 ore 1 e gjys ne pesh ka lindur 3350 tani eshte 6800 si tia bej qe mos pije kaq shpesh i jap edhe kamomil ne darke a ka nevoj per ushqim shtese apo eshte mire me peshen qe ka te falenderoj shume
Ela e dashur, ta keni me jete, lepurushin e vogel.
Persa i perket pyetjes tuaj, femija juaj nuk ka nevoje per asgje tjeter pervec qumeshtit.
E keni super ushqyer, me kujdes se shendeti i tepert vihet qe ne vogeli:-)
Femija juaj ka nevoje qe te vendoset ne orar, pra te ushqehet cdo dy ore e gjysem-apo cdo tri ore.
Meqe ushqehet shpesh, mos prisni qe ta vendosni menjehere me orar, por cdo dite shtyjani disa minuta te ushqyerin qe te kaloje ne orar pak nga pak. Me durim per disa jave, duke e shtyre me nga 10 min do t’ja dilni mbane.
Te ushqyerit cdo 1 ore i ben dem, pasi trupi ka nevoje per tri ore, qe te trese.
Ju uroj cdo te mire mike:-)
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Djali im ka lindur 4 kg dhe tash eshte 8 muajsh e gjysem dhe peshon vetem 8 kg e 200 gr dhe 72 cm i gjate, eshte nenpeshe. Ai ne mengjes pi 200 ml qumesht, tre here ha nga 150 ml ushqim dhe darke qumesht 200 ml mua me duket qe pi pak dhe ha pak dhe shton pak. Kur e teproj me ushqimin ai vjell te gjithen nuk ja pranon lukthi.
Albina, e dashur, perse nuk provoni qe ti jepni me shpesh qumesht djalit? Shtojini edhe dy vakte te tjera qumeshti, nje paradite e nje tjeter pasdite. Ne rastet kur stomaku nuk i mban sh ushqim, rekomandohet te ushqehet disa here, ne sasi te cilat nuk ja rendojne organizmin.
Ju lutem, konsultohuni me nje mjek pediater per nenpeshen e djalit, pasi ata jane te specializur ne kete fushe dhe mund t’ju keshilloje per me tej.
Qofshi mire e ta keni mire, engjellin tuaj te vogel;)
Me dashuri nene,
Edi Gogu
Pershendetje jam Dori nga tirana.Kam nje djale 7 muajsh dhe e ushqeje ne kete menyre:
ora 6 gji.
ne oren 9 fle .
ora 10 drithera te ndryshme,
ora 12 fruta
ora 14 gji dhe fle e zzgjohet ne oren 16.
deri ketu jam e kenaqur,tani fillon problemi,me zarzavatet se nuk i do fare,as 2 luge nuk han i mban ne goje dhe i nxjerr.jam perpjekur tia gatuaj ne menyra dhe shije te ndryshme por nuk i do.zarzavatet ia jap ne oren 18 pra me pushim 4 ose 5 oresh pa ngrene dhe pire asgje dhe prape nuk i do.pasi lodhem i jap pastaj drithera me QUMESHT FARMACIE MENJHERE E HA.PRA JO SE NUK KA OREKS POR NUK SHIJON ZAEZAVATET,SHIJEN E KRIPUR MBASE TE TYRE,KRIPE NUK I HEDH FARE POR DJATH PARMIXHAN OSE DJATHE BEBE.
ora 19 ose 20 i jap gji dhe fle gjume,zgjohet pastaj 3 ose 4 here naten pi gji.
ju lutem me ndihmoni se cfare mund te bej qe ti pelqeje zarzavatet,a do mesoje ti haje ato?ka lindur 3.350 dhe tani peshon 8.800 gr ,i gjate 74 cm e kam ushqyer me gji qe nga lindja dhe vazhdoj
Pershendetje Dori, jeni nje mamushke sh e kujdesshme;)
Mos u shqetesoni fare, me peshen e gjatesine eshte sh mire dhe perimet do te mesoje ti haje.
Me te tre femijet e mi, une kam vepruar keshtu. Pas moshes 6 mujore, ju kam filluar pak ushqim me luge.
Them pak, pasi do pak kohe qe femija i mesuar vetem me gji, te mesoje te ushqehet me luge.
Edhe per te eshte goxha stres. Per mendimin tim bazuar ne keshillat e akademise amerikane te pediatrise, perimeve, (kungull, karote, patate, bizele), shtoji miell orizi, pasi femija ate e pelqen dhe ajo eshte nje baze e shkelqyer fibrash.
Mos i hidh fare djathe, vetem pak vaj ulliri dhe, mos prit qe ta pelqeje menjehere.
Provo nje perime te caktuar per nje jave e pastaj shto nje te re e keshtu me rradhe.
Me durim e buzagaz, mike:-)
Gjithe te mirat,
Edi Gogu
Faleminderit per pergjigjen,jeni shume e sjellshme .Desha tre theksoj se me lugen ai eshte mesuar ,ia kam filluar nga pak miell orizi te hippit 5 muaj e gjysem,problemi nuk eshte tek luga por te zarzavatet,mos eshte shpejt,a ku di une.kam dhe gocen 4 vjec e gjysem por nuk kam pasur probleme me te kur ka qene bebe,as tani qe eshte e rritur ha cdo gje qe hame ne.jam bere ca pesimiste,se ia kam provuar dhe me miell orizi perimet por nuk i do.une ia bej me pak leng mishi keto perime qe the ti.dhe me miell orizi te hippit ia kam provuar.apo mos duhet oriz i bluajtur origjinal?se dhe keta te kutise ,fillojne hollohen pak me vone duke ndenjur ca gjate.me beso nuk di cte bej,jam sh sh e merzitur,me duket sikur sdo ti mesoje kurre zarzavatet,biles dhe pak banane i shtova qe ta hante dhe ma hengri diten e pare,si fillim se iu duk pak e embel por pastaj nuk mi hengri me ditet ne vijim.apo tia filloj zarzavatet kur te behet 8 muaj se mbase si do tani?ia kam provuar dhe miell orizi me leng perimesh vetem dhe prape nuk e pelqen,me cmendi.te lutem ma cileso pak miell ori zi i bluajtur origjinal duhet apo miell orizi kutie psh te hippit?kalofsh mire e dashur
Dori, une edhe djalit te vogel, miell orizi te farmacise i kam perdorur, ne fakt i kam blere tek Rossmann. Me kane pelqyer dritherat atje. Ka disa lloje. Mua Babydream dhe Milupa me kane rezultuar shume te mira dhe djali mi ka ngrene.
Meqe bebushi yt, nuk po i pelqen per momentin perimet, ndaloja pak dhe filloja pas nja dy javesh. Provo dritherat per mengjes e miell orizi per dreke.
Mbase mund te eksperimentosh me nje firme tjeter dritherash, nuk humbet gje.
Me thuaj nese ke nevoje per gje.
Kalofsh mire;)
Edi
Dori, zarzavatet te bera ne forme pureje:-)
Te trashe apo te holle tia jap zarzavatet e grira?fola dhe me nje pediater por ai me tha mos i jep frutat ndermjet vakteve por si vakt ,ose hiqja fare me tha se ai qa stomak ka se pastaj ste ha zarzavatet ne oren 18 me tha.por keshilla e tij smu duk dhe shume me vend me thene te drejten se ai i ha frutat ne oren 12 dhe deri ne 18 me duket cudi qe ta mbajne.ju lutem mu pergjigjni si per veten tuaj,RESPEKTE
Me cfare lloj drithrash te lutem,dhe cfare marke qe ta di?sa luge afersisht ?
Dori, Milupa ose aptamil, plasmon, babydream, jane te shkelqyera. Sa luge? E ka ne cdo kuti te referuar sipas moshes.
Kos me fruta? Deri dy vjec une nuk i perdor femijeve te mi qumesht lope, ndaj edhe nuk te jap dot keshille ne kete rast, me vjen keq. Qumeshti i lopes eshte ca i yndyrshem dhe mezi tretet nga organizmi i tyre dhe une nuk i ze bese produkteve te bulmetit ketu tek ne.
Cfaredo qe te vendosesh, beja vete kosin femijes, mos perdor kurre te gatshem, sado te mire ta kene reklamen:-)
Te uroj shendet;)
Edi
ok faleminderit per pergjigjet jeni shume e sjellshme,Ashtu do bej se ska mrruge tjeter do tia nderpres zarzavatet se mbase eshte heret per te qe te mesohet me shijen e tyre perderisa ai nuk i pranon ne asnje menyre.ne fund te fundit cdo femije ka individualitetin e tij,dhe kohen e tij per cdo gje,si per dhembet dhe per ushqimet,vetem shpresoj qe te mi pelqeje nje dite keto te shkreta zarzavate…….
po kosin me fruta me cfare kosi ti pergatis?
PERSHENDETJE NGA RIONITA DJALIN E KAM 6MUAJ E1JAV PESHEN KUR KA LIND E KA PAS 3,300KG TASHT PESHEN E KA 7,225KG A ESHT NORMALE PESHEN QE E KA SE NUK ME DUKEK QE KA SHTU SHUM NE PESH DHE ME TREGONI NE CILIN MUAJ FILLON FEMIJA ME U ULUR NE BITH VET JU PERSHENDES SHUM KALONI MIR
Rionita, ju pershendes! Djaloshi juaj eshte nje bucko i mireushqyer dhe me peshen eshte mbi norme, pasi nje foshnje ne moshen 6 mujore duhet te kete dyfishuar peshen e lindjes.
Femijet fillojne te rrijne ulur nga mosha 6-8 muajshe, por kjo varet nga femija. Mund ta ulni ne karrigen e ushqimit apo edhe ta ulni ne kolltuk e ti vini dy jasteke nen krahe qe te mesohet.
Ju lutem, mos e lini kurre ulur pa e vezhguar ju nga afer;-)
Ju uroj memesi te mbare)
Edi Gogu
Pershendetje
femija im eshte 6 muaj e 3 jave. Pervec qumeshtit te gjirit i kam filluar miell orizi dhe nje pluhur tjeter me drithera i jap gjithashtu karote te shtrydhur. dua qe ti shtoj dhe ndonje gje tjeter por nuk e di se cfare pasi keto purete me perime me duken pak si shpejt. Nuk i ka dale akoma asnje dhemb. Kur beri 6 muaj peshen e kish 8e600g
Pershendetje Deni,
Ne kete moshe karota, kungulli, bizelja, patatja, lulelakra, brokoli, avokado jane nje burim i mire vitaminash.
faleminderit
pershendetje nga une,RIONITA flm shum qe je qa e sjellshme tung kaloni mir me shum respekt rionita
Ju falenderoj mike:-) e nderuar!
PERSHENDETJE VAJZA IME ESHTE 4 MUAJSHE E DY JAVE KA LINDUR 3E400 DHE TANI PESHON 6 E 200 NUK E DI PO ME DUKET SE NUK ESHTE MIRE ME PESHEN…E KAM USHQYER ME GJI DHE ME QUMESHT APTAMIL SEPSE PUNOJ DHE E KISHA TE PAMUNDUR…TE LUTEM MUND TE ME NDIMOSH ME MENYREN E USHQIMIT CFARE DUHET TI SHTOJ SEPSE E VEJ RE QE E PELQEN LUGEN DMTH ME DUKET SIKUR KA OREKS…FALEMINDERIT
Mira, femija juaj, jo vetem qe ka shtuar mire, por eshte mbi peshe per moshen qe ka, ndaj mbajeni vetem me qumesht deri ne moshen 6 mujore.
Une ua kam shkruar edhe nenave ne komentet e tjera qe femija ne moshen 6 mujore duhet ta dyfishoje peshen e lindjes.
Ju jeni aty tashme;)
Ju uroj vec te mira!
P.S. Nese doni ta ushqeni me luge filloni me miell orizi me qumesht.
Edi Gogu
Pershendetje,
Kam nje bebe 3 muajsh e gjysem me dele shpesh jashte e kjo gje me shqeteson shume. Do tju isha shume mirenjohese nese mund te me keshilloni dicka. Faleminderit.
Pershendetje Ediola,
Kur thoni shpesh, sa eshte numri i daljeve jashte? Keshtu ka qene gjithmone apo po ndodh prej nje kohe te caktuar?
Pershendetje .
Jam nene e nje djali 4 muajsh. Pas lindjes nuk me erdhi tamam qumeshti por une vazhdoj tia jap ate pak qe kam , nderkoh qe e ushqej dhe me qumesht farmacie Aptamil , nje here ne 3 -4 ore . Pediatria me ka keshilluar qe ti jap 130 ml gjithashtu ti jap dhe nje here ne dite leg molle dhe karrote ( nje filxhan kafeje . Sa per peshen me dt 24 Tetor beri 4 muaj dhe ishte 7 kg e 800 gr . Doja te dija a jam duke e ushqyer tamam femijen apo duhet ti shtoj dicka tjeter ?
Ju f aleminderit .
Rrespekt .
Alketa, ju pershendes! Une mendoj qe deri ne moshen 6 muajsh, femija nuk ka nevoje per ushqim shtese, aq me teper per lengje frutash, pasi ushqimi shtese fillon me prezantimin e dritherave.
Ne nje shkrim “Kur ta ushqej me luge femijen tim”, keni info me te detajuar.
Femija juaj duket shkelqyer me peshen. Po te isha une ne vendin tuaj, do ta ushqeja sikurse e ushqeni ju, por pa lengjet e frutave.
Gjithe te mirat;))
Me dashuri,
Edi Gogu
pershendetje.kam nje djale 5 muajsh dhe e kam vetem me gji por pas nje muaji une do te dal ne pune dhe me sugjeroni cfare duhet ti filloj si shtese cfare qumshti ti jap cili eshte me i miri per momentin(apo ti jap qumesht kutiash “kravica” jugosllave me miell orizi) dhe cfare ushqimit ti filloj mualebi pure me cfare. une nga ora 7 e gjys deri ne 2 e gjys jam ne pune dhe nuk kam mundesi te shkeputem dhe ta ushqej me gji.Faleminderit pres nje pergjigje
Pershendetje Igla;)
Une djalit tim i perdor aptamil, por edhe humana eshte po aq i mire.
Ne nje shkrim timin “kur te fillojta ushqej me luge femijen tim”, keni rendin e ushqyerjes qe ju po pyesni.
Ju uroj kthim te mbare ne pune dhe qofshi mire;)
Pershendetje!Jam nje nene e re kam nje vajze 2 muajshe e ushqej me gji me shqeteson fakti se sa here qe e ushqej me viell ndonje here nxier pak por ka dy dite qe nxier shume dhe gjate nates nuk zgjohet nga ora 24 deri ne oren 6 te mengjesit dhe pampersin e lag shume pak.dhe dicka tjeter qe nuk di se si ta shpjegoj kur rri zgjuar eshte shume aktive vetem leviz,qesh,dhe bene gagaga por me nje ze si te ngjyrrur sikur eshte e bllokuar hundet ja pastroj me soluzione fisiologica nga jasht nuk i ka te bllokuara me shqeteson kjo gje se duket sikur nuk mer dot frym lirshem…pres pergjigjen tuaj.
Jeni e mbrekullueshme qe na jepni kete mundesi
Me kenajqesi Fiori!
Fiori, a e keni vizituar femijen? Fakti qe eshte aktive dhe leshon zera, eshte sh i mire:-) Shume mire qe fle gati gjashte ore pa nderprerje, por sigurohu qe diten te ushqehet mire, cdo 2.5-3 ore. Vazhdoni me solucion fiziologjik.
MIRMBEREMA e nderuar une kam ni problem me djalin tim qe ni jav ka dhimbje te veshit ekom pan ne kontroll dhe ja qiten ni antibiotik shurup per veshin dhe nuk pat efek asgje prap ka dhimbje te veshit kur ta shi me flejt veq e åprek veshin e djatht edhe kan deri sa ta zane gjumi kisha deshir qe te me ndihmoni djali im me 13nentor i ban 7muaj ju lutem me duhet ndihma e juaj ju pershendes shum me respekt rionita
Rionita e dashur me vjen sh keq per djalin qe po vuan:-(((
Ju lutem a mund te me thoni sesa dite u kurua me antibiotike? Ja dhate kuren te plote? Ne femije te ndryshem, antibiotiket veprojne me shpejtesi te ndryshme, here per 24, 48, 76 ore apo edhe me gjate.
Per ta qetesuar femijen, merrni nje peshqir te vogel dhe hekuroseni me shume avull qe te marre pak lageshti dhe kur te jete ftohur pak, aq sa e duron faqja juaj, vendoseni tek veshi i djalit.
Perseritini disa here kompresat e ngrohta, pasi ato e qetesojne goxha dhimbjen.
Jepini pak paracetamol ose ibuprofen shurup para gjumit qe ti lehtesohet dhimbja.
Ne farmaci ka pika per vesh te cilat nese ua konfirmon mjeku fillojani.
Sherim te shpejte;)
Kurajo e dashur!!!
Ju perqafoj.
Edi Gogu
flm shum per keshillat ju falenderoj nga zemra por une kom pas me ja dhan shurupin 5dite nqdo 8ore por ska pas efekt te njejten dhimbje e ka edhe shup pak po me pin gji kohen e fundit ma shum me pin naten se diten,diten po ka deshir ma shum me hanger ushqim me lug TUNG TE PERSHENDES SHUM NATEN E MIR
Rionita, nese ha ushqim me luge, shume shume mire ben:-)
Provo ti japesh uje, lengje frutash te shtrydhura vete ose komposto te bere vete, pasi lengjet shpelajne infeksionet nga organizmi.
Lengjet e frutave jepen te holluara me uje ne masen 1:1. Provoni me leng molle si fillim dhe me pas shtoni karoten.
Te shkuara:)
Prsh e dashur!!po e cova te pediatria me tha qe nqs vazhdon me te viella shume ka nevoj per nje ecografi per ta pare a eshte e nevojshme per operacion,tha dhe qe shqetesuse eshte kur femija ka te viella dhe nuk shton ne pesh,por vajza lindi 3770 gr dhe tani eshte 5400 gr.me kane then qe kane te bejn edhe ushqimet qe ha une nuk e di me se cfare duhet e nuk duhet te ha ju si mendoni??flm shume per prgj se me shqetesonte qe nuk zgjohet naten per 6 ore se gjate dites ushqehet nje here ne 2 ore… Te pershendes!
Fiori, femija nuk ka shtuar keq si per dy muaj, por mjeket e dine me mire. Mos e ka zene kjo viroza me bark e te vjella bebin?
Te lutem sh, jepi femijes tretesire trisoli (ka paketa pluhuri qe gjenden ne farmaci) derisa te kuptohet nese ka viroze apo dicka tjeter. Trisoli ben qe femija te mos dehidratohet e te perfundoje per serum. Te vjellat dhe diarreja bejne qe organizmi i femijes te humbase krejt kriperat.
Merre me qetesi dhe perpiqu ta kuptosh vete duke e vezhguar ecurine e ushqyerjes me te vjellat. Kur e ushqeni, mbajani koken me lart se niveli i stomakut.
Ju evitoni, ushqimet me yndyre, dhjamra, pijet me gaz, alkoolike, ushqime pikante e te konservuara.
Jam ne merak. Nese mundeni me njoftoni per ecurine e shendetit te foshnjes.
A keni blere ne farmaci nga ato tubat qe i thithin sekrecionet e hundes, bebeve? Nese jo, nxitoni se ju ndihmon goxha. Nje foshnje qe mezi merr fryme, mezi ushqehet.
Sherim te shpejte!
Si nena-nenes;)
Edi
Pershendetje
Lexova nje pjese te mjaftushme te pytjeve dhe pergjigjeve Tuaja, me vjen mire qe ne jetojme ne nje kohe qe mund te marim keshilla dhe sygjerime nga Ju.
Kam nje vajze 13 muajshe, ende e ushqej me gji plus ushqimin te cilin ja pregadis vete, Vajza nuk deshiron asnje lloj qumeshti kam provuar te gjithe llojet e qumeshtit nga bylmeti edhe nga farmacia, nuk eperdor as biberonin mashtrues e as ate me shishe per qumesht me biberon e pine vetem ujin dhe asgje tjeter,( as qaj e as lengje). Me ben shume naze ne ushqim sidomos ne shije preferon vetem tulin e bukes shume, dhe gjumin e ka plotesisht te qrregullt. Gjeja qe me shqeteson eshte nervoza eshte shume nervoze, mirpo gjerat i kap shume shpejt si 13 muajshe vajza kap qdo fjale qe i flase dhe e perserit menjeher pas meje, shpresoj qe te mos e kam tepruar me pytje,
Edhe nje shume faleminderit per mundesin e komunikimt dhe ndihmes tuaj.
Me shume respekt,
Zana
Pershendetje Zana:-)
Ato shqetesime qe shkruani ju per femijen tuaj, i has cdo nene, edhe une:-)
Per biberonat shume mire qe nuk i perdor, por kur vjen puna tek konsumimi i qumeshtit, duhet te perpiqemi ca se bashku, pasi ai eshte jetesor per zhvillimin e organizmit te femijes (kocka, dhembe).
Perse nuk provoni ti blini ne farmaci nje gote plastike me doreza per femije dhe qe tek pjesa ku femija pi, eshte me vrima. Merrni dy te tilla me ngjyra te ndryshme dhe me figura.
Lerjani ne dore qe te luaje e te mesohet me to. Ne njeren hidhini uje per te pire. Tek tjetra qumesht farmacie.
Provojeni disa here me qumeshtin, edhe nese e refuzon.
Ne te kundert tek uji filloni ti shtoni nga pak qumesht cdo here duke e shtuar sasine e qumeshtit qe te mesohet me te.
Tuli i bukes i ben mire, shtoni pak gjalpe mbi te:-)
Mos i flisni me ze te larte sepse kjo gje e acaron femijen. Flisni embel me te edhe kur eshte e acaruar, pasi keshtu jo vetem qe do te qetesohet, por do te mesoje te vetekontrollohet me pas.
Lexojini libra, luani me te, kendojini dhe perkedheleni ne floke, fytyre e duar, pasi keshtu ndien siguri dhe largon acarimin.
Femija juaj qenka nje mrekulli e vogel qe i pelqen te flase:-) Sa bukur! Folini per cdo gje, pasi duket qe foshnja e shijon.
Merreni shtruar cdo gje dhe me qetesi, pasi jeta eshte e gjate dhe femija ka kohe te lire plot, per te mesuar gjera te reja.
Ju lutem per nje gje, nese nuk i keni vendosur nje orar ditor femijes, ju lutem bejeni kete gje sa me pare;)
Ju falenderoj per vleresimim tuaj, mike e shtrenjte!
Si nena-nenes,
Edi Gogu
Faleminderit shume per keshillat, te gjitha do te perpiqem maximalisht ti realizoj ashtu si i keni sqaruar.
Pune te mbare.
Me shume respekt,
Zana
un jam fera kam shkruar edhe me heren ne profamilja por kam nje hall edashur sdij a do mundesh te me ndimosh djai im eshte 3 vjeq dhe kam problem paksa me te eshte agresiv nuk dij apo e kam lasstuar un apo qfar veq se kupton shum qka shum i talentuar dij numra nga 1 deri 10 ne 3 gjuhet dij alfabetin shqip po thuajse nje te gjijtha shkronjat po shum problem voglushi im ja sod tajapnje shembull ndoshta me mir kupton isha duke bler disa gjera per te pergaditur darken edhe qante dua akullore un kisha frik mos do ftohet kam edhe vajzen evogel 1 vjece e pak me grip mundohesha shpejt te ik un i drejtohesha shpirt do ftohesh aj qante bertiste edhe cdo her qe i them diqka qe duhet aj me drejtohet jojo un po flori ajo jojoj pastaj i them ok sdo te ble melodra sdo te qoj ne park po buheu djal imire kthehet me thot oki mamime fal por pas 2 min perserit sedij qkame shum te shkruaj po lexoj shum per sjelljet e femijve por sme bene ndim te pershendes shumm me fal pa pik epresje por shum enxen me vajzen me fal te lumtem
Fera e dashur, femijet tane duan shume gjera se jane femije dhe nuk dine te vetekontrollohen dhe ndergjegjia e tyre eshte ende e pazhvilluar, ndaj deri ne moshen 6-7 vjecare ne veprojme si ndergjegjia e tyre:-)
Llastimet vetem deme sjellin tek femija dhe nuk ka asgje te keqe ti thuash JO edhe nese ai qan apo bertet,
Ne rastin me akulloren, ju qe jeni nena e tij e dini se cfare eshte e mire apo e demshme per te. Keshtu veproni, nese femija juaj ka nevoje per dicka, ushqim, vitamina, loje dhe argetim mos ja kurseni, por nese ai ka nje teke kot, atehere mos ja plotesoni.
I flisni prere dhe qete: Jo zemer, ti nuk ke nevoje per akullore te ftohte dhe mami nuk do qe te semuresh. Ne shtepi do te te jap nje molle apo nje frut tjeter dhe do luajme nje loje. Bravo, ja nje djale i bindur!
Fera, vendosi kushte zgjedhjeje sipas deshires tende qe ai te zgjedhe ate qe do ti psh: do akulloree te semuresh ne krevat e te te dhembe gryka shume apo do nje leng e te te coj te lodrat te luash me makina? Nuk e di se cfare pelqen djali juaj, por ju ja dini sekretet,
Veproni me qetesi e zgjuarsi! Une keshtu veproj ende;)
Qofsh mire;)
Edi
pershendetje .djali im eshte 4 muajsh dhe do doja te dija a mund ti jap tani ushqim shtese sepse e shoh qe nuk ngopet e kam vetem me gji i kam blere qumesht aptamil sa ti jap nqs me sugjeroni ju ne peshe eshte 8 200 te falenderoj shume me respekt ela
E dashur Ela, cila eshte pesha e lindjes se bebit tuaj!
pershendetje une quhem dorina kam nje vajze 7 muajsh ka lindur 3800 dhe tani eshte 7500, ajo i ha te gjitha vaktet por nuk e di pse nuk shton shume ne peshe. cfare mendimi mund te me jepni
Dorina ju pershendes:-) A e keni vizituar vajzen tek pediatri? Cfare ju ka thene?
Me cfare e ushqeni? Kur? Ne cfare sasie? Po qumesht?
pesha e lindjes se djalit eshte 3350 . ela
Ela, femija juaj eshte nje topçe qe ka shtuar mbi norme e jo me te mendohet qe nuk ka shtuar mire. Brenda 4 muajve ka shtuar dyfishin e peshes se lindjes, peshe qe duhet ta arrije ne moshen 6 mujore.
Mos i jepni ushqim shtese kurresesi.
Gjithe te mirat;)
Edi
pershendetje kam djalin 4 muajsh pesha qe ka lindur eshte 3400 kam marre qumesht aptamil por nuk e kuptoj sa luge ti jap se atje eshte e shkruar per 5-6 vakte 7 luge dhe 180 ml uje sa ti jap une per nje vakt te falenderoj shume per pergjigjet qe jepni diana
Pershendetje Diana,
Deri ne moshen 6 mujore sasia e rekomanduar per cdo vakt eshte 120-180 ml, duke e cuar sasine e qumeshtit nga 700ml-1 liter ne dite.
Gjithe te mirat!
Edi
Pra Diana me konkretisht, ne ÇDO vakt perzieni 180 ml uje me max 7 luge pluhur aptamil.
Pershendetje un kam vajzen sot ka mbushur 4 muaj,mirepo me ka qajt shuum dit e nat pasiqe ka pasur shuum gerqe,po ndoshta edhe ka qen e uritur sespe un kam filluar me heret ta ushqej,ne mengjes i jap supe por ja ziej veten uje me fide dhe nuk i qes melmesa asaj i pelqen e han,pataj ne drek i ziej molle me paak karote apo banane,ndersa ne darke i jap oriz mirepo nuk e teproj edhe pse e han un veten disa luge te vogla ia jap sa ta ndihmoj pak pasiqe nuk i del qumeshti i gjirit,prej se kam fillu ta ushqej eshte stabilizuar shuum eshte me e urte dhe nuk e mundojne gerqet,mjekja nuk mek lejuR qe ti jap mirepo kjo han shum mire si t’ia nderpres ju lutem te me ndihmoni se me te vertet nuk di qfar te bej sepse ka 4 muaj un qe jam ne ankth me beben timey
Pershendetje Sebi:-) Edhe une mendoj se ja keni filluar pak heret ushqimin femijes tuaj. Ju thoni qe i pelqen, por stomaku i vogel nuk eshte ende gati per te tretur dhe perpunuar ushqim te forte. Meqe keni filluar, mos e nderprisni, por ndryshoni rregjimin, duke i shtuar sasine e qumeshtit gjiri apo farmacie dhe vetem ne dreke jepini pak miell orizi qe gjendet ne farmaci. Vazhdoni keshtu per dy deri tri jave e me pas mund ti jepni miell orizi me nje lloj tjeter drithi. Ky ushqim ben nje veshje te mire te mureve te stomakut dhe tretet mire nga femija.
Nderkohe jepi 6-7 here ne dite qumesht duke synuar sasine 700 ml-1 liter ne 24 ore.
Suksese:-)
Edi
pershendetje quhem linda po kom shum probleme me djalin tim ka lindur 3.200 kg po tash edhe 2 dit i mbush 3 muj i ka ba 5.800 kg po nuk e kom femijen ne gji se nuk kom pas gji kurr ne fillim e kom ushqy me hipp po shum e villke e ja kom ndrru tash ja jep Aptamil po pin shum pak spo di qka me ba e kom pas te pediatri ma bani me ja ndrru qumshin me ja jap NAN 1 po ja kom dhan 3 dit se pike hiq ja kom nis prap Aptamil po ky duhet me e pi per muaj qe ka bile 90-120 ml po se pin kurr vetem 60-70 ml e kom pas dje te ni pediater tjetet e ma bani qe shum i ka hunt e bllokuta edhe fytin ja ka qit do me e pi MOXILEN po prej djeshi ky spo e pret me pi qdo 3 or po po lyp me pi ka 30ml shum shpesh e taj po e vjell qka me i ba te lutem me ndihmo te pershendes shumm.
E dashur Linda, me vjen sh keq per situaten qe po kaloni:-(, por dua t’ju inkurajoj qe eshte kalimtare.
Djali juaj ka shtuar shume shume mire ne peshe, madje per peshen me te cilen ka lindur, hyn tek ara qe shtojne mbi normen.
Qe femija te ushqehet mire, duhet te kete hundet te lira URGJENTISHT!!!!!
Shtrijeni djalin mbi prehrin tuaj, hidhini dy apo tri pika uje fiziologjik dhe pas 5 minutash ngrijeni pak dhe thithjani sekrecionete hundeve me tubin e hundeve qe gjendet ne farmaci. Bejeni kete gje disa here ne dite. Beni avull ne shtepi duke zier uje, shtoni ne ujin qe vlon nje luge krem Vicks qe gjendet ne farmaci.
Vini nje kove me uje te vluar e Vicks prane krevatit te djalit se aroma e mentes ndihmon ne cbllokimin e hundeve.
Jepini te pije me shpesh keto dite, qe te sherohet e kur te behet mire, rikthehuni tek regjimi me orar;)))))
pershendetje deshta ne ta ba edhe nje pytje per djal po i shtin shum duart ne goj a munet me e filli qitash me i dal dhombet edhe 2 dit i bon 3 muaj a munet edhe per qata mos me pi shum tung te pershendes shumm
Pershendetje Linda,
Ta kesh me jete te gjate djalin;) Rreth moshes 3 mujore, femijet fillojne te shfaqin shenja si rrjedhje jargesh, ferkim te mishrave te dhembeve, futje te gishtave ne goje, pasi kjo eshte mosha kur fillon pergatitja per procesin e daljes se dhembeve.
Zakonisht dhembet e pare, dalin ne moshen 6 mujore, por ka raste kur dalin edhe 4 muajsh apo edhe shume me pas se 6 muajsh.
Dalja e dhembeve eshte nje pervoje unike per secilin femije ndaj here/here shoqerohet me temp, rrufe, diarrhe, kolle, te ftohte, grindje, te qara, mungese gjumi, ulje te oreksit.
Si nena-nenes:)
Edi
pershendetje jam martja une femiun tim e ushqej me dy qumshta se qumsht gjiri nuk kam mjaftushem per ta ushqy foshnjen time foshnja ime tani i ka 6 muaj e 10 dit une e ushqej pergdjo 3 or a esht ne rregull po me flejt diten flen pak edhe barki i dhem shum pika per ngerrqa i kam perdor por si ka ndimu edhe shum ato thirren antiflat,foshnjes time per te ngren i pelqejn vetem karotat a esht ne rregull per te pi foshnja ime gjdo 3 or ka 210 mililitra por nuk e pin krejt dhe mishi i dhamve shum pe munon po ja perdori ni kell po spi i nimon shum ok me trego se qfare te bej ok kalofsh mir te pershendes MARTJA NGA AUSTRIJA
Pershendetje Martja dhe mire se erdhe mes nesh:-)
Per femijet e moshes 6 mujore, nuk eshte e nevojshme qe te ushqehen cdo tre ore, ndaj mund te filloni ne menyre graduale qe ta coni intervalin midis ushqyerjeve ne 4 ore.
Karota i ben sh mire, por mire eshte qe femija te filloje prezantimin me ushqimet e forta, permes dritherave; tri jave me nje vakt miell orizi me qumesht.
Me pas vazhdohet me nje perzierje dy dritherash per dy jave te tjera, duke mbajtur miellin e orizit per mengjes, dy dritherat ne dreke, miell orizi serish ne darke.
Pas ketij intervali filloni ti shtoni vaktit te drekes nje nga nje perime te ziera e te bera pure; kungull dimri, karota, bizele, patate, lulelaker, brokoli, laker, spinaq, qepe, avokado etj.
Ne farmaci apo supermarkete do te gjeni dritherat ne forme pluhuri me sasite e keshilluara sipas moshes.
Ju lutem, gogesijeni foshnjen pas ushqyerjes me qumesht, pasi ajri i thithur i shkakton ngerce.
Ju uroj gjithe te mirat:)
Si nena-nenes,
Edi
pershendetje nga linda faliminderit shum per kshillen tuaj djalit tim kan filluar hundet me ju liru ja kom ba me pi qdo 3 or se ma nuk po pin aq shpesh po prap se prap nuk pi aq shum sa duhet per muj qe ka 3 muaj i ka ba pin vetem 60-70 ml qka me ba a me ja ndrru qumshtin a qka me ba spo di Aptamil ja pordori vetem po du me dit a i del boll kta qe e pin ama nuk ja kana e per qata se pin se jom ba shum marak se fmia i par e spo di qka me ba kanjeher pak ma shum me pi e vjell djali im ka lind 3.200 e qitash 3 muj i ka ba me daten 30 i ka ba 6.100 te pershndes shumm .
Linda e dashur, gezohem shume per cka me shkruan mbi rregullimin e orarit te ushqyerjes.
Me peshen femija eshte shume mire, madje ka thyer rekord, pasi ne moshen 6 mujore duhet ta dyfishoje peshen e lindjes dhe femija juaj e ka dyfishuar qe tani.
Kujdes edhe me pas me rregjimin e ushqyerjes qe te mos krijoje tipare mbipeshe.
Mire do te ishte qe femija te pinte me shume ml qumesht ne vakt, por nuk duhet harruar qe femijet nuk jane lodra me kurdisje:-) Vete femija tregon per nevojat e tij per tu ushqyer. Mbase i mjafton 60 ml ne vakt, pasi ju thoni qe e nxjerr nese pi me shume.
Fakt i rendesishem qe nuk duhet harruar eshte qe femija ka super shtuar ne peshe, pra nuk behet fjale qe ka mbetur i pangopur.
Gjithesesi nese deshironi, provoni t’ja nderroni llojin e qumeshtit dhe vereni nese do te konsumoje me shume ml qumesht ne vakt apo jo.
Shpresoj t’ju kem ardhur sadopak ne ndihme;)
Ah, nje merak timin. Une me keshillen e mjekut specialist i kam hedhur dhe i hedh cdo mbremje para gjumit dy pika uje fiziologjik ne hunde bebushit tim. Kjo ben qe mukozat te mbeten te lageshta dhe pervecse pastron e liron hundet, nuk krijon kushte favorizuese per shumimin e bakterieve, etj.
Qofshi mire;)
Dashamiresisht,
Edi
O te falenderoj shumm per ndihem qe ma bon mue dhe ma hjek merakun qe kam per djalin tim .Pra qfar qumshti me proferon nese na ndrroj djalit tim dhe mos mi dhan ma Aptamil me ja provu ndonje tjeter nuk e di a o i mir Humana apo ndonje tjeter .
Linda, pediatria ime thote qe Aptamil dhe Humana jane me te miret:-)
pershendetje jam martja faleminderit per keshilla te bukura qe po na jep, por deshta dhe nje pytje ta bej sa her duhet per ti dhen te pi dhe me ngren foshnjes time ne qfar orari ok kalojani mir flm shummmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm per keshilla qao
Martja, 120-180 ml qumesht 5 here ne dite. Ushqim 1 vakt dreke per 2 javet e para e pas dy javesh shtoni edhe mengjesin. Nese femija e konsumon mire, shtojini edhe darken;-)
pershendetje Jam nje nene e re dhe kam nevoj per disa keshilla per femijen tim . eshte 4 muajshe ajo nuk ka nje regjim te mir gjumi edhe nuk me han asgje per vec qumshit te gjirit i pervoje ti jap kamomil nuk e pin dua ti jap edhe pak qumesh farmaci prap nuk e pin se nuk gopet mir me qumshin e gjirit edhe eshte ber goja e bardh me duket se ka myke edhe nuk me del mir jashte ju faliminderit po pres pergjigjen tuaj me respekt elvira .
Pershendetje Elvira:)
Cfare peshe lindjeje ka vogelushja juaj? Po pesha aktuale cila eshte?
Pres pergjigjen tuaj,
Edi
Elvira persa i perket mykut te gojes, zakonisht trajtohet me Nystatin apo Daktarin xhel per femije, por une do t’ju keshilloja qe femijen ta coni me pare qe ta shohe nje pediater;)
pershendetje jam nje nene e re dhe kam nevoj per disa keshilla per femijen tim eshte 3 muaj e 2 jv 2 muaj e kam pas ne gji mirpo gjini me hupi e tash e ushqej me hipp deri tash e pinte hippin mirpo tash qe 4 dit nuk pin fare qumesht pin vetem qaj dhe uj kur te mer gjumi ateher i jepi qumeshtin e pin a kur eshte i zgjuar nuk pin qumeshte kur du mi ja jep kan e tash veq kur po flen pi ja jepi e pres pergjigjen tuaj e nderuar
Flutra e dashur, mos eshte pak paqejf femija? Mos ka marre ndonje virus? Hundet i ka te lira apo te bllokuara? Mos ndoshta nuk i pelqen shija e qumeshtit? Keni provuar t’ja ndryshoni?
pershendetje nga linda te kom ba pytje edhe sa her tjera po deshte me te pyt edhe nje her djalin tim e ushqej me pluhur aptamil po shum pak po pin do dit pike ma shum e qitash e ka rrallu krejt po munohna me ha dhan me zor po kot spo e pin e i mbush sod 4 muaj e kom provu edhe me humama po prap spo e pin spo di qfar ti boj a me ja ndrru prap apa me ja vazhdu aptamil kurr nuk pin me shum se 30-60 ml e kom pas te pediatri ka than qe mir osht te lutem me ndihmo te pershendess shumm
Pershendetje Linda,
Me vjen keq per shqetesimin qe po kaloni, por mesa duket ky qenka nje fenomen disi i perhapur, pasi edhe dje disa nena po ankoheshin per kete gje.
Une vete nuk e kam pasur nje perjetese te tille, por mjeket pediater keshillojne te provohet nje tjeter lloj qumeshti.
Ju uroj mbaresi dhe shendet;)
Edi
Albulena.E kam vajzen 13 muajshe dhe esht hiper aktive por nuk esht duke u ushqyer siq duhet sepse tere kohen deshiron te luaj madje edhe kur esht shum e uritur nuk epranon ushqimin ,por uje pi shum.faleminderit
Pershendetje Albulena,
Megjithese vajza pi shume, ajo duhet te konsumoje tri vaktet kryesore dhe dy ndermjetese me te vogla, qe mund te jene nje frut, pak kos natural, ca biskota, fruta te pjekura etj.
Ushqejeni ne te njejtin ambient ku ushqehet e gjithe familja. Konsumoni vaktet se bashku si familje qe vajza te shikoje edhe pjesen tjeter te familjes duke u ushqyer.
Mos i jepni lodra ne tryezen e vet te ushqimit. Shpjegojini me fjale qe tani eshte koha per te ngrene e me pas kur te mbaroje ushqimin mund te luaje.
Mos mendoni se nuk ju kupton:-)
Edhe nese nuk pranon te ushqehet heren e pare, provoni me durim, vendosjen e rutines: zgjim- ushqim-loje-vakt i vogel-gjume-zgjim-dreke-loje- gjume-zgjim-vakt i vogel- loje- darke- lexim-gjume.
Ju uroj sukses,
Edi
pershendetje jam nje nene e re kam nje vajze 5muajsh dhe nje jave e ushqej me qumesht nan dhe eshte 7.200kg ajo ka lindur 3.500 a eshte normale pesha e saj faleminderit
E dashur Nida,
Jeni super ne rregull:-) Bravooooo!
Me sh vleresim,
Edi
pershendetje! kam nje djal 6 muajsh,qe kur ka lindur i dalin shume jarg…si mund te ja ndaloj jarget femijes?
E dashur Orgena,
Jarget ne kete moshe jane normale dhe te paevitueshme, pasi jane te lidhura me procesin e daljes se dhembeve.
Qofshi mire;/)
Edi
Jam Ilda ,,Djalin e kam 18 muajsh eshte shum qapken dhe shum nevrik aq sa i bie sa here me koke murit ,,Mundohem te sillem mire me te po eshte e pamundur sepse per pak i prishet qejfi..Edhe per te ngrene nuk ha gati fare ,veq lengje pi ne sasi te medha….tani mi dhembin dhe vesht.Ju lutem cfare me rekomandoni per ta ushqyer ngaqe te thash se nuk han fare,faleminderit per ndihmen qe po ju jep nenave te reja si une ..
Pershendetje Ilda,
Femija juaj eshte gati afer ne moshe me djalin tim te vogel. Une cuditem se ku e gjejne gjithe ate energji, keta “eksplozivet” e vegjel.
Po te rrefej cfare bejme ne se mbase te ndihmon:
Nuk ja plotesojme tekat!
Kur qan e bertet, e marrim menjane dhe duke e pare ne sy i flasim qe ajo sjellje eshte e keqe!
Perseritim te njejten gje 100 here pa u lodhur dhe pa e ngritur zerin!
Dita e tij eshte e programuar, ushqimi me orar, gjumi me orar, loja me orar, shetitjet me orar!
E lodhim me lojra fizike!
Kur nuk do te haje, e ulim edhe nese qan (sepse do te luaje) butesisht ne karrigen e tij dhe e ushqejme me te njejtin ushqim qe konsumone gjithe familja.
Provoni ti thekni buke dhe lyejani me gjalpe, pasi femijet e pelqejne sh buken e thekur.
Kur konsumoni vaktet tuaja, folini per ushqimin qe eshte i mire, beni hmm sa e mire, pasi femijet kane besim tek fjalet tona.
Nese nuk do te haje, thuajini qe do te luaje prape pas ushqimit dhe josheni me lodren e tij te preferuar qe mund ra preke kur ta kete mbaruar ushqimin.
Kaq per sot, uroj te funksionojne!
Dashamiresisht,
Edi
MIRDITA ME PELQEU SHUME KJO GJE DHE DO TA ZBATOJ GJITHMONE
Ju falemnderit dhe qofshi mire:-)
Edi
Zonje e nderuar im bir ka linde 4 kg me gjatesi 54 cm, ai i ben 1 vjet me 3 shkurt dhe peshon 9 kg e 500 me gjatesi 80 cm me duket se eshte nen peshe. E kam vizitu cdo muaj tek pediatri dhe non stop e kam mbajte me vitamina shtese( sirup). Ai qumeshtin asnjehere se ka dashur e ka pi vetem ne gjume e tash eshte rrite e me fle dy here dhe me pi nga 150 ml qumesht sa here fle i bjen 300 ml ne 24 ore. Kam provu qe ti jap kur rri zgjuar po nuk e pi luan me biberon. Ha 4 here ne dite, mengjes drithera me qumesht 150 ml, dreke perime me mish 150 ml, ne 18 peme 150 ml, te nesermen puding 125 gr, ndonjehere kos te pemeve 125 gr si dhe per darke supe me pak buke ose drithera me qumesht ose molle, dardhe, banane me nje luge oriz per bebe dhe 100 gr kos i perziej 150 ml. Kam provu me qumesht komercial nuk ma pi fare. Cfare mendoni per peshen? pas mujait te 12 duhet trefishuar ajo po im bir eshte shume larg nga ajo. Jam shume e merzitur sepse tere diten rri me luge ne dore si dhe me biberon kjo gjendje ka ndiku edhe ne gjendjen time shpirterore nuk ndjehem mire jam shume nervoze kur ja shikoj trupin e dobet, Keshtu eshte i fort fizikisht i kane dale 6 dhembe 2 poshte dhe 4 larte. Eshte shume i levizshem nuk ndalet vetem kur fle nuk leviz.
Mami Albina, ju jeni nje nder rastet tipike te nenave te kujdesshme e te perkushtuara ndaj femijeve!!!!!!!!! Per kete gje duhet te jeni e lumtur dhe krenare, pasi zemrushi juaj ka nje mami te fokusuar ndaj tij.
Fakti qe femija nuk e ka trefishuar peshen e lindjes, nuk eshte i kenaqshem, por as qe do te thote qe kjo situate eshte e vetmja ne llojin e vet dhe padyshim qe mund te ndryshoje per mire.
Disa femijeve, me daljen e dhembeve ju humbet oreksi dhe bien ne peshe. Ju lutem sigurohuni qe femija te konsumoje tri vaktet kryesore dhe dy apo tri me te vogla pasvakteve kryesore. Qumeshtin mund ta beni pjese te gatimeve te ketyre vakteve, psh puding me fruta apo sultiash me pure frutash.
Ka shume femije qe megjithese nuk e trefishojne peshen e tyre te lindjes, behen femije te forte e te shendetshem gjate viteve te femijerise.
Eshte shume e rendesishme qe gjendja e pergjithshme te jete e mire, te fleje, te luaje, te ushqehet, te jete i lumtur, te jete aktiv, te vazhdoje dalja e dhembeve, pergatitjet per te ecur, etj.
Cdo femije eshte unik dhe ka ritmin e vet te rritjes e te zhvillimit. Ju vazhdoni pa u dekurajuar punen tuaj prej mami shembullore dhe shijojeni memesine:-)
Pergezime e pershendetje si nena-nenes:)
Edi
pershendetje! ju falenderoj perzemersisht per pergjigjet e komentet qe i keni dhene me durim seciles nga zonjat .
une quhem Bona e jam nene e dy djemeve, kam dy pyetje per djalin e vogel i cili eshte 4 muaj e dy jave, a eshte normale qe ai te dale jashte 3 ose 4 here ne dite,theksoj qe ushqehet vetem me qumesht gjiri si dhe a ka mundesi qe ti dalin fillimisht dhembet e qenit pasi i shoh mishrat me te fryre e te zbardhur ne ato pozicione. faleminderit
Ju pershendes Bona dhe ju falenderoj per fjalet komplimentuese:-)
Ti keni me jete te gjate zemrushat tuaj!
Te dalit jashte 3-4 here ne dite eshte mese normale per moshen e tij dhe mesa di une megjithese mishrat e dhembeve zbardhellojne ne vende te ndryshme, dhembet e pare jane cifti 1&2 te vendosur ne qender te gojes.
Ju uroj shendet dhe me shendet procesin e gjateeeee te daljes se dhembeve:-)
Si nena-nenes,
Edi
E dashur, kam nje djal afer 3 vjeq, eshte energjik, nuk flet shume , mendoj qe ndoshta njekohesisht i ndegjon 4 gjuhe !!! ose eshte normal per moshen e tij ?
njekohesisht edhe tjetra qe pin shume deri ne 3 litra lengje ne dite, nuk han mjaftushem, kam filluar tja jap qumshtin me me shume uj, lengjet me uj, ose vetem uj, po prap nuk ka oreks… !!! ndoshta pse pi me biberon? por se di ose tja heq krejt biberonin me ndonje menyr, se per ndryshe me got ose me shishet qe jan per moshen e tij , nuk i don…
faleminderit Lola
Pershendetje Lola,
Sot gjeta kete mesazh tuajin dhe ju kerkoj ndjese per vonesen!!!!
Ne rastin e djalit tuaj, une do te beja;
1- do ti blija nje gote me nje figure filmi apo libri qe ai pelqen
2- do ta pergatisja duke i thene qe tani eshte bere, djale i madh dhe mund te pije si i rritur me goten e re
3- sa here qe deshiron te pije, do ti jepja ne formen e lojes, dicka per te ngrene, si fruta stine, fruta te thata, fiq, rrush te thate, kajsi te thata
4- nuk do te leshoja pe ne konsumimin e 3 vakteve kryesore
Lengjet i bejne mire, vetem te jene te pergatitur vete.
Suksese;)
Me dashuri,
Edi
Pershendetje!Jam Sonila dhe kam nje djal 8 muaj e gjysem,deri tani ka qene mire me shendet,por problemi im me djalin eshte se nuk ka oreks ha shum pak e kam ushqyer deri ne muajin e tete me qumesht qjiri dhe plotesues aptamil se nuk e ka pasur shum qef gjirindhe nga muaji i gjashte kam filluar supe me perime,pure me fruta ,miell orizi ,peta dhe makarona per femije,drithra kryesisht keto por dhe te tjera por nuk ka oreks.Akoma nuk i kane dale dhembet,ka lindur ne peshe 2700gr dhe tani eshte 7800gr. Eshte dhe si tip shum i levizur .ju lutem si me keshilloni te veproj me djalin qe ai te filloje te haje,dhe a eshte normale pesha e tij?
Ju uroj gjithe te mirat!
Me respekt Sonila!
Pershendetje mami Sonila,
Megjithese femija juaj nuk ka shume oreks dhe eshte aktiv, pesha e tij trupore eshte shume mire. Ne muajin e gjashte, femija duhet ta dyfishoje peshen e lindjes dhe ne moshen 12 muajshe duhet ta 3fishoje peshen e lindjes;)
Ju i jepni femijes tuaj ushqimet e duhura, vetem sigurohuni qe te haje tri vaktet kryesore dhe dy deri tre vakte te vogla ndermjetese.
Vaktet kryesore te jene kater ore apo kater ore e gjysme larg qe organizmi te kete kohe te trese. Vaktet ndermjetese mund te jene fruta apo copeza perimesh te fresketa.
Periudha e daljes se dhembeve shoqerohet shpesh here me humbje apo ulje oreksi.
Lereni te luaje, zvarritet apo te levize qe te lodhet e te harxhoje energji.
Ju uroj sukses:-)
Si nena-nenes,
Edi😊
Pershendetje e dashur .Tashme djali im 8 muajsh dhe doja te me keshillonit se cfare ti jap ne vaktin e darkes . Pediatria me ka thene ti jap qumesht farmacie por djali nuk e pelqen me dhe nuk e pi te gjithe dhe keshtu qe zgjohet disa here naten . Sa per vaktin e drekes qe kemi biseduar dhe me pare tani avash avash kam filluar tia shtoj te gjitha perimet dhe po i ha
.
Te falenderoj per keshillat tuaja.
Pershendetje,
Une jam nene e dy femijeve. Djalit 3 vjet e 5 muaj dhe vajzes 3 muaj e 10 dite. Djali eshte rritur po thuaj me veshtiresi minimale. Ka pire gji deri ne 18 muaj. Mirepo me vajzen kam probleme qe nje muaj. Ka lindur me operacion dhe ne momentin e lindjes kishte 3.300 gr. Pas 3 jave shtoi 1kg 100 gr. por si hyri ne muajin e dyte filloi te mos pi si duhet. Naten flen 8-9 ore pa pire nese une nuk e marr ne dore per ti dhene gji. Diten duhet te pres kur te flej qe ta ushqej me gji. Refuzon ta marr gjiun. Kam provuar ti jap shishe me qumesht farmacie , por refuzon. Tani peshon vetem 5.800 gr. Pasi qe nuk pi mire edhe flen sepse ndihet e lodhun. Kam konsultuar mjekun pediater, keshilltaret per dhenje te gjiirit. Kam bere analizat e gjakut, ultraze te barkut dhe te gjitha analizat po dalin mire. Ne fillim ekzistonte dyshimi se mund te jete nga infeksionet ne gojen e bebes dhe gjiun tim, por pas 3 jave te perdorimit te mastit perseri gjendja e njejte. Kam lexuar shumecka edhe ne gjuhet tjera, por nuk po mundem ta gjej se ku eshte probleme qe vajza ime refuzon te pi. Kam shpresuar se do te kem nje femij ashtu si femine e pare. Me kenaqesi e kam ushqyer me gji. Ka ndonje keshille nga ana juaj , cka mund te jete? JU faleminderit parakisht
Pershendetje Hana,
Eh sa pyetje na ngrihen ne nenave ne rrugetimin e rritjes se femijeve tane;) Me e bukura eshte qe asnjeri nga femijet nuk eshte njesoj me tjetrin. Epo c’kuptim do te kishte, individualiteti pastaj?
Pyetjes qe ju ngrini, une nuk di ti pergjigjem dhe nuk ka asnje cudi qe te mos ja gjeni pergjigjen ndonjehere. Mundet qe vajza thjesht nuk e deshiron gjirin. A jeni e qete kur e ushqeni? Mbase i pelqen qetesi si naten qe te ushqehet. Krijojini nje ambient te rehatshem me perde te ulura, gjysem erresire, muzike relaksuese klasike qe degjohet pak ne sfond.
Ju lutem, mos nxitoni kur ta ushqeni, perkedheleni, kendojini, prekeni lehtazi me faqen tuaj.
Perdorni nje pozicion te rehatshem per te dyja, mbase shtrire anash ne shtratin tuaj. Ndersa e ushqeni, masazhojani fytyren dhe koken, kjo e ndihmon te qetesohet.
Me peshen e keni mbi kufirin maksimal.
Ju mbase i beni nderkohe ato qe ju shkrova me siper, por une ju dhashe keshilla te cilat ndihmojne dhe ne rastin tuaj nuk kam shume te dhena.
Ju uroj suksese, mike e dashur!
Me dashuri,
Edi
Pershendetje!Jam Blerina dhe kam nje vajze 5 muajshe.Ka lindur 3.1 kg dhe tani eshte 6.57 kg.Deri tani e kam ushqyer me biberon me qumesht gjiri pasi e kam thithur me pompe dhe me qumesht farmacie.Nuk e kam ushqyer me orar por sa here ka dashur diten dhe naten.ka pothuaj 2 jave qe e pin qumeshtin vetem kur eshte ne gjume,dhe une i fillova drithera dhe pure me banane gjate dites.Ne fillim i pelqyen tani nuk i do me.pati ca probleme me mishrat e dhembeve dhe e vizitova tek pediatri,ai me dha xhel per dhembet,shurup per T(ibrufen)dhe alkol borik per veshet.T i kaloi dhe mishrat ju qetesuan,por tani nuk ka oreks fare,dhe qumesht po pi shume pak ne gjume(rri 10 ore pa pire dhe pa ngrene asgje vetem uje)me perpara nuk rrinte dot 2 ore pa pire.nuk di cfare te bej,ju lutem me jepni nje keshille se jam nene per here te pare.
E dashur Blerina,
Urime per femijen tuaj te pare:-) Mos u shqetesoni, sepse sikurse edhe shume bashkemoshatare te vet, femija juaj eshte prekur se pari nga viroza stinore dhe se dyti nga procesi i gjate e i veshtire i daljes se dhembeve.
Tek shume femije, ky proces shoqerohet me humbje oreksi. Cfare duhet bere ne kesi rastesh?
1- durim
2- kembengulje per ta ushqyer disa here ne dite, qofte edhe ne sasi te vogla
3- 10 ore pa ushqim eshte shume
4- mos harroni qe femija ndryshon duke u rritur
5- foshnja ka nevoje te ushqehet me orar, pasi kesisoj organizmi do te marre kohen e nevojshme per te tretur
6- a do te deshironit nje femije te rritur qe ushqehet kur i teket? Besoj qe jo.
7- cdo 3-31/2 ore ofrojini per te pire qumesht
7- ne dreke pergatitini supe me perime dhe drithera (keni nje shkrim mbi ushqimin e femijeve tek kategoria e femijerise)
Ju uroj memesi te bekuar:-)
Me dashuri,
Edi
Jam nida kam djalin 4 muajsh e 2 jav e ushqej me qumesht aptamil dhe me gji pin vetem naten,por un e ushqej edhe me ushqime shtes karrota patate mol dardh shangarep edhe ushqime te hipp per 4 muajsh a mos eshte e teper per femiun tim ushqimi shtes. Ka lindur 2900 dhe tani eshte 6kg. Ju lutem me trrefoni mos eshte ushqimi shtes i tepert per femiun tim
Pershendetje Nida,
Per mendimin tim, ushqimi shtese me duket i tepert. Ne moshen 6 mujore, femija duhet te peshoje sa dyfishi i peshes se lindjes.
Meqe ja keni filluar ushqimin shtese dhe se shpejti afron mosha 6 mujore (une vete femijeve te mi, ua kam filluar ushqimin pas moshes 6 muajsh), mos ja nderprisni, por ulini sasine.
Une jam kunder dhenies se frutave pike se pari, pasi femijet priren nga e embla dhe nuk pranojne me pas perimet.
Tek nje shkrim mbi ushqyerjen e femijeve, keni disa ide qe mbase ju hyjne ne pune.
Jeni mama e kujdesshme dhe ju uroj shendet e cdo bekim;-)
Me dashuri,
Edi
pershendetje nga une ardiana une kam ni problem me djalin tim qe 4dit ika mbush ni vjet dhe mjekja me tha mi dhan qumsht shtes e gjirin me ja jap vetem naten por ky qumshtin shtes nuk po e pin hiq sdi se si ti ja jap me duhet ndihma jote ekom lan gati gjith diten pa hanger po prap se prap shum pak e piti tasht si i mbushi ni vjet shum pak po han ka lindur 3300 tashti ka 8800 a esht ne rregull peshen qe e ka me duhet mendimi yte tung
Pershendetje Ardiana,
Me jete te gjate sa malet, djali!!! Persa i perket peshes, djali eshte me pak se nje kg nen peshe, por kjo nuk eshte as dicka anormale, as e pandreqshme.
Meqe djali nuk e pelqen qumeshtin shtese, ju lutem shtrydhni prej qumeshtit tuaj dhe perziejeni me paaaak qumesht farmacie qe femija mos ta kuptoje ndryshimin. Vazhdoni keshtu per disa dite duke ja rritur gradualisht sasine e qumeshtit shtese.
Nga ana tjeter, ushqejeni mire ne vaktet kryesore, me supe perimesh, me supe peshku, pule dhe gjelle te cilat jane ne perime stinore.
Ju lutem me shkruani, per cdo gje.
Ju uroj sukses;-)
Me dashuri,
Edi
Mirembrema Edi,pershendetje dua te te pyes dicka se ne sa ore duhet ushqyer nje femije 8 muajsh dhe qka e qka duhet dhene..ju lutem te me ndihmoni
(( kam nevoj per keshillen tuaj edhe kete her pasiqe cdo her me keni ndihmuar me keshillat e juaja te arta…po ju pres Edi e dashur….